Alfred Papuçiu
| Saturday, 07.04.2009, 10:45 AM |  

Alfred Papuçiu
Alfred Papuçiu
Alfred Papuçiu ka lindur në Tiranë, më 26 qershor 1947. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, për gjuhë, letërsi shqipe dhe françeze, duke marrë në të njëjtën kohë një formim si përkthyes. Ka dhënë mësim frëngjishten në Fakultetin e Inxhinjerisë së Universitetit të Tiranës. Ka punuar si gazetar në Radion e Jashtme dhe si shef redaksie. Më vonë ka punuar në diplomaci.
Ka ndjekur Universitetin e Gjenevës ku ka mbrojtur “ Diplomën e Studimeve të Larta Evropiane ”. Ka dhënë provimin e formimit për funksionarët ndërkombëtarë në gjuhën frënge, organizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe ka marrë çertifikatën e aftësisë në gjuhën angleze.
Ndër të tjera ka punuar në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën, në UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin), në Departamentin e Edukimit Punëtor dhe Departamentin e Botimeve të Byrosë Ndërkombëtare të Punës (BIT), në OMS (Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë), në një shoqëri multinacionale, përkthyes mediator kulturor, si dhe konsulent për botimet në gjuhën shqipe apo frënge të organizatave ndërkombëtare. Është anëtar i Komitetit të Shoqatës së Përkthyesve të Gjenevës -  Mediatorë Kulturorë dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është anëtar i Bordit të Medias së lirë shqiptare.
Alfred Papuçiu ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare në kuadrin e Kombeve të Bashkuara, të Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën, të UNCTAD-it, BIT, OMS,  UNIDIR, të PNUD-i etj, në Gjenevë, Bazel, Nju Jork ( në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ),  Vjenë, Paris, Bruksel, Rhodes, Bazel, Nairobi, Kajro,  Tiranë, Limasol, Singapur, Dubai etj. Ka qënë anëtar i grupit të botimit në gjuhën shqipe të “ Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ”. Ka botuar një libër me temë nga politika ndërkombëtare, si dhe ka shkruar në botimet e Kombeve të Bashkuara. Ka botuar disa libra dy gjuhësh me skica, tregime dhe meditime. Në shtypin shqiptar dhe atë zviceran, midis të tjerash tek “ Tribune de Genève ”, “ La Suisse ”, “ Journal de Genève ” , « Le Courrier » është paraqitur me artikuj, tregime, skica, kujtime dhe përkthime të autorëve zviceranë. Alfred Papuçiu ka botuar  disa libra me tregime.
Është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF) dhe konsulent i Fondacionit Zviceran “RFEM”..
Ka botuar pesë libra të BIT (Byrosë Ndërkombëtare të Punës), si dhe një numër botimesh që kanë shërbyer për seminaret e organizuara në vendet e Evropës Lindore dhe veçanërisht në Shqipëri . Ka realizuar studimin prej mbi 100 faqesh “ Shqipëria dhe Evropa – perspektiva të integrimit ” ( botim në frëngjisht në Universitetin e Gjenevës),  “ Problemet e vendeve të Evropës Juglindore ”, Aktet e Konferencës së UNIDIR-it, Rhodes, Greqi (botuar tek UNIDIR- Kombet e Bashkuara); studimin për Maqedoninë (Kombet e Bashkuara); studimin “ Mundësitë e bashkëpunimit të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare ”, si dhe ka ndjekur një numër projektesh bashkëpunimi të Shqipërisë me PNUD-in dhe vendet e Ballkanit etj.
Alfred Papuçiu ka përkthyer  botimin “ Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet njerëzore ”, botuar në Zvicër nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Qendra e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Civile, librin e prof. Jean-Philippe Assal dhe Anne Lacroix me titull: “. Aftësimi për vetëmjekim i pacientëve me sëmundje kronike” dhe librin e prof. Alain Golay: “Të njohim diabetin tonë”. Është duke përgatitur në shqip librin e profesor Alain Golay, botuar nga shtëpia botuese franceze “Payot” : “Të dobësohemi sipas personalitetit tonë”. Ka në dorë një botim në gjuhën shqipe dhe frënge, me tregime dhe meditime.
Kohë pas kohe është paraqitur në shtypin shqiptar dhe atë zviceran me përkthime të autorëve zviceranë. Ka botuar në shqip “ Karuzeli i ëndrrave ”,  i autores së dëgjuar zvicerane Marie- Luce Dayer. Ka realizuar me sukses botime dy gjuhëshe, si librin dygjuhësh frëngjisht shqip të profesoreshës zvicerane Francine Koch “ Fëmija shqiptar me sy të zinj ” (Botimet TOENA), si dhe « Përrallat e Zvicrës » të prof. Bedri Dedja (Botimet TOENA) .  Është duke përgatitur një libër dy gjuhësh me tregime, skica dhe kujtime nga jeta në Zvicër, një vëllim me tregime për fëmijë, dygjuhësh frëngjisht shqip,  një botim dygjuhësh me autoren zvicerane Marie-Luce Dayer.
Ka botuar ndër të tjera dhe librat dy gjuhësh shqip dhe frëngjisht: « Meditim për shqiptarët, Evropën dhe Kombet e Bashkuara »(Toena), « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » (Toena), ”Me zemër të pastër” (Alor).
Për veprimtarinë gazetareske, si shkrimtar dhe në diplomaci, ka marrë disa çmime, ndër të tjera edhe ”Urdhërin Naim Frashëri” dhe me medalje pune. Në vitin 2008 është nderuar me çmimin e parë në Konkursin Mbarëkombëtar të organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës.

Botimet e Alfred Papuçiut

°« Meditim për shqiptarët, Evropën dhe Kombet e Bashkuara »(Toena), dy gjuhësh shqip – frëngjisht.
    
°« Nxënësja e etur e gjuhës romanshë » (Toena) dy gjuhësh shqip – frëngjisht.

°”Me zemër të pastër” (Alor), dy gjuhësh shqip-frëngjisht.

°« Problemet e vendeve të Evropës Jugore »- UNIDIR, Aktet e Konferencës së Rodosit (1991) -frëngjisht

°« Shqipëria dhe Evropa – perspektiva të integrimit » (Université de Genève, 1993) frëngjisht

° Pesë botime në shqip të Byrosë Ndërkombëtare të Punës, Gjenevë.

Përkthime, midis të tjerash :

°    Marie – Luce Dayer : «Karruzeli i ëndrrave » (shqip)
    
°    Francine Koch : « Fëmija shqiptar me sy të zinj »(Toena)  (frëngjisht-shqip)

°    UNEP : « Konflikti i Kosovës- pasojat për mjedisin dhe vendbanimet njerëzore » (shqip). Botim i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Gjenevë

°    Prof. Jean-Philippe Assal dhe Anne Lacroix: “Aftësimi për vetëmjekim i pacientëve me sëmundje kronike”

°    Prof. Alain Golay : « Të njohim diabetin tonë”

Libra për fëmijë :

°    « Genti dhe gardalinat »

°    « Tregim për Arbanin dhe Dalinën »

Artikuj, meditime, tregime, skica, përkthime :

« Tribune de Genève », « La Suisse », « Journal de Genève », « Le Courrier » ;  si dhe në shtypin shqiptar
në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •