Çadra e Frankut
| Saturday, 07.04.2009, 10:18 AM |  

Kisha simpati të veçantë për atë njeri dhe gjithmonë e kujtoj me respekt. Qysh me shikimin e parë, në fjalën e parë që shkëmbyem, midis nesh u krijua nje lidhje kuptimplote. Ne kishim të njëjtin vështrim të gjërave. Franku ishte nje britanik i vërtetë, nga ata që lexojmë nëpër libra. Vinte në punë në këmbë, duke ecur nëpër rrugët e bukura të Gjenevës dhe buzë liqenit Leman. I qetë, me buzëqeshjen e tij karakteristike, antipod i bashkëatdhetares së tij, që nuk dua t'ia përmend emrin. Ajo e kishte pikë të dobët L.D. dhe njëherë në bisedë e sipër unë pa dashur thashë: "Gazetat për ditë shkruajnë për të, sikur çfarë ka bërë". Nisi sheri sikur unë t'i kisha sharë ndonjë të afërm, por e kalova me një "të falur" të lehtë. Vendosa duke thënë me vete:" Më mirë qepe shtatë herë para se të shprehësh se çfarë mendon, sidomos para njerëzve të ligj".                                    
    Nejse. Le të kthehemi tek Franku, sepse nuk dua ta përmend më atë grua. Ai nuk e prishte kurrë gjakun dhe e kishte zakon të pinte dy herë kafe në ditë. "S'kanë çtë më thonë, përsëriste ai. Jam në prag të pensionit". Atij i pëlqente qetësia, por ishte shumë njerëzor. Ai ishte zakonisht paqësor, vetëm se kur e "gërricnin", reagonte.            
S'e prishte gjakun, por shprehte njëfarë përçmimi edhe kur "shefi i vogël" që gërricej nganjëherë dhe e shante, pa arsye, lidhur me punën e tij. Megjithëse ai ishte një specialist në zanat dhe kishte dhjetra vite që e zbatonte. Dhe Franku, kur "shefi i vogël" largohej thoshte:" Natyrisht, jo të gjithë mund të jemi në nje mendje. Por duhet bërë përpjekje për pajtim, kjo është rruga më e urtë. Ai do ta kuptojë se e ka gabim. Ai nuk bën jetë njeriu. Eshtë si një robot. Ai nuk e kupton se çfarë ndodh me të, nuk e kupton se ç'bën".                    Dhe me të vërtetë, pas një çasti, "shefi i vogël" vinte dhe fliste me të sikur të mos kishte ndodhur gjë më parë. Pastaj Franku më thoshte:" Ah, more mik, jeta nuk është e lehtë. Unë së shpejti do iki. Por ti, ki kujdes, mos u trego shumë i sjellshëm, sepse dikush mund të abuzojë me të".                                            Një ditë ra shi e unë do të kthehesha në shtëpi, por nuk kisha marrë çadër.  Duhej t'i hypja autobuzit, por duhej të bëja një copë rrugë deri në shtëpi. Franku, si gjithmonë i respektonte miqtë, dhe më tha:"Të jap unë çadrën time", tha Franku.                Dhe më zgjati çadrën e tij. E pashë dhe u habita. Ajo nuk ishte si çadrat që kisha parë deri më sot.                
    - Shiko, mik, më tha. Mendja e britanikut të thjeshtë e ka shpikur këtë çadër me dy koka. Edhe kur bie shi, edhe kur shkon të shohësh ndonjë ndeshje futbolli, pasi mund ta kthesh edhe si karrige të vogël".
    Isha me të vërtetë i mrekulluar me këtë ide gjeniale.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30