Vizita tek fshatarja e urtë zvicerane
| Saturday, 07.04.2009, 10:20 AM |  

Kur shkoj në fshatin zviceran jam i habitur nga lulet nëpër ballkone, nga flamurët me emblemën e Zvicrës apo të kantonit ku ndodhesh, nga njerëzit e thjeshtë që të përshëndesin në rrugë që më kujtojnë vitet e fëmijërisë kur shkoja në Fier tek të afërmit e mij, apo edhe në Tiranë, Përmet, Lezhë, Valbonë, Sarandë, Pogradec dhe çdonjeri përshëndeste tjetrin edhe pa e njohur. Në Zvicër, njerëzit nuk flasin me zë të lartë, nuk ngacmojnë vajzat në rrugë apo në autobuza, gjithçka është e pastër dhe e “qëndisur” nga puna e njerëzve të mirë e të ndershëm zviceranë që nuk rreshtin së punuari, por që edhe dijnë të argëtohen…
Atë ditë isha me një mikun tim nga Shqipëria në një fshat pranë Neuchâtelit. Shkuam tek një i njohuri ynë dhe ai na ndali tek një fermë e vogël. U përshëndetëm me të zotët e shtëpisë të cilët na përqafuan dhe na ftuan të pijmë nga një gotë të vogël vere të prodhuar nga vreshta e tyre… U ulëm në dhomën e pritjes dhe e zonja e shtëpisë na nxorri një tas të madh me reçel, ose liko, siç i themi ne nga anët tona. Miku nga Shqipëria që ju zgjat të parit tasi me reçel, filloi të hante…Hante dhe hante dhe nuk kishte të mbaruar…Pas pak, ai i skuqur tha: “Nuk ha dot më”…
Unë me zë të ulët i thashë: “S’ka gjë, pasi zakoni edhe këtu si tek ne është të merret një lugë reçel dhe tjetra lihet”…
Unë u përpoqa ta ndreq gabimin, duke u thënë të zotërve të shtëpisë se në një vend në Shqipëri e kishin zakon si këtu që nxirnin tasin e madh me reçel, por edhe atje kishte njerëz që nuk e dinin si të vepronin dhe hanin pak si tepër, duke menduar se respektonin të zotët e shtëpisë.
Fshatarja zvicerane, me faqet e kuqe flakë u përgjigj: “I bëftë mirë mikut nga Shqipëria. Deri sa e pëlqeu, unë jam tepër e kënaqur. Gëzuar dhe të mirupafshim vitin e ardhëshëm në Shqipëri”….Deshirë që u realizua dhe miqtë zviceranë e pëlqyen fshatin dhe mjedisin shqiptar…


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30