 |
Jorgo Telo |
Jorgo Sofokli Telo, i lindur në 6 janar 1945 në fshatin Konckë të Zagorisë (Gjirokastër), pas shkollës së mesme pedagogjike, mbaruar në Gjirokastër në 1963, vazhdoi studimet e larta në Institutin pedagogjik “A. Xhuvani” në Tiranë, fakulteti gjuhë-letërsi-histori, të cilin e mbaroi, duke përftuar diplomën e mësuesisë në vitin 1965.
Veç profesionit u angazhua tërësisht vit pas viti në veprimtari kulturore në shkollë e në fshatrat ku punonte si mësues, duke krijuar humor e satirë si lëndë e parë për estradat, koncertet tematike, krjoi shumë librete për mbasditet argëtuese, sidomos skeçe, parodi, kuplete gjer te tablo të zgjeruara; ndërkohë shkruante poezi, duke startuar qysh në vitet e arsimimit shtatëvjeçar e më tepër në të mesmen e të lartën, si pjesëtar ì rretheve letrare. Mjaft nga shkrimet në poezi a prozë ì niste që të pasqyroheshin në organet e shtypit të kohës që nga gazeta “Mësuesi”, “Zëri ì Rinisë”, “Hosteni” e gjer te organet periodike të rrethit, “Pararoja”, më pas “Java” e “Dita Jug” apo “Gjirokastra”, “Policia pranë” , duke shtuar edhe kontributin si redaktor apo zëvendëskryeredaktor ì gazetës “Pegasi”, organ ì Lidhjes letrare me të njëjtin emër ku Jorgoja vazhdon të jetë aktiv ì papërtuar e prodhimtar.
Ka shkruar dhe për gazeta të tjera rajonale.
Kontribut më të spikatur, ku është nderuar dhe me çmime, ka dhënë në fushën e krijimtarisë rapsodike.
Në periudhën para vitit 1990 u përpoq të botonte librat e parë, por ndeshi në zvarritjet burokratike të kohës e individëve redaktorë, që ì nxirrnin arsye nga më absurdet, por që ia prenë disa herë hovin krijues e sidomos atë botues Jorgos mjaft prodhimtar në fushën e letrave në vitet rinore të tij.
Vetëm në vitin 1998 mundi të nxirrte librin e parë poetik”Evë, moj, si u gënjeve?” që u pasua pas një viti me 3 libra të tjerë radhazi: “Bubushi e Dikushi” (poemë humoristike për fëmijë”, “Babi, keq mos të të vijë!” (poezi për fëmijë), “Verë dhe uthull” (fabula).
Kurse në vitin 2000 nxori librin e dytë poetik “Klithja e yjeve”; në vitin 2001 vëllimin e tretë poetik “Tingujt e shpirtit”. Vëllimin me epigrame “Humorpipereska” dhe librin me lirika: “Kumte dashurore” e nxori në vitin 2004.
Kurse në vitin 2005 doli me dy vëllime të tjerë: poemën epiko-lirike “Sfidanti legjendar” dhe romanin e parë “Hedhja e zareve”.
Në vitin 2007 sapo nxori fantareportazhin “Mysafirët e rinj të Çajupit” ose “Intervistë me Babanë e “Baba TOMORI”- t” dhe “Kush ì gjen, të lumtë ì them” (gjëegjëza e pyetje lodruese për fëmijë)
Në vitin 2009 botoi librin ''Diloiada'' (Poemë-Baladë), dedikuar familjes më të madhe zagorite e njëkohësisht më të persekutuarës nga vitet '44 e gjer në '90.
Ka mbaruar së hedhuri në kompjuter një vëllim me fabula e ka gati një vëllim me poezi të stilit “Hajku” si dhe një tjetër me novela e tregime e dy poema për fëmijë, por që mbeten hëpërhë dorëshkrime në sirtar për vështirësi mundësimi për botim e shtypshkrim.
Ndërkohë edhe si studius ka përgatitur përsiatjen e zgjeruar”E folmja zagorite porsi një flladitje” e të tjera dorëshkrime në miniaturë…Ka redaktuar mjaft libra që janë botuar prej disa autorëve të jugut.
Pasionin për të kontribuar në fushën e letrave e ka të pareshtur edhe pse përballet me pengesat e ligshta që ì sjell sëmundja e rëndë prej vitesh, duke u kapur fort pas kurajës, sedrës e dhuntisë për të shkruar e sidomos te dashuria dhe respekti për jetën.
Ka marrë pjesë edhe në dy konkurse ndërkombëtare në Greqi, ku ka fituar një çmim të dytë me fabul e një çmim të parë me poezi-poemth, respektivisht në vitet 2005 e 2006.
Aktualish edhe pse po hyn ne 65 vjetorin e lindjes se vet eshte nje mik i denje i internetit dhe ka dy Website ne te.
Njeri ka adresen: www.jorgotelo.tk; tjetri eshte ne riparim dhe eshte nmarre persiper performance e mirembajtje nga gjakovari Uke Zenuni me banim e pune ne SHBA.