Ibrahim Berjashi
| Thursday, 07.23.2009, 09:00 AM |  

Ibrahim Berjashi
Ibrahim Berjashi
Është i lindur në Ostros (Krajë), më 1948. Aty e ka kryer shkollën fillore, Normalen në Ferizaj, ndërsa SHLP në Gjakovë, Kurse Gjuhën e Letërsinë Shqipe e ka studiuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.
Me letërsi ka nisur të merret që në bankat e shkollës së mesme.
Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe në: Titograd (Podgoricë), Prishtinë, Shkup, Ulqin: Jeta e re, Fjala, Jehona, Pionieri, Fatosi, Fati, Zana etj.
Në periudhën 1975 deri më 2002 ka qenë korrespondent i rregullt i Rilindjes, tash është i së përditshmes Bota sot..
Ishte inicues dhe kryetar i themelimit të SHAI Art Club - it, me seli në Ulqin edhe bashkërendues I takimeve ndërkombëtare letrare “Kalimerja poetike” që mbahet në Ulqin tradicionalisht në fillim të gushtit,duke e pagëzuar këtë vend “Qyteti I poezisë”.
Ishte kryeredaktor i revistës: Fati, redaktor në Shpresa/gazetë për të përndjekurit kosovarë në Mal të Zi/ dhe Koha (Podgoricë 1978 - 1988).Në vitet e luftës 1998 dhe 1999, ka qenë kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut  me seli në Ulqin,ku ka dhënë një kontribut të shquar për strehimin,bashkimin dhe informimin e familjeve të përndjekura shqiptare të Kosovës,të cilat arriten tek vëlleyërit e tyre në Ulqin,Anë të Malit ,Krajë, Malësi, Plavë e Guci, Rozhajë.
Aktualisht është gazetar-redaktor në TV Teuta - Ulqin.Këtu ka realizuar disa dokumentarë etnografikë televizivë, ndër të tjera duhet përmendur Arbneshët e Zarës,Dita e Tratkës në Krajë,Mullinjtë e Millës,Nuk tëhuajësohet Valdanosi etj.Ka marrë marrë pjesë në Seminarin ndërkombëtar “Shkodra ndër shekuj”,por me SHAI “Art Club” në vitin 1995,ka organizuar Simpoziomin mbarëshqiptar mbi 440- vjetorin e botimit të Mesharit të Don Gjon Buzukut, që është vlerësuar si Konferencë e pare panshqiptare.
Ka qenë recensent i shumë veprave letrare të autorëve shqiptarë nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria.
Deri më tash i ka botuar këto veprat: Lule prej guri (poezi për të rritur); E tej malësi e det (poezi për të rritur); Veloret e bardha (vjersha për fëmijë); Lundra e humbur (tregime për fëmijë), Floçka e Liqenit (tregime për fëmijë); Orët e vetmisë (poezi për të rritur).
Është koautor i antologjisë Dritaren lere hapur.Poezia dhe proza e Berjashit është e përfaqësuar në tekstet shkollore në gjuhën shqipe në Malin e Zi.
Ka botuar edhe fragmente të romanit  Zemër e ndarë (dorëshkrim).


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •