 |
Driton Zenku
|
Lind në vitin 1979 në Gostivar. Është sociolog i diplomuar. Takimet e para të poezisë së poetit me lexuesin ishin në vitin 2000, atëherë kur edhe botoi librin e parë me poezi të titulluar “Dielli në Natë”.
Përmbledhja me poezi “Rruga e Rrugëve”, paraqet librin e tij të dytë me radhë, dhe është botuar në vitin 2008, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës së R . Maqedonisë.
Krijuesi Driton ZENKU është i njohur edhe si gazetar. Ka ushtruar rolin e zëvendëskryeredaktorit në gazetën “Shqip”, të Maqedonisë. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar i pavarur në gazetat ditore “Lajm” dhe ”Koha”. Aktualisht jeton dhe vepron në qytetin e tij të lindjes.

