FLORA SELA - KASTRATI: VAZHDOJ TA KЁRKOJ TЁ NESЁRMEN - I E PRES TË NESËRMEN
| Monday, 09.14.2009, 10:32 AM |  

TË PAGËZUAN : GRUA !

 Të pagëzuan :Grua!
 Kush ishte ai që kështu të pagëzoi?
A e dinte kush je, çka do të jesh ti?
Më shumë apo,  më pak - se njeri!?

Shekujt rënduan mbi ty,
Ti e fjetur, e kënaqur me pak,
“Është fati im thoje” e flije rehat.

Të tjerët filluan ta shkruajnë historinë
Të shpallën “moll sherri”  që luftëra shkakton.
Pandora nga ana tjetër e hapi Kutinë,
Për çdo gjë të keqe fajtore të bënë.

U fshehën pas teje, pas shpine ta punuan
Në margjina  të vendosën nga jeta të larguan
Në labirinth bridhje, rrugdalje kërkoje
Atë që të bëri grua, në vete mallkoje.

Një ditë u zgjove nga “gjumi dogmatik”
Por ishe ajo në çka të shndërruan,
“Flokëgjata e mendje shkurtëra”, kështu të vlerësuan.

Perëndia e as natyra këtu nuk kishin gisht
Mashkulli ishte që shtonte nga një bisht!

Nuk ishe ti vetëm shtyllë e familjes
Nënë dhe grua që çdo gjë sakrifikon
Qenie e madhërishme, shtyllë e njerëzisë,
Që në emër të dashurisë dhe jetën flijon.

E domosdoshme, e pazavendsueshme në  dimension
Njeri! Më shumë se njeri! Ndaj, respekt meriton.

Dhurove aq shumë e pak të dhuruan
Vazhdove ta kërkosh atë që të takon
Atë që ta vodhën e ta uzurpuan
Dinjitetin njerëzor dhe një jetë për të qënë.

Ti grua e di, kthim prapa nuk ka,
Mëkatet e kohës janë shumë të mëdha!
Borxhi ndaj teje a do të lahet ndonjëherë?
Pas dimrave të acartë - Ti vjen  si pranverë...

E PRES TË NESËRMEN

E nesërmja do të vijë,
Së bashku me të kaluarën,
Me Ty!

Me Vitin 2000
I imi Bel Ami,
E di!
Tani në perëndim të rinisë sime,
Njeriu dashuron vetëm njëherë në jetë.

Të tjerët, kalimtar të rastit, e aq shumë desha,
Edhe njëherë të dashuroj…

Prill i Vitit 2009,
Ditë e natë, natë e ditë,
As njëra-tjetrës vendin s`ia lëshon.

Kryeneqësi!
Për dikë  - dallim mes të dyjave nuk ekziston.

E nesërmja do të vijë,
Do të trokasish në portat e hapura të shpirtit tim,

Ti i imi Bel Ami,
E kaluara, e tanishmja e nesërmja ime je Ti…

LAPIDARI

Lapidar do t’i ndërtoj dashurisë sonë,
Lapidar me tinguj muzikor e me vargje!

Pranvera Ty të solli dhuratë!
E vjeshta plot zili ma grabiti!
 
Lapidar!
Lavdi pastë -
Një dashuri pa ardhmëri!

Unë dhe Ti, të shndërruar në lapidar!

Le të prehet në qetësi,
Mashtrimi, tradhëtia,
E së bashku me ta edhe poezia –
Që po ta kushtoj Ty…

TË SHKRUASH POEZI

Shkruaj poezi më thonë
Po ku t’i gjej vargjet?
Ata m’i vodhe Ti
Së bashku me atë që isha e që jam!

E humba veten e aq shumë desha të besoj,
T`u them të tjerëve, heeeu!
- U gjeta përsëri!

Prit pak, ma kthe  të kaluarën,
Në rrugëtimin e gjatë,
Merre një frymë.
Nëse je lodhur të jap infuzion…
Grabite kohën - çastin, eja te unë,
I trazo edhe njëherë ndjenjat e mia!

Në fund të oqeanit të gjërë,
Mos u fundos, duhet larë një borxh!
M’i kthe vargjet që  dashuri kundërmojnë,
Sa më detyrohesh Ti,
M’i kthe vargjet e mia,
Ti e ti “i imi “ Bel Ami….

POEZI LUM SI TI DHE E MJERA TI

Dikush shkruan poezi,
Sa për të shkruar diçka,
Epilogu:
- Letër e pashkruar që nuk thotë asgjë…

SIKUR TË ISHTE AI

Heeeu!
Pëllëmba e dorës tënde nuk është në eksurzion.
Përkëdhelja e brisht aq shumë më rëndon,
Ti je rastësisht këtu, e rastit edhe unë,
Më duhet Ai t’i japë kuptim çastit!

Kësaj nate me shi që në pranverë kundërmon,
Ti je me mua, e Ai është atje
Sepse edhe determinimi ekziston!

Sikur Ai të ishte i rastit,
E di!
Do të isha mbytur nga përqafimi i tij!

Fund më i  ëmbël a ekziston,
Ta lësh frymëmarrjen  në përqafimin e dikujt,
Të cilin as vet nuk e di, se sa shumë e do…

GJITHÇKA VARET PREJ MEJE

I madhi Osho,
Nuk varet gjithçka nga unë,
Po thua jeta është pëlhurë,
Pikëllimi e lumturia është zgjedhja jonë.
Kush të lë të zgjedhësh,
Fati nuk është në duart e mia.
As pikëllimi e as lumturia.

Osho!
Ndaj jemi gjysma e një tërësie,
Qenie racionale, por emocionet nuk kam ku ti flak,
Janë përditshmëria ime.

Racionalen e dëbojnë nga pak…

Osho!
Në gjithçka përgjigje pate, e t’u drejtuam ne që
Të përkohshëm jemi.

Por, një gjë nuk ma the,
Ku qëndron sekreti i lumturisë?
Recetë nuk ka - i preferuari im Osho,
S`do të ekzistonte njeri,
Veç Perëndia, mbi fatkeqsinë tonë  të ndërtojnë,
Kultin e sajë të harmonisë.

I madhi Osho ma zbulo recetën e lumturisë…
Jam e lodhur nga pikëllimi, OSHO…

NË MES TË KOHËS NJË POEZI

Një natë të padefinuar,
Unë dhe koha kuvenduam,
Mos u lodh kaq shumë më tha,
Unë pas meje fshijë, çdo gjë.

Më erdhi për të qeshur, e cila je ti
Nga ajo që jam të ma vjedhësh një njeri?

Jo ka kaluar një shekull i tërë,
Nuk mund të ma marrësh është më i fortë se ti.

Ej kohë ti lind e njerëzit i  plak,
Por dashurinë e vërtetë, s`ke fuqi,
Të ma marrësh e të ma kthesh përsëri,
Ti je e kalueshme e Ai përjetsi,
I imi Bel Ami…

U RRËZOVA POR NUK U VRAVA

Rrëzohem e rrëzohem,
Flej, ëndërroj, në agim me mëngjesin ballafaqohem,
Unë jam ajo edhe kur terri bie mbi dhe……
Mëngjesi kërkon që të luaj role,
Ta humbas veten time
Më pëshpëritë: ka dy pole.
E unë jam ajo që jam,
Njerëz hipokritë agimin e keqkuptuan…

NATË E GJATË

Qiriri po shuhet,
Deshe atmosferë, e kapluar nga një mister,
Deshe e çka nuk deshe ti,
Misteret e natës i kam ndarë veç me një njeri,
Më fal, por s`mundem me ty.

E sa e gjatë mu duk ajo natë,
Pa fillim e pa mbarrim,
Unë e ti të huaj,
Në një natë prilli,
Pikat e shiut më shurdhojnë,
E ti, si gjete fjalët e duhura,
Që do të mashtrojnë…

DHIMBJA

Dhe përsëri kthehet ajo,
Dhimbja…

Ti nuk je pranë meje, e di se më do,
Vitin 2000, Senën e sytë e mi,
Përqafimin tim për të kaluar një shekull aty,
Kohën, largësinë kush ish ai gjeni,
T’i shpik e të më largoj nga ty,
E në çka, në hiç i shndërroi,
E di se më do,
E dhimbja më kaloi…


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •