Kujtim Agalliu
| Friday, 09.18.2009, 01:31 PM |  

Kujtim Agalliu
Kujtim Agalliu
AGALLIU, Kujtim (15 korrik 1949 -). U lind në fshatin Bardhaj të Beratit, ku kreu edhe arsimin shtatëvjeçar. Gjimazin e mbaroi në Berat. Më pas hyri në punë në Uzinën Mekanike të Naftës në Qytetin Stalin (Kuçovë). Filloi edhe studimet e larta pa shkëputje nga puna në fakultetin Inxhinieri Mekanike, në filialin e Beratit, por për arsye të gjendjes politike të familjes e ashtuquajtura “luftë klasash” ia hoqi këtë të drejtë pas një kohe. Filloi kështu kalvari i vuajtjeve për të riun. U end punëtor sa nga një ndërmarrje në tjetrën: në Parkun e mallrave të Urës Vajgurore (Berat) (1973-’76), në Fermën Bujqësore deri në vitin 1978, në Uzinën e baterive Uznovë (1979 -’90). Së fundi, në Uzinën e Nikel-Kobaltit të Kombinatit Metalurgjik – Elbasan (1990-’93). Disa vjet qe emigrant në Turqi. Jeton në qytetin Elbasan. Hobi i tij ka qenë letërsia dhe kjo ëndërr e ndoqi këmbakëmbës gjithë jetën.


Përveç veprimtarisë letrare në periodikët e kohës si “Yllka”, “Fatosi”, “Hosteni” etj., Me ardhjen e demokracisë botoi romanin e parë: “Jetë e Mjegullt”

Punët e tij janë:

1. Jetë e mjegullt – roman – 2001
2. Rrëkeza të Hazdisura – Haiku – 2006
3. Dashuria prapa perdes - roman – 2009

Për fëmijë:

Zogu pendkuq – përralla – 2009

Përkthime:

Anglisht shqip:

1. Velebit – haiku – Tomislav Marjan Bilisniç – 2006
2. Maçoku dhe shokët e tij të fortë – përralla afrikane – 2007
3. Aventurat e Tom Sojerit – roman për fëmijë – 2007
4. Tri princeshat – përralla – 2009
5. Motra ime e vogël e prapë – Tregime- 2009  

Shqip anglisht:
 
1. Koral – Milianov kallupi - haiku – 2007
2. Rruga për nesër Lida Lazaj – haiku – 2007
3. Një fjalë dhe një Hënë- Elisabeta Tafa – haiku - 2007
4. Pezull – Gjon Neçaj – haiku – 2007
5. Horizont i brishtë – Ferit Fixha – haiku – 2009
6. Puhizë Zemre – Halil Haxhosaj –haiku – 2009
7. …Shi përtej – Milianov Kallupi – haiku – 2009
8. Teleggramet e gjetheve – Muharrem Gazioni – haiku – 2007, etj


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •