Cikël poetik nga Delvina Kërluku
| Saturday, 10.17.2009, 07:47 PM |  

DELVINA KËRLUKU


ALTAR

 

Do të vij

 

Je ligur je tretur
po nuk ankohesh.
Je pështjellë me një shall
të mos të të gjej
dashuri tjetër.
Kot i dashur vuan besomë
s’jam aq e pashpirt sa ç'thonë
si do vdes pa të parë Ty
kur kjo jetë është një.
Unë jam e  emëruara yte foshnjë
dhe veten e ushqej

me shpresë
të të takoj Ty,
të rrimë bashkë si gjithnjë
te çatia jonë aty do të vij.
Gjithçka do të gjallërojë
kopshtet, lulet,

bardhë, blerim.
Dhe të lutem
mos më zgjo nga ky ëndërrim!
Se ajo jetë pa Ty të dy na ka vrarë
Do të shihemi, do të ngihemi
të përdalë si të marrë,
nga kjo dashuri plot mall...

 

Do ta gënjej

 

Do e thërras me zë të lartë,
do ta thërras si ta rrëmbej,
më s’të dua do ti them,

do ta gënjej.

Më s’të dua, më s’të dua si më parë
Ti nuk je kush me qenë,
 Unë pa Ty do jetoj, do jetoj tani e tutje

do të të rrej Ty e vehten unë tani, përgjithnjë
por thellë në vehte e di
se nuk mundem pa Ty.

Të dua,
Nuk mundem dot pa Ty...

 

Largësi

 

Ajo ik

Shiu rigon,

syri loton.
Ai atë natë s’e harron
gjithçka bosh, shpirti.
U vonua
Pa Ty
vetmi
me mall të kujton
pret, të kërkon...

 

Mos më kërko më the

 

Të kërkova nga veriu

nuk të gjeta as në jug,

në Dhërmi u ndala

të shoh kaltërsinë

e syve të tu.

 

Deti Jon  më tha: - Atje shko

- Në Delvinë.

- Në sytë e kaltër

të princeshës së virgjër.

Atje u nisa

nga larg pashë nurin e saj.

Të lutem - më tha:

mos mu afro!

Të lutem - më tha:

nga unë

asgjë mos kërko.

 

Mora rrugën për Janinë

ajo më ndoqi si hije prapa

Të lutem më tha : -

Unë jam e fortë

s'më bën gjë dot sëpata.

Unë kthehem

ajo ik

unë ndalem ajo thotë : - Eja!

Mbeta në udhëkryq

As në Delvinë

As në Dhërmi

As në Manastir

As në Janinë...

 

Sonte

 

Sonte qau për Ty

që e deshe një natë

një muaj, një vit

një shekull, një jetë...

 

Vajtoi për Ty

gjersa frymë kish

se e deshe aq shumë.

Sonte rri në kraharor tek Ti

që regëtimën e zemrës ta ndjej.

Sonte, sonte...

Ikën e vinë netët

muajt, vitet...

Ata mbetën larg të dy

me lot në sy...

 

Ikja qan

 

E shtrenjta i ka ikur

Thellë psherëtimë.

Ra

në gotë një pikë loti.

Një pikë loti

E helmoi

Oh, medet!

Trimi – foshnjë po qan

Gota verë – vrer...

 

Shpresa ngjallet

 

Ti ike udhës së pafundme

Fill pas teje.

Zjarri mori pyllin

Gjethet u zverdhën ranë.

Zogjtë morën arratinë

Fëmijët nga gjiri u ndanë.

 

Medaljoni i Hënës

 e Dielli u puçën – eklips.

Dashuria  ringjallet

rilindi pylli, blerimi, zogjtë

foshnjat

Shpresa erdhi...

 

Ti pa të s’rron

 

Ti pa të s’rron

Vjen dhe e kërkon.

Pranverë

Është lule me erë

E puth si përherë.

 

Ti pa të s’rron

Vjen edhe kur shiu rigon.

Mbështetesh në gji

Gjithë gaz, fle si fëmij.

 

Ti pa të s’rron

Dhe dëbora kur flokë, flokë bie.

Qielli vetëtin

Erë fryen.

Ty kjo kohë

stë bën ftohtë

Dashuria të mban ngrohtë...

 

Për ty shkel betim

 

Mendoi jetë pa Ty

Ti një mesazh

mërzi e vetmi.

E kërkoi pranë si gjithnjë

Mposhti mendimin

e betimin.

Të dha fjalë, fjalë...

të ka pranë

rrënjosur mu në zemër

e në shpirt.

Qave vogëlush

pëshpërite: - m’je larg engjëllushë.

Ajo do të vijë, do të vijë

gjoksin hap të jep foshnjë – gji...

 

Ndjenjë në ikje

 

Unë arratisem

Ndjej vetmi

dhe të kërkoj Ty!

Tani vuaj

Por e di

pranë në shpirt

të kam Ty.

(Kur) S`të shoh e ndjej

të madhen dashuri

e them : -

Zot, ti je një...

 

Qëndrojmë me fatin

 

Sa më i brishtë të jesh

 i dashur

Prapë do të të dua!

Unë s'ik

Nëse ethet e vdekjes më rrëmbejnë

E mbi trupin tim si të pajetë

Shfryhesh...

Unë s'ik

Sa i brishtë

i dashur...

Femër

Fati ishte ky

Stuhi.

U bindëm

Sepse dikush e shkroi

Ne besuam në Zot, në fat... 

 

Fuqi Zoti

 

Unë vizion: -

kurrë s’thoja kurrë

pa Ty.

Unë ëndrra, ëndrra, ëndrra…

Fuqi Zoti

ma merr ëndrrën

të merr Ty...

 

Dashuria në qiell

 

Dashuria

dridhje tërmetesh

Zërin deri në qiell

Larg

me ëndrra.

Zemra biletë

shëtitje me avion

dashuria në qiell...

 

Agjërimi

 

Një ditë e tërë

unët

Skish uri

as për bukë

as për ujë.

Uri për dashuri

As buka

as uji

s'dha uri e etje

sa kjo

dashuri...

 

Dashuria të djeg

 

Një dashuri deshe

ta bleje!

Ta dha

vasha

pa para.

U fute në gji

shtrenjtë pagove

vuajte

këshillove.

Të djeg

edhe kur s’e blen...

 

Ti vjen, këngë

 

Çdo mëngjes ti vjen

zemrën ma rrëmben

fjalë, fjalë më thua

të dua, të dua

fërshëllen ngadalë, ngadalë

dhe më përshëndet duke qarë

Të dua!

Dhe unë çel sytë e çohem bëj një hap

Dhe dita ikën vrap

Dashuria, këngë thua!...

 

Engjëll apo njeri

 

E kap shpirtin mërzia

të kërkon  Ty

Brengat i heq – magji,

ndjehet e trishtuar

mbështetet, Ty të merr.

Je në botën e trazuar

Yll - polar

që s’ke të shuar.

Rrugën e ndriçon

Zemër lodhur - lënduar

një dritëz e do!

Që nga dita që the të dua

nuk ndjen më vetmi.

Pa e ditur ç'je

engjëll apo njeri?!...

 

Të dy në thellësi

 

Deti me thellësi
Ti zhytesh
nxjerr e merr medalje, flori.
Dashuria e saj
më e thellë se deti
ajo zhytet aty për Ty
dhe nxjerr e merr tënden dashuri...

 

Natyra dashuri dhuron

 

Jetoj, zog i vetëm në një pyll

pa krahë

e shoh qiellin

me këmbë në tokë.

Era më çon shtigjeve

dhe pemët i përkul

në mua

zot u bëra

përqafim mora

dashuri të qënies sime nuk gjej kund

veç natyra

ma dhuroi

gjethet e saj ngrohët më mbuluan…     

 

Mendon dhe shkon

 

Ti je shtri

Mendon

Dremit

Gjumë s’bën.

Në sy parafytyrimi im

Mendimi të shpon

Dashurohesh

Shan

Qan.

Shkëputesh nga vetmia

Merr udhëtim

Drejt meje kthesa

Ti arrin...

 

E fundit natë

 

Një natë

Hëna mbi mal

Shndërit.

Qielli mbi krye

xixëllon me yje.

Trupi mbi trup

eklips.

Mos e shembni këtë natë!

Klithmë e rënkime

Shi, lot rigë, përkëdhelime.

Pak mëshirë

Në këtë natë dashurie

Të fundit puthje!

Dhe nata s’duhet gdhirë

Orët ecin, me urrejtje

Kjo dashuri

fund, dhembje…

 

Bukuria

 

Sot njoha bukurinë time

Natyra ma dhuroi.

 

Ti ishe bari

buzëqeshja yte më zbukuroi.

 

Sa të bukura janë vashat sot

sa gëzim që nuk linda në mot.

 

Bukuri

sa vlen në këtë botë!...

 

E njohe heshtjen

 

Ti e vure mëndjen

në qenien e urtë.

Përqëndrove gjithësinë

në një person, vigane.

Dhe befas kuptove

ke fat Profeti

që njohe heshtjen

Dashurinë...

 

Perlë

 

Ajo bukuri

syrin – esmeraldë

flori.

Trupin Shtambë

verë që pi.

Krahët

Bletë

që të prek

e të tërën ndjen

me buzë pickon

mjaltin e provon.

Bukuri, shtat i rrallë

Këmbët drenushë

ec ngadalë, ngadalë.

Erë e trupit parfum

të ngjallë…

Ti e ndjeve, qepallat u mbyllën

Sytë befas i hape dhe

buza të belbëzoi:

A e meritoj këtë bukuri?!

Ti e ke ndje shijoje

Ti e ke këtë bukuri

Puthe shtrëngoje

Është fati - merita jote

Bukurinë e saj gëzoje…

 

Bukuria trand

 

Kush ta dha këtë bukuri

Ta trandësh djalin e ri!

Flokë gjatë

E prek

Shpatë atë e djeg.

Erë karafile

Sy ngjyrë jeshile

Buzë trëndafile

Fjalë t’ëmbël thoshe

Gushë e gji bardhoshe.

Yllkë flakëron shkëndije

Ndezur rri në zemër

Ai pas teje i çmendur...

 

Poeti

 

Asnjëherë shpirti s’u hap

Kur mori pendë e kartë

u shpraz…

Sa mendime shpalosi

dikush vodhi shpirtin

e lexoi e lexoi…

 

Larg në këtë natë

 

Në heshtje prehesh

Me këtë gjumë të rëndë dehesh

Sytë hapur mendojnë.

 

Të të shkund

Të të zgjoj!

 

Ta ndjesh këtë natë

pa gjumë me mua

të të them:

të dua, të dua!...

 

Fillim a mbarim

 

Valixhen tënde e mbushe plot

atë ditë që u nise

atë ditë që dole nga oborri me tela

që për Ty ishte i mallkuar

apo vetë parajsa.

Kush e di se ç’fute brënda

në atë valixhen që duket e rëndë?!

Nuk besoj që i more të gjitha

e di se mua më more diç.

Një përshëndetje për ndarje

të dy miqve

e asgjë më tepër.

 

Një ndarje si e zakonshme

Me një puthje jo të zakonshme.

Ishin përshëndetjet e fundit

Apo të fillimit

Të një miqësie të re...

Zemra m’ka ikur

 

Ku je, ku je

zemër

që nuk të ndjej dot,

ku vallë ke ikur

e s`të gjej më kot

Në ç’njeri je futur?!

Zgjas dorën të të marr,

  të kthej

të të ndjej

tek rreh për jetë

në këtë botë...

 

Endacak mbetesh

 

Ti e humb

Qen rrugëve rri.

Sytë lëshuar në hapësirë

Ajo në hije prapa tij.

U err, natë

U bë vonë.

Ndahet dhe kjo ditë

Pa Ty.

Ajo prush -  gjaknxehtë

U ftoh kjo Dashuri!

Ndenjur hyri rri

Ajo fry

Erë - thërret

Ndizu zjarr flakë!

Futu aty

kujtimet: - lulet, shall, rroba

e çdo dhuratë.

Zhveshur mbet

S’e ngroh kjo Dashuri.

 

Ti e humb

qen rrugëve rri...

 

Lamtumirë përgjithmonë

 

Një hije shove

ike u harrove

dikë dënove.

Jeta vazhdon

Lamtumirë përgjithmonë!

 

Një hije e zezë

fytyrën mbulon

kjo ngjyrë e jetës

frikë shton.

Monotoni

Shpresat vdesin

Jeta ndalon.

 

Don Zhuan

I huaji në sytë shfaqet
në veshë shushëret
në trup rrëshqet
te Ti mend i ka vashëza e shkretë.

Ti nuk di të duash
Ti nuk di të ndjesh
sepse ndjenja s'shuhet
në Dashuri të vërtetë.

Mos parandje
Lufto!...
Dashuro, duaj!

Ti s`ke kulm Dashurie
Ti vuan!

Në prag të gjumit e do
atëherë kur zemra s'buçet.

Ti nuk di të duash
deri në fund.
Ajo të do
kur te Ti prekën vashëzat
shumë e shumë e shumë...

Ja se ç`është Dashuria
të duash
edhe kur se fal Perëndia.

Ti frikacak
që s`di të mbash me fund
ta rrëmbesh mbi vete
dhe të mos mendosh
askund.

Ti e le të ecë
dhe kot xhelozinë
e vuan
kur vetë ja hape portën
bukurisë së çmuar.

Frikacak
s`di të mbash
atë që rrëmbeve
Ajo që të fali jetën
e lëshove...

Përsëri njëjtë
një tjetër
e një tjetër...

Ti nuk di të duash deri në fund
kur buzët e saj thahen
për buzët e tua.

Ti nuk di të duash tani
Ajo vetëm ishte
një e kaluar për Ty.

Ti nuk di të duash
për të Ti ishe
je dhe do të jesh.
Parandjenjë ikje s`ka
Atë vetëm Zoti e di
Kjo është Dashuri.

Ti nuk di të duash
kur fyerjet pushtojnë
Mjafton të thuash: të dua
gjithçka me dashuri mbaron
Zoti "mëkatet ti harron".

Frikacak
Ti nuk di të duash
sepse një natë nuk rrojtët.
Të duash deri në frymën e fundit
me fjalën të dua,

të thuash.

Ti nuk di të duash
shpirt
por trup, trup...

 

Pafajsia

 

Ke vra

Hesht!

S’di a ke faj?

Ke tradhetuar

Hesht!

S’di a ke faj?

Të të vras a të të fal!?

Nejse, ke pafajsi

është gjëja më e bukur që ke

po e humbe ke humbë shpirtin

Të hakmerrem!...

 

Kujtomi sytë kur ik

 

Nis larg

gjithçka pushon

qetësi mbretëron

në park pemët u përkulën

si përqafim

era fërfëlleu

dikush  tha:

“Me sa zjarr dashuruam”?!

 

Minuti mungesë

Largësia u vu si hije

u qep si rriqër

sa larg ik

u qase si mjegull

mbete portret pa emër

motiv i Muzës së poeteshës.

Në ecje natyra  buzëqeshi

Jehonat  pëshpëritën

“Kujtomi sytë

kur zemra yte të më harrojë”!...

 


Për ZSH: Kalosh Çeliku

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •