Delvina Kërluku lindi më 21.02.1985 në Dibër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet i ndoqi në Fakultetin Pedagogjik “Sv. Kliment Ohridski” në Shkup, në paralelen e mësuesve klasor. E kreu vitin e parë dhe u tërhoq në Tetovë,në UEJL në drejtimin Administratë Biznesi, ku edhe diplomohet - Ekonomiste e diplomuar. Nuk shkëputet nga studimet, regjistrohet për studime pasdiplomike, grupi “Menaxhment” e rregullt në Institutin për hulumtime sociologjike, politike dhe juridike, pranë Univerzitetit “Kiril dhe Metodi”, në Shkup. Ku edhe diplomohet me titull : - Magistër për Menaxhimin e Resurseve Humane.
I pëlqen letërsia, sidomos poezia. Shkrimet e para i ka botuar në revistën “Dija”, revistë shkollore, në Dibër. Gjatë studimeve poezitë e veta i ka botuar edhe në revistën e studentëve të UEJL – së “Euroidea”. E më vonë edhe në revistën letrare “Stili
Autorja deri më tani ka botuar librin me poezi “Muza” në vitin 2004. Vazhdon të shkruaj poezi, dhe libri më i ri “Altar”, është libri dytë i autores.
I pëlqen sporti dhe ka marrë pjesë në vitin 2004 në Gara “Cross spring” në kuadër të UEJL -së, në Tetovë - çmimi i parë.
Gjithashtu i pëlqen edhe shkenca, në qershor të vitit 2007 ka marrë pjesë në Konferencën Internacionale me temë: “New Approach of Management in Organizational Conflict Situations”, në Bullgari.
Delvina shpesh thotë: Të jesh pjesë e artit është më e bukra, sepse “Arti është konkurencë e natyrës”...