Cikël poetik nga Faton Ratkoceri
| Thursday, 10.22.2009, 06:14 PM |  

Faton Ratkoceri

Mëngjeset e tingujve
 
Shkuan edhe mëngjeset e tingujve
Të pianos në zgjim
Ikën edhe netët e pasionit të thellë
Zhgënjim në zgjim
Kot edhe ky shtrat me petale trëndafili
Dëshpërim në muzg
Plogështi mendimesh
Kapluan tërësinë jo sipërfaqsisht
Të vazhdosh të jetosh e humbka kuptimin
Dashuruake ti përsëri!
Një tjetër të pafat
Pres ende pres mëngjeset
Kur në vend të përkëdheljes së rrezes së diellit
Do më zgjoj tingulli i pianos
Tingujt që vetëm ti
Me mjeshtri i bëje
Melodinë tënde e degjova edhe prej të tjerëve
Por drithërimin se përçuan
S’më lanë mbresa se përjetuan
Artin tonë dot se kuptuan
Kush është humbës këtu?!

20 tetor 2009

Sytë e tu blu

Ec, ec me hapa të shpejtë
A e mund kohën dot
E ndalojmë në ajkë të rinisë
A mundem ti bëj rrudhat të ngrijnë
Të ngrijnë si shikimi
I ndeshur me ty pranë shkallëve blu

Ai moment ishte si ndjenja
E fitimit ndaj forcës s’Gravitetit
Pa peshë, i lehtë
Moment i ndeshjes me sytë e tu blu
Sy blu jetëplot
Aguliçe pas acarit dimërorë

Ndërthur të gjithë fetë që s’janë më
Në një të vetme
Besim, nga frymëzim i shikimit
Me qoshen e syrit tënd blu
Hedhë një aluzion kalimthi

Bashkëdyzim mendimesh
Përqafim idesh
Rrugë e rezervuar për dy
Të gjitha për dy
Për dy sy blu
Sa e sa kilometra kaluam
Peripeci, ndodhi
Tregime, rrëfime
Syhapur në befasi
Por ec, ec me hapa të shpejtë
Akrep i minutave
Akrep i orëve
E bashkë me ta edhe kjo jetë
Por sa më e lehtë bëhet
Teksa shikoj, vazhdoj të shikoj
Sytë e tu blu

2008

Meditim në kujtim për ty

Meditim për shërim
Meditim për ringjallje
Ringjallje ndjenjash
Ndjenjash që vdiqën
Kur ike ti bashkë me ty
Kujtimi për ty
Si gotë e thyer mbet pas
Ecje nëpër grimca qelqi
Nuk të lëndokan
Qenkan të lara me lot

Muaj ecje si në fije teli të hollë
Ecje në vetmi
Të ndjehesh i vogël
Në këtë botë
Botë e fëlliqur
Fëlliqur me shkelës
Shkelës premtimi
Premtim koti
Kotësi kohe
Kohe që shëron
Shëron premtimin tënd
Kujtimin tënd
Lëndimin tënd
E shkela mu në mes
S’bëri zë
pa jetë
Pa frymë
Padrejtësi

Gjykues i këtij teatri
I bërë me lëndimet e zemrës sime
Shfaqje së koti
Pa asnjë adhurues
Imazhi yt mbet
Fiksim e hije në këtë hapësirë
Hapësirë e mbushur me zëra kalimtarësh
Kalimtarë mu përmes zemrës sime
Të stërthyer, copë copë
Por ende e ka një copë to plotë

Meditim, frymim i thellë
Shërim, vetëmohim
Në pafundësi
Dobësi s’tregoj
Argument i qëndresës shpirtërore
Kësaj energjie
Që sapo fiket në një trajtë
Fillon e digjet në një tjetër
Botë bardhë e zi
Bardhë e zi për spastrim
Nga ngjyra ylberi
Premtime ngjyrash ylberi
Por sa më afër që i afrohem
Më shumë vërej ngjyrat
Vetëm bardh e zi
Ylber me dy ngjyra
Ky është kujtimi i mbetur për ty.

2008

Mjellma e Liqenit tim

Po shteroj ky ujë gurgullues
Po u eshkosën malet rreth tij
Po u venit dielli i mesditës
Mos u frikëso Mjellma e Liqenit tim

Një mbrëmje vere po nuk doli hëna
Po u errësua dita e nata në përjetësi
Mos ndalo hapin mos kthe kokën mbrapa
Sepse me ty do të jem deri në amshueshmëri

... Mjellma e Liqenit tim

12.10.2009

Puhi sfilitëse

Yll, por gjithnjë në sfond
Hije e puhisë sfilitëse
Ngacmon qelizat
Sfidon trimat e mendjes

Skëterrë mendimesh
Refuzim nga pasiguria
Refuzim nga të qenit i paragjykuar
Heretik vetëm në mendime

Forcë e brendshme e ndërdijës
Urdhëron vetëkontroll
Urdhëron ndalesë
Urdhëron kthimin në kafaz
Urdhëron prangosje t’SHPIRTIT!

Po ajo e fuqishmja dënon ata
Ata që prangosin shpirtra
A s’është heretiku ai
Ai që urdhëron prangosjen?

Mendje e zhveshur nga klithma

Më e vështira është të të shoh ty teksa shkon
Ndjenjë sikur gjysma e shpirtit më prehet nga trungu i jetës
Ashtu pa vetëdije ikën në mjegull mëngjesi
S’ja vlen as të të vij pas e as të të kërkoj

Sytë e mi thellojnë shikimin në hapësirë
Pa dashje mendja kalon nëpër kujtime
Të kohëve të lumtura
Të kohëve të zymta

Të kohëve kur asnjë gjë nuk ishte e qartë
Kur asnjëherë s’mendoja se çfarë do të sillte e nesërmja
Jetonim në lumturin e momentit
Në lumturin e atyre ditëve që kaluan shumë shpejt

Por e nesërmja u bë e kaluar
Tani i shikoj gjërat nga një kënd tjetër
Atë çfarë shoh s’më pëlqen aspak
Sa e sa gjëra do i kisha ndryshuar

Por jo nga prizmi i së tashmes
Ah sikur vetëm edhe një herë të ktheja kohën mbrapsht?!
E pamundur e di ...Por çfarë t’i bëj mendjes
Mendje e zhveshur nga klithma.

23-shtator-2008


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •