Ibrahim Skenderi: Burri në pikturë (Dramë)
| Thursday, 11.05.2009, 07:05 PM |  

Dramë

Burri në pikturë

(pjesë e zgjedhur)

(Ndërkohë në skenë hynë edhe tre fëmijë: Çamja, Dibrani dhe Dardani të cilët kishin dëgjuar një pjesë të bisedës)

ÇAMJA: Po, cili ka qenë udhëheqës i këtyre trimave të Lidhjes së Prizrenit?

PIKTORI: Ymeri. Ymer Prizreni. Atë e kishin zgjedhur kryetar, kurse Sylejman Vokshin komandant ushtrie... Por, ndër mendjet më të ndritura të Lidhjes ishte edhe Abdyl Frashëri.

DIBRANI: (Një djalosh më i riu ndër shokë) Xhaxhi, po a kanë qenë edhe Skënderbeu e Adem Jashari shokë të Ymer Prizrenit.

PIKTORI: Jo biri im. Ata kanë jetuar në kohë të ndryshme, por kanë luftuar për një qëllim: për mbrojtjen dhe çlirimin e tokave shqiptare... (Për të vazhduar pasi ia lëshon një vështrim pikturës në kavalet) Skënderbeu ka jetuar 410 vjet para xha Ymerit, kurse Adem Jashari 120 vjet pas Ymer Prizrenit, por kanë pas një të përbashkët...

DARDANI: (Ndërhyn) Vetëm shokët mund të kenë diçka të përbashkët!

PIKTORI: Shumë e vërtetë. Por edhe ata ishin shokë, shokë të idealit, sepse luftën e filluar nga Skënderbeu e ka vazhduar Ymer Prizreni. Kurse aty ku e la Ymer Prizreni, e vazhdoi Adem Jashari dhe UÇK-ja...

FËMIJËT NJËZËRI: (Duke kërcyer dhe rrahur shuplakat thërrasin) UÇK! UÇK! UÇK! UÇK!...


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •