Ibrahim Skenderi: Poezi për fëmijë
| Thursday, 11.05.2009, 07:08 PM |  

NESI BËHET MJEKE

 

I vë dëgjueset në veshë

dhe syzet e diellit,

këmishën e bardhë të babit

në vend të mantelit.

 

Më pas e lut xhaxhanë:

- Ma vizato reklamën,

këtu te dhoma ime

ta bëj ordinancën!

 

- Dua të bëhem mjeke,

do ta fitoj namin,

pleqve edhe plakave

t'ua mat'tensionin!

 

- Fëmijëve në vizitë

u shkruaj në recetë:

4 X 10 lugë përshesh

dy orë n'drekë me fjet!

 

 

 

 

 

 

 

NESI LUAN ME KUKULLA

 

Kukullat i bën rresht,

u thotë: "Hyni në klasë,

unë do bëhem mësuese,

ju më ndiqni pas!"

 

- Kush mungon, ju lutem?

munguaka kukulla kuq e zi,

të tjerat, bëhuni gati

ta mësojmë një poezi!

 

"Na ishte një vogëlushe

e thërrisnin Besi,

flokët bjonde mbante

të lidhura si Nesi."

 

"E urtë dhe skofiare,

prindët shumë e donin,

edhe shoqet e saja

me shpirt e adhuronin."

 

 

 

 

OLA SIKUR MOLLA

(motiv i zgjedhur)

 

Herët në agim

shtëpia si n'rrota

është zgjuar Ola,

është zgjuar e tërë bota.

 

S'pari shkon te vëllai

fytyrën ia zbulon,

e rrok për hunde

nga zgjumi e zgjon,

 

 

 

 

- Tung - i thot gjyshit -

Ola ty të do,

endërimet e mia

përralla m'i krijo!

 

 

 

 

 

Xhaxhit te krevati

i sillet vërdallë,

merr pak ujë të ftohtë

e stërpik në ballë.

 

 

 

 

Shkon dhe te hallë Rita

që e do më shumë,

e puth lehtas n'faqe

e lë të bëj gjumë.

PIKTORJA DORARTË

(motiv i zgjedhur)

 

 

Sa gëzohen fëmijët

për Vitin e Ri,

e zbukurojnë bredhin

me drita e stoli.

 

Aty në ambientin

bukur të stolisur,

qëndron babadimri

me thesin e grisur.

 

Piktura e Ritës

habi ca krijoi,

zgjoi dhe kureshtjen

pse kështu e pikturoi.

 

"Pse aq shpejt harruat

se n'Kosovë për shumë vite

edhe babadimri

s' guxonte të vinte?!

 

Falë trimave të UÇK-së

dhe gjakut të dëshmorëve,

edhe babadimri

do të na vijë prore".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ME PESA NE XHEP

-Mirë dita, Lok!

-Mirë dita, o pëllëmb!

-Ndalu trim i Lokut

pse ngutesh aq shumë?!

 

-Vij prej shkolle Lok,

sot isha i parë,

t'i tregoj dhe mamit

sa pesa kam marrë!

 

-Ndalu t'i shoh Loku

ku i ke ti pesat?

-Uh më paskan humbur

m'qenkan shqyer xhepat!

 

Dhe ashtu krenar

Carroku lojën vazhdon,

herë pas here në xhepa

pesat i kërkon.

 

 

PËR NIPIN TIM

 

Për nipin tim

bëhemn fëmijë

që t'i bëhem shok në lojë;

 

Për nipin tim

bëhemn daullexhi,

që ai të vallëzojë.

 

Për nipin tim

shtirem sikur qaj,

që ai të më pajtoj.

 

Për nipin tim

qeshi e këndoj,

që ai gëzime të përjetoj

                                                Loku

 

 

KUJDES, UNË PO RRITEM!

 

Se Bota rrotullohet

Në shkollë na mësuan,

Po Botën e fëmijëve

A ka kush e luan?

 

Në atë Botë të lumtur

Isha edhe vetë,

Ajo është e rëndë

S'rrotullohet lehtë.

 

Bëja dhe shaka

S'di sa më kuptonin,

Herë më duartrokitnin,

Herë më qortonin.

 

Tani që u binda

Se Bota e fëmijëve sillet,

"Më falni" - do t'u thoja

- Kujdes, unë po rritem!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •