Ibrahim Skenderi
| Thursday, 11.05.2009, 07:10 PM |  

Ibrahim Skenderi
Ibrahim Skenderi
Ibrahim Skenderi (1948) u lind në katundin Brrut të Sharrit. Shkollën fillore përpos në vendlindje, e ka kryer edhe në Bresanë e Bellobrad, ndërsa Normalen në Prizren. Në SHLP-në e Prishtinës e ka mbaruar - Degën e Artit Figurativ.

Që nga viti 1969 ka punuar në arsim, fillimisht në Sh.F "Sezai Surroi" në Bellobrad, dhe pas kryerjes së SHLP-së (për pesëmbëdhjetë vjetë rresht) kryen punën e arsimtarit të lëndës së artit figurativ në gjimnazin "Emin Duraku" në Dragash. Më pastaj, Ibrahim Skenderi (për katër mandate të plota) kryen detyrën e drejtorit të shkollës fillore "S. Surroi" në Bellobrad.

Ibrahim Skenderi, si krijues letrar dhe ilustrues i shumë librave dhe i revistave të ndryshme, por edhe si redaktor i revistës Sharri", kontribut të veçantë ka dhënë dhe vazhdon të jap në Klubin Letrar "Luigj Gurakuqi’’ të Sharrit.

Përveç në lëmin e folklorit edhe dhjetëra shkrime për artizanatet dhe veshjen kombëtare në Opojë, Ibrahim Skenderi dallohet edhe në lëmin e artit figurativ - ka pasur dy ekspozita të pavarura dhe ka marrë pjesë edhe në disa ekspozita kolektive. Ka realizuar mbi 60 ballina librash të autorëve të ndryshëm. Ka bashkëpunuar si ilustrues me revistat lokale "Penda" e "Sharri" dhe me revistën për fëmijë "Fidani" që botohet në Prizren.

Çdo shfaqje skenike në komunën e Sharrit, për tri dekada me radhë, ka pasur për autor të skenës Ibrahim Skenderin.

Ibrahim Skenderi i thotë gjërat ndjeshëm dhe me një qasje disi me ndryshe, ndaj edhe na dalin si krijime të një stili dhe të një gjuhe të përshtatshme që lexohet me ëndje dhe me një frymë, por që gjatë mbetet në kujtesë. Këto krijime me përmbajtje edukative që shfaqen me shumë ngjyrime emocionale, e bëjnë këtë poezi më të plotë dhe më të kuptueshme.

Lirika shpirtërore e këtij poeti shpërthen nga një vlim i heshtur dhe nuk të lë në dilema, ngase me madhështinë e këtij përjetimi, ndërton raporte të duhura mes njerëzve. Këtu shfaqen pikëpamjet e një dimensioni universal dhe të këndshëm që dallon pozitivisht, sepse pa u ndalur në shtigjet e shumta të jetës, thuhet e vërteta, andaj shkruan për ato që ia ngacmojnë shpirtin e tij të trazuar. Këtu, duke kënduar për problemet dhe çështjet e tjera thelbësore, kuptojmë se poezia e këtij autori gjen frymëzime në realitetin e tanishëm me një shikim të veçantë kah e ardhshmja.

Të gjitha këto flasin se Ibrahim Skenderi është njëri ndër poetët e spikatur për fëmijë, ngaqë di ta thotë fjalën e tij poetike me shumë maturi dhe, së fundi, ai di shumë mirë se si t'u afrohet fëmijëve.

 

 

Veprat:

 

“ Dritë e Dituri” (monografi), Prizren, 1987;

“Pas heshtjes” (vëllim poetik për të rritur), Sharr 1994;

“Portret i pakryer” (vëllim poetik për të rritur), Sharr 1996;

“Nesi, Nesi interesi” (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë 1997;

“Kujdes unë po rritem” (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë 1998;

“Nesi supervashë” (poezi për fëmijë), Rilindja, Prishtinë 2000;

“Piktorja e vogël dorartë” (poemë për fëmijë), Fidani, Prizren, 2002

“Ola sikur Molla” (poemë për fëmijë), Fidani, Prizren, 2004;

“Loku dhe carroku” (poezi për fëmijë), Fidani, Prizren, 2005;

"Zgjim mes dashurish" (tregime për fëmijë), Fidani, Prizren, 2006;

"Dielli ma luan syrin" (poemë për fëmijë), LSHK, Prishtinë, Dega Prizren,  2008;

"Burri në pikturë" (pjesë teatrale për fëmijë), LSHK, Prishtinë, Dega Prizren,  2009.


Për ZSH: Gëzim Ajgeraj

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •