Istref Haxhillari
| Thursday, 11.12.2009, 06:10 PM |  

Istref Haxhillari
Istref Haxhillari
PASAPORTE


ISTREF HAXHILLARI

Jeta ime është fare e thjeshtë për cilindo dhe tmerrësisht e komplikuar për mua. Krijimtaria ime është një krisje e shpirtit të hepuar nëpër mote. Në kuptim metaforik njeriu i përngjet lisit, rrënjët e të cilit janë e shkuara, trungu e sotmja dhe lastarët e ardhmja. Ndër tre komponentët, rrënjët e padukshme, kohësia e kurrënjohur plotësisht, përjetohet tej përmasave reale zmadhuar e shformuar, pasqyrim konveks i tyre. Rrënjët e padukshme jetësojnë të sotmen dhe përimtojnë të ardhmen, mbushin me lëngun limfatik duknajën dhe fantazinë, vërtetësoren dhe imazhet prej të cilave më ka buisur shpirti që në rininë e hershme. Kujtesa e mbingarkuar prej gjithfarë fiksionesh nduk dhe kurdis mekanizmin e pakuptuar të nënvetëdijes, prej nga ndihem përherë i ngacmuar e i shqetësuar.
Jam lindur në Pogradec ku mbarova arsimin e mesëm. Në vitin 1977 u diplomova për Fizikë në Universitetin e Tiranës. Më 1985 kam kryer kursin pasuniversitar për këtë specialitet. Mësues dhe drejtor shkolle, pastaj inspektor, shef i arsimit të rrethit Pogradec, përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë Arsimore etj. Aktualisht mësues në shkollën e mesme të qytetit.
I martuar me tre fëmijë.
Jam dashuruar me letërsinë që në fillesë të karierës sime. Prej disa vitesh kam botuar tregime, ese dhe publiçistikë në shtypin periodik, një pjesë e të cilave u botuan në
Librin “Përthyerje“, viti 2007
Romani “ Pesha e kohës „ botuar në vitin 2008
Proza “ Bari i ujkut „ botuar në vitin 2009
Novela “ Ëndrrat kryqëzojnë kohën „ në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, botuar në vitin 2009.
Botime në shtypin letrar të Tiranës, revistën HAEMUS, Bukuresht, revistën The Eastern European Messenger Londër,  në faqet e internetit etj.






(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •