Cikël poetik nga Fadil Curri
| Wednesday, 11.18.2009, 07:20 PM |  

GRAMATIKË E PËRDHOSUR

Emrin e kam mbiemër
Yjet e përgjumur nuk po zhvishen nga plafi
Nuk po më miqësojnë me shpirtin e rrudhur
Bukuria e shëmtia martojnë jetën e vdekjen
Zana i uraton në zezonë
Do ta pagëzojë me emrin tim klonin e atënipit
Vaj halli për gjyshin që nuk ka kujt t’ia zë emrin!

Kur të na thonë të këndojmë marshin e Bukurisë së Tanushës
mbi urën e Shenjtë,
shtrenjtë do të këndojmë vajtimin e Rexhës,
sepse kështu korifeu mund të na e kishte mësuar
alfabetin me veriun siberian,
kur përrallës me acar ia kishte shtrembëruar gjuhën
ia kishte ngrirë dhëmbët para nëmosjes.
Kur misteri i vrasësit të kombit do të harrohet,
poetëve që sot i quani marroçë,
do të përpiqeni t‘u ngreni lapidarë,
por nuk do të guxojë kush ta bëjë këtë,
as do të guxojë të vizitojë atë.

Mbiemrin e kam përemër vetor në veten e parë
Unë jam personazh historik me fatin e tri pikave
Vështirë e kam të lakohem
As të zgjedhohem
me shumësin e njëjësuar
Sepse gramatikën ma kanë përdhosur
Natën e martesës në Bujë kur ranë
Me fqinjen lavire
Memece  kronike për dashuri.


MOSNI

Ju po më verboni përgjumshëm në mesditën me diell
Po më bëni syhapur si shtërg natën e bekuar për gjumë

Vërtet po kam neveri nga ushqimet që po na i bëni
Nuk di pse po u vie duhmë peshku baltik
Mos po e lagni miellin me ujë të njelmtë Egjeu
Ju e hëngrët poçen me m… të mjaltosur
Të këtillë doni të na qerasni edhe ne

Natën e Madhe të Ripagëzimit me formulë tjetërfare
Besoni, ky bios nuk i shkon për shtati jetës time

A e dini se në Puset e Nikës zotërinjtë përgjigjen para zotërave,
zotërat para Zotit
se kush e vrau Vdekjen gjatë varrimit pa Gjurmë.

Ju njoh që gëzofët ideologjikë i ndërroni edhe verës
E në dimër nuk ngopeni me borën e kuqe

Nuk jam fëmijë të më levërdisni me akullore
Ajo është e kremosur me shurrën e Lenës.

Mosni, ajo i bën intelektualët të bëhen vrastarë,
të vrasin vetëvrasjen e narkotizuar.

                                          
PUHIA E VETËLAZDRISË

Nuk po më lë të vdes
Fresku i bukurisë së morgut
Fjalët e pasosura
Që prehen paharrueshëm nga kronikanët

Të gjallë, nuk po më lini
Të gjykoj për ata e ti pyes
Jeni komb ose zomb,
ju të ndjerë

Gati edhe mua më dehu gjumi
Nga puhia e vetëlazdrisë

Ju të rriturit
Me vrazhdësinë miturake
Nuk po më leni të sajoj vargje
Për butësinë e fëmijëve madhorë

Nuk po më lenI
T’ua laj borxhin prindërve
Natën e Shëngjykimit
As t’ua jap huanë bijve

Më thanë se qenkam fjalëkryq
Me identitet të ngatërruar
Fillin nuk po ma gjejnë as mileniumet
Në kornizat e fjalisë së pashkruar

HANI I TË VERBËRVE

Ky vendbanim
Është Han ku hanë të verbërit
Me sy të dashuruar në rrënjë..

Ku pleqtë mëkatet e tyre
I lajnë cull-ak as-pak…

Ku intelektuali i “pavarur” për radion
Shkruan letra anonime për djallin e engjëllosur në faltore
Dhe kush nuk merr guxim të pyesë së paku veten:
Pse vegjëlia nuk guxon ta blejë në treg barin e ofruar
Që do t’ua shëronte sytë nga demofobia…

Ku qeni i Sharrit plak punën e tij e bën
Vetëm natën e madhe me dritë të vogël
Kur yjet pinë ujë te Puset e Nikës
Ndërsa zotërat përkulen para këmbëve ikacakë të zotërinjve
Megjithatë, zotërinjtë e zotërat shkrihen nga Zoti

Han i Elezit,
16.04.2004    

Për ZSH: Kalosh Çeliku

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •