Agron Sela
| Wednesday, 12.02.2009, 07:30 PM |  

Agron Sela
Agron Sela
Agron Sela lindi nё Dibёr mё 1960. Mbaron shkollёn e mesme nё vёndlindje. Si pjesёmarrёs i demonstratave studentore mё 1981 nё Prishtinё, detyrohet tё ndёrpresё studimet nё Fakultetin e Gjuhёs dhe Letёrsisё Shqipe. Emigron nё Gjermani, ku njihet dhe miqёsohet me Jusuf Gёrvallёn. Mё 1982 vendoset nё Itali dhe njё vit mё vonё emigron nё Amerikё, ku jeton edhe sot.

AGRON SELA

KËNGË NË HESHTJE

Dy fjalë në vend të parathënies

Nga R. Gjini

      Është një guxim i çartur prej poeti të vërtetë, të marrësh përsipër të shkruash poezi në një kohë si kjo e jona, ku letërsia, e sidomos ajo shqipe, po mbytet nga fryma e një bote komerciale dhe të egër, nga indiferenca dhe shpërfillja, që nganjëherë, për çudi, shkon gjer në tallje. Mirëpo, soj i poetëve, i atyre poetëve që e kanë krijimtarinë dhimbje dhe shqetësim, nuk jeton dot pa hedhur në letër, një ndenjë, një mendim pirat, një shqetësim njerëzor, apo një figurë, imazhi i së cilës, mund të të ngelet në mendje, mbase për gjithë jetën.
       Nga një soj i tillë është edhe poeti Agron Sela, poezitë e të cilit, të them të drejtën, i mora në dorë me një lloj skepticizmi, por, që më befasuan, që në vargjet e para.
       Unë nuk marr përsipër të bëj këtu komente të gjata, pasi poezia, madje arti në përgjithësi, gjykohet mbi bazën e eksperiencave individuale. Kështu, lexuesi i kualifikuar, ai lexues individual dhe jo kolektiv, që e pëlqen artin poetik, që e ndjen atë me shpirt dhe mendje, do të jetë në gjendje ta kuptojë se poezia e poetit Agron Sela, është në rrugë të mbarë. Ai do të kuptojë, që kjo landë poetike, nuk është mbrujtur, në një segment të shkurtër kohor, por është një varg i gjatë sprovash e përpjekjesh për ta gjetur e thënë fjalën e mençur, fjalën që di të prekë telat e shpirtit, kur “Tina Elegante”, edhe pse është një punëtore e thjeshtë, kalon pranë poetit duke ecur si një princeshë dhe kur ikën, bashkë me aromën e parfumit të saj, lë pas edhe poezinë.
       Edhe pse ky është volumi i pare poetik, që i shkon lexuesit në dorë, jam i bindur, që autori, ka shkruar ndoshta, qysh në rininë e tij të hershme, kur ka filluar të ndjejë e kuptojë, që jeta në përgjithësi, nuk është vetëm një nënë e dhembshur, por është edhe një njerkë e pa shpirt dhe se duhet jetuar duke ia shfletuar me gishta pejzat, duke e prekur me mollëza çdo ditë, duke ndjerë gjer në kockë vuajtjen dhe mungesat, duke provuar vetminë, mërzinë e thellë, çastet e gëzueshme dhe ato të hidhurat. Sepse, nuk ke si të mos i ndjesh në shpirt vargje si këto:  “Bora e fundit e lodhi qytetin. /Si një fustan i leckosur, i flakur tej,/ Njerëzit e shkelin rrugëve”(Bora e Fundit). Ose: “Edhe pse nata është e heshtun/ E qetë dhe pa zhurmë/ S’është paqe./ Një zë vibron tej, pejzave të errësirës/Nga ku rreket të shfaqet/Një agullim mëngjezi”.(Paqe). Ose: “Nga kuzhinat e fqinjëve/ Krimbat krimbin dheun/ Që të vjellë Atdheu”.(Krimbat)
       Pa marrë përsipër të bëj etiketime në lëndën poetike të Agronit, e them me plot bindje, që ka në këtë volum vargje të krahasueshme me ato të poetë ve më të mirë.
       Unë, sinqerisht e përgëzoj poetin A. Sela për vargjet e tij të bukura dhe shpresoj, që në ditët, që do vijnë, të kemi në dorë një spirale tjetër me poezi të tij, ndoshta edhe më të arrira.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •