Adem Zaplluzha
| Thursday, 12.31.2009, 04:45 PM |  

Adem Zaplluzha
Adem Zaplluzha
Adem Zaplluzha lindi në Prizren me 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë.

Një kohë punoi si mësues nëpër fshatra: Studenqan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Enregjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha fëmijërore. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revisten: “PIONERI”, me 1957.
Si i punësuar në Korporaten Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës formoi grupin letrar: “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja: “Ngjyra e kohës”, në të cilën u botua një numër i poezive të tij. Veç krijimeve që i publikoi në revistat për fëmijë botoi edhe nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.
Veprimtaria letrare u pasurua me shumë tituj që deri më tani ka të botuar këto libra:

“Puthjet”- poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1974
“Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
“Çamaroket e thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”, Prishtinë 1996.
“Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997
“Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë 2000.
“Ai vjen nesër”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu, Kastriot, 2007
“Lëtër nga Mërgimi”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu, Kastriot, 2007
“Lëtër nga Mërgimi 2”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu, Kastriot, 2007
„Udhëndarja“, poezi, „Qendra e Kulturës“, Klubi letrar „Fahri Fazliu, Kastriot, 2008
“Asgjë sikur molla” është libri më i ri.

Jeton në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në Klubin letrar: “Fahri Fazliu” në Kastriot.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •