Prend Buzhala
| Monday, 01.18.2010, 05:10 PM |  

Prend Buzhala
Prend Buzhala
Prend Buzhala u lind më 1 nëntor 1951 në Çabiq të Klinës. Filloren e kreu në Ujëmirë, gjimnazin në Klinë, fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. I ndoqi edhe studimet postdiplomike, po për shkak të burgosjes politike më 1982, iu ndërprenë nga regjimi i kohës, ashtu siç iu ndalua edhe botimi i shkrimeve  dhe e drejta e  punësimit.  
Shkrime letrare botoi prej vitit 1967. Shkruan poezi, prozë, kritika e studime letrare, publicistikë. Gjatë tri dekadave të fundit ishte i angazhuar në lëvizjet nacionale, politike e kulturore të kohës. Për këtë arsye, për dy dekada rresht u përndoq nga organet shtetërore të ish Jugosllavisë e sidomos nga ato serbe, kështu që gjatë viteve '90 të shekullit që e lamë pas, u arrestua e u keqtrajtua dhjetëra e dhjetëra herë nga milicia e paramilitarët serbianë. Për arrestimin e fundit të tij, lexo: http://www.kosova.com/arkivi1997/i980602c.htm. 
 Gjatë luftës së fundit në Kosovë, raportonte nga zonat e luftës për disa media. Punoi profesor i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme të Klinës (1976-1982, 1992-1996), drejtues i arsimit komunal të Klinës (1995-1999),  redaktor në gazetat “Fjala” (1990) e “Bashkimi” (1991) të Prishtinës, korrespondent i gazetave “Bujku” e “Rilindja” (1995-shkurt 2002), pastaj te “Epoka e re”, Radio Rilindja, “Express” i Prishtinës, redaktor i faqeve të kulturë në të përjavshmen “Focus” të Prishtinës (2006-2008). Punoi edhe zyrtar arsimi (2001-2003). Tash është drejtues i Bibliotekës Publike “Kongresi i Manastirit” në Klinë.  Ka qenë ndër themeluesit e themelues i disa revistave lokale të Klinës, si “Jehona e Dukajginit “ (vitet ’70 e këndej), “Ylli”, “Synimet”, “Tribuna”,  “Profili” etj.  Është redaktor e recensues i qindra botimeve në dy dekadat e fundit. 

Disa nga çmimet letrare e publicistike: 
Çmimi i gazetës “Rilindja” për gazetarin më të mirë të decenies gjatë viteve ’90, 12 shkurt 1999, 
Çmimi “Agim Ramadani”, në Takimet e Dom Mikelit, Stubëll, shtator 2008, për poezinë më të mirë, me titull “Nga ligjërimet e Nji Plake Ditën e Shën Premtes”, 
Çmimi ”Ora e Tahir Deskut” për veprën më të mirë, “Kode poetike të mbijetesës shpirtërore”, shtator 2009, Klinë, 
Çmimi “Fondi Akil Mark Koci”, për kontribut në kulturë e në krijimatrinë artistike, në Takimet e Dom Mikelit, Stubëll, shtator 2009. 

I. Veprat në poezi:
O Amë, o Amë, 1995.
Për kë bie këmbanë e re, 1998. 
Shtatë seanca pranë Apokalipsit, 1998. 

Prend Buzhala ne promovimin e vepres se Anton Nik Berishes, Prishtine 2008
Prend Buzhala ne promovimin e vepres se Anton Nik Berishes, Prishtine 2008
II. Kritika, studime monografike, vështrime:
Metafora e vendlindjes, 1999.
Përqasje estetike, 2000.
Ex libris - I, 2003.
Odeoni i fjalës, 2003. 
Shkrimtari pranë buzëqeshjes. Studim mono-grafik për letërsinë për fëmijë të Ali Huruglicës, 2005.
Muza e zemrës, 2006. 
Temë dhe tekst,- Shkup, 2006. 
Muza e Kujtesës, 2007.
Aty ku krizat i besohen engjëllit, (Ndërko-munikime estetike: arti - literatura – lufta), 2008. 
Res Publica e shkrimtarit, (Ese, trajtesa), 2008.
Kode poetike të mbijetesës shpirtërore/ Mbi romanet për të rritur të Anton Nikë Berishës, Argeta LMG, Tiranë, 2009. 
Gjenitivi i lirikës - poezia e Mirko Gashit, 2009. 

III. Roman: 
Moisiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë, 2003. 

IV. Publicistikë: 
Lartësimi i lirisë. Monografi për mësuesin dëshmor Ismet Rrahmani, 2002.

V. Përgartiti për shtyp: 
Testament letrar, Mendimi kritik për veprën e Ramadan Mehmetit, me komente,  Prishtinë 2008. 
Të kuvendosh nën shenjën e Euterpës, Intervista të Akil Mark Kocit dhënë mediave 1976-2008, Prishtinë 2009. 


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •