Besar Shkëmbi: Poezi nga cikli "Në zemër gurë kullash kishte'' (I)
| Sunday, 01.24.2010, 04:14 PM |  

Poezi patriotike

Nena ime ishte

1

Nena ime ishte
Nena kosovare
Linde e rrite e lumja
Nga Nena Dardane

Gji i dha Teuta 
Uje i dha Drini
Nuse shume e bukur
N’ shtepine e nje trimi

Ishte bije e Agrnit
e mese e Skendebeut
ne sofer i  mblidhte
gjithe burrat e dheut

Sofren ua shtronte 
me djath e bukevale
corapa te leshta
u conte ne male

Ishte ore e malit
Roje e bjeshkeve t’ larta
ishte bareshe e urte
hidhte fare ne brazda
 
2

Qante bashke me mua
Kur si foshnje qaja une
Ajo kurr nuk lodhej
Kur une e leja pa gjume

E kur une qeshja
Ajo lahej me gazin tim
Rruget m‘ ipraronte
Ditet m‘ i mbushte bekim

Bashke me shtatin tim
I rritej shpresa per jete
Ja po m’ rritet djali- thoshte
Do t‘ kem pleqeri te qete

3

U lind e u rrite n‘ kasolle
Jo n‘ vila n’pallate
Vet lindt e e ritte f‘ mije
N‘ djepa maje shpate

Nena ime ishte
Nena kosovare
Rend e rend tere diten
E nuk lodhej fare

Djepin lidhe ne shpine
Nena ime madhe
Ndimon burr’n e vet 
Ne ara n‘ livadhe


Kur burrin ia moren  n‘ burg
Vet punonte n‘ are
Here u printe qeve
E  here  hidhte fare

E kur kthehej n‘ bremje
trima i mbushej sh‘ pia
Kishte nga Prokupla
Kishte nga Shqiperia

Kishte nga Presheva
Kish nga Mali zi
Kish nga Ilirida
Nga Drenica djeme t’ ri
                                  
Sofren ua shtronte
Me djath e bukevale
Ishte nikoqire
Ishte dhe bujare

Ishte nikoqire
Ishte dhe bujare
Pritte e qitte miqe
Percillte djeme ne male

5

Kor ndonjeri  vritej
Nuk e qante kurre
Vdiqe i ri- i thoshte
Akoma pa u bere burre

Pa ta sjelle akoma
Nusen ne shtepi
Jo, jo, e fshine nena lotin
Veq i qete fli ti

Vdekjet sikur kjo
Nena nuk i qane
Lulekuqet e nenea
Vdesin per vatan

6

Kur shkau i hoshte
Se lindte shume femije
Per inati te tij
I lindte nje mije

Kur ia vriste njerin
Ajo bente tjetrin
Permbi pushke e thika
Thate dot se shihte djepin

S’ mund te shihte pushken
Varur ne baski
Ne krah do ta vente
Veq vellaii tij

Nuk vononte shume
E burrit I hinte n’ gji
Nga se deshirente t‘ parit
Emrin t‘ ia pertri

Toka dokrah pune
E kish nevoje vatani
Nga se dite per dite
Djemte ia hate mali

Bile nje here ndodhi
N‘ bark ia futen thiken
Femijen qe ia nxoren
Ne darke ia qiten

Ha i thane tash
He nenen shqiptare
Prap lind femije
 E djem co ne mali

Ha I thane tash
N’ fyt ia rrasen thiken
Jebenti Kosovo
je bemti Republiken

7

kur ia moren aren
e kur ia pren arren
kur ia kallen shtepine
kur ia moren kecin
kur ia more dhine
kur ia perdhunuan ciken
e kur ia prene vellan
kur n´bark ia futen thiken
kur rrehen e kur e shane

8

Ajo ishte dhe mesuese
Qjithnje na mesente
T‘ jem shembuj nder shoke
Gjithnje na k‘ shillonte

9

Nena ime ishte 
Amvise me e mira
Miserniken pjek nder sac
Bene the embelsira

Kur ben msh e lakra
Ere mbuchet shtepia
Dollmat i ben  t‘ mira
Ben edhe flija

Ben pite me maze
Lakror edhe tave
Per dite te flamurit
Ben edhe bakllave

10

Dhe pervec  amvises
Eshte dhe luftetare
Kra per kra luftonte
Me shoket ne male

T’ luftonte kucedra
Shendrrohej ne ore te malit
Prap sjpejt behej nene
Sise t‘ i japi djalit

Qumshtin e ka t‘ embel
Ashtu si e ka zemren
Lumi une i lumi
Cfare e kam nenen

Here ne Kosove
Here ne shqiperie
Here ne Bujanovc
 E Here ne Cameri

Here ne Drinice
Here ne Tetove
Here ne Reke te keqe
E here ne Kercove

11

Nena ime lumja
S’kish´´ shoqe vec vehten
Vella Ahmet Deline
Vella Azem Bejten

Vella Mic Sokolin
Vella Idriz Seferin
Vella Haxhi Zeken
Vella Ymer  Prizrenin

Vella Pashko Vasen
Vella e ka Naimin
Vella Faik Konicen
Vella Kristoforidhin

Vella Hasan  Prishtinen
Vella Azem Hajdarin
Vella Tahir Mehen
Vella Adem Jasharin

Edhe motra kishte
Nena ime plot
Noren e Kelmenit
Miter Daden Sho

Moter Marigonen
Moter Nene Terezen
Moter e ka Tringen
Moter e ka Xheven

12

Celes te  zemres ka
Dashurine e butesine
Deri sa eshte n‘ front
E ka egersine

Nena ime  ishte
Nena kosovare
Shamizeze po
ishte dhe krrenare

13

S‘ di t‘ shkruaj proze
S‘ di as poezi
Poe kur t’ shkruaj per ty
Qe t’ dyja i di

Fjalet me vijne vet
Edhe vet radhiten
Varg pas varu strofa
Dhe ne poem ngriten

Ne zemer gur kullash kishte

E sheh Tahirin
Ta vrame
Do ta vrasim edhe per se gjalli

Rubrika e Tij
Do te mbetet e zbrazet
Ne ditarin e shkolles

E sheh Skenderit
Po ia thejme eshtrat
Cope-cope do t´ia bejme gjymtyret
Gruaja do t´i bredhe rrugeve
Si Trashja

Minatorit do t´ia kallim djepin

Per Maxhinin mos kerko nuse
Per te s´do te bie lodra
Ate do ta tredhim
Veshket do tía prishim

Keshtu I thane nene shkurtes
Policet ne burg
Ate dite qe ia vrane djalin
Becarin e nenes
Mesuesin

Donin ta coptonin nje zemer plake
Donin ta plasnin nje zemer te plasur
Donin ta thyenin nje zemer nene

Por Ajo per inat
E forte ate dite qendronte
Me e forte se mizoria
Me e forte se egersia e tyre

Ne zemer gure kullash kishte

Po s´i ngjane Tahirit
M´i vrisni edhe keta
U tha nene Skurta
Dhe ngriti koken larte

Krenare se krismen e armes se Tij
E degjuan te gjith kullat
Te gjitha bjeshket
E degjuan Londra,Gjeneva e Parisi
E degjuan Moska e Berlini

E sa per Tahirin
Ai do te varroset,tha,se se ben
Ai eshte I te gjitheve
Shoket do ta varrosin
Kengetaret do t´i kendojne kenge
Poetet do t´i thurin vargje
Te mirit te nenes
Becarit te nenes

Dhe sa here t´i kujtoje Kosova
Zgjedhjet e para
Mbi varrin e Tij
Do te hidhen tufa lulesh te fresketa
U tha ata dite qeneve te Serbise
Nene Shkurta-burreresha

Atdheut

Hyra mes poetesh
te thur  ca vargje  per ty
desha te jene romantik
me dolen tragjedi
hyra mes kengetaresh
t´kendoj kenge per trimeri
nuk dita te kendoj
me dolen  komedi

Atehere i thash vetes
pse mundohesh kot kur nuk di
mjafton ta duash me zemer
mjafton ta kesh gjithmone ne gji
mjafton te vdesesh per te
kur k´te e kerkon nga ti

Emaneti i fundit

Ate dite qe m´percolle
m´the rruge e mbare mor bir
me the se do t´rrish zgjar prane dritares 
duke me pritur
duke me thirr

I shtrir ne spital
po t´shkruaj keta rreshta
jane castet e fundit
po me mbaron jeta

Se shpejti do kthehem
deren ma le hap
s´do kthem i gjalle
do kthehem n´sarkofag
emanent e fundit nga une
t´me mbulosh me bajrak

Bisede me nje deshmor ne diten e pavaresise

17 Shkurti dite e re
ti nuk je n´darsem me ne
s´jemi bashke per te festuar
kete dite te shenuar

per cfare dasrme e ke fjalen
e cfare dite te shenuar
mos per kete ne derdhem gjakun
mos per kete kemi luftuar

ne luftuam per bashkim
jo t ´na ndajne perseri
kesaj here per gjithmone
k´saj i thua ti liri

shoket tone luftetare
shkelen lehte mbi gjakun tone
u shendrruan n´liberale
duke na ndare pergjithmone

per nje nate u pasuruan
e se cajne koken fare
per femijet mbete jetima 
qe ne rruge shesin cigare

Ballperball luftam me shki
per nje flamur
e per nje Shqiperi

Kosoves

Sikur nata qe i merr driten henes
une marre drite nga drita jote
m´jep fuqi si gjiri nenes 
n´labirinthin e k´saj bote

Per gurbet ate dite qe u nisa
fjale mbreme rruge e mbare
shko kah t´shkosh more bir
me ke nene e te kam djale

Jeta vitet m´i gelltit
Larg teje pllakos n´vetmi
sikur teja m´ha gurbeti
gjalle me mban vetem ti

Shpresa vdes gjithmone e fundi
ti akoma djale me ke
vetem kjo po me jep jete
ti m´i fal dy metra dhe

Mesuesit

Kush me tha se te kane vra
Kush me tha se ti ke vdek
Genjeshtaret me genjejne
N´vargun tim jeton per jete

Se t´ka marre plumbi ne ball
Per liri ke vdek me thane
Konstandini pas shtate bjeshkeve
Motren shkon ta merre ne t´pan

Ka mbete zbrazur n´ditar t´shkolles
M´thane rubrika lendes tende
Genjeshtaret me genjejne
N´mendje t´nxenesve jeton ende

Nuk ka liri pa nje Shqiperi
Ti nje dite u pate thene
Genjeshtaret me genjejne
N´zemra tyre zuri vend

Edhe n´vargun tim u fut
T`i jap gjak e peshe ta con
Genjeshtaret me genjejne
T`i s´ke vdek ende jeton

Me lindi kjo toke

Me lindi kjo toke 
qe nuk blihet
qe nuk shitet
por qe fitohet me gjak

Me lindi kjo toke
mbjelle me eshtra
e ujit me gjak
ne djepin e saj me perkundi
e ninulla me kendoj
duke rritur t´imin shtat

Per here t´pare n´Dardane haperova
me plot shprese per ardhmeri
isha i vogel nuk kuptoja
sa shume vuante nen Serbi

Pa u bere akoma burr
e kuptova
nje histori me vete
ruante cdo gure

Me lindi kjo toke

Me lindi kjo toke 
qe nuk blihet
qe nuk shitet
por qe fitohet me gjak

Me lindi kjo toke
mbjelle me eshtra
e ujit me gjak
ne djepin e saj me perkundi
e ninulla me kendoj
duke rritur t´imin shtat

Per here t´pare n´Dardane haperova
me plot shprese per ardhmeri
isha i vogel nuk kuptoja
sa shume vuante nen Serbi

Pa u bere akoma burr
e kuptova
nje histori me vete
ruante cdo gure

Rexhep Qosjes

Floket e thinjur
Rrudha ne balle
Rrap i kapur per dhe fort
Shkruan e nuk ndal
Ne letrat shqiptare
Njeri shume i rralle

Me shpirt e me zemer
Njeri shume human
Kur ai flet e shkruan
Cdo fjale e tij  roman

Te mos shemben urat

Jepni mish e gjak
te mos shemben urat
Jepni mund e djerse
te mos shemben kullat

Ne ure 
u varros nje grua
ne ode
te ruhet ura u mesua

Gjirin jasht ja lane
te pije qumsht femija
jepni jete o trima
te mos vyshken kurr
dy lulet e mia
kulle guri Kosova
lulekuqe Shqiperia
per k´te u ndertua 
kulla dhe frengjia

Molla e sherrit

Ti dreq 
bir dreqi
shtrigan 
 bir shtrigani
bir kurve 
kurvari
 kopil 
sterkopil
 mbjelles i mollave t`sherit n´Ballkan
Lugat
shushunje qe fryhesh me gjak 

Mire e di
dhe kot mundohesh
Uren ta besh kufi
Lumin ta besh kufi

Ne ura 
ne kemi murosur nuse
dhe nuses i kemi lene gjirin jashte
qe te pijne qumshte femijet

E ata qe e pijne kete qumsht
rriten shpejt
behen dragoje 
Mic Sokola behen
Adem Jashara behen

Ata uren do ta bejne
Jo kufi
ure paqeje do ta bejne
qe lidhe njeriun me njeri

Ti kete e di
se te dy anet e Lumit jane te mijat
andej e kendej Ures  jane te mijat
dhe jo ti 
por une jam zoteri
ne keto troje 
qe mi la gjyshi e stergjyshi

Kur erdhe nga Karpatet
ti ma more Uren e Kullen
aren edhe kaun e zgjedhes ma more
me fute ne borgj
deri sa me detyrove
te shkoj kah jugu
kah Deti  

Por edhe kete e  di 
bile fort mire e di 
se ku ku eshte molla
jo molla e sherrit 
qe mbolle ti 
por Molla e kuqe
molla qe dikur ishte kufi

Atje
prap atje
do ta bejme kufirin 
jo te Ura
jo te Lumi

Ti qe mbolle mollen e  sherrit
do t`ia shohesh sherrin

Nje dite do te tkurresh 
do te  tkurresh  
ashtu si t´kurret gjarperi
sepse edhe ti gjarper je


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •