Besar Shkëmbi: Poezi nga cikli "Në zemër gurë kullash kishte'' (II)
| Sunday, 01.24.2010, 03:31 PM |  

Poezi kurbeti

Kose e ndryshkur ne tavan

Odes qe dikur priste miqe e dashamire
I vjen era myk

Abetares ne raftin e tejisurr
Iu kane zverdhur fletet

Oborrin e ka mbluar bari
Kosa eshte ndryshkur ne tavan

Mexhen nuk ka kush ta krasite
Sopata ka mmbetur e ngulur ne cungun e kalbur

Kaluan rembedhjete pranvera
Varret breg rruge pa u perterit me nje grushte dhe 
Shati ka mbetur ne vjet te ares

Fshateret kane hequr emrin tim
Nga lista e rendit te vades n ' katund
Ara e madhe eshte bere djerrine

Te dere e oborrit askush nuk therret
Askush nuk troket

Oxhaku nuk tymon
Eshte myllur dere e konakut

Duke pritur

Ne cepalle
lot i pa thare
buza dridhet
nuk thote dot nje fjale

Enderr shuar
shpirt zhuritur
zemer thyer
duke pritur

Dite humbur
i pa shprese
i harruar
larg Atdheut
s´dua te vdes

E gjelberta 
jo nuk hapet
rri stopuar fati im
amanet ata qe m´njohin
t´me varrosin n´fshatin tim

nje ditar nga jeta ime
kete tufe me poezi
dhe dy varre breg nje rruge
amanet femijeve t´mi

Nese s´duan t´me harrojne
nese dojne e nuk pritojne
keto shkrime t´i lexojne

Ne cdo shkrim
kam nje kujtim
e cdo varg
qe une e shkrova
ia kushtova 
Atdheut tim

Ecen

Ecen rrugeve t´botes
Ne kete dite me shi
Me duar ne xhepa
Koken mbushe merzi

Ndalem n´semafor
E nuk di kah t´shkoj
Gurbeti n´dhe te huaj
Jeten ma shkatrroj

Ndizet e gjelberta
N´tjetren ane kaloj
N`stacion te treni 
Kembet vet me cojne
Ndoshta mos do zoti
Ndonje mik takoj

Se bashku te shkojme
T´pime nje gote raki
Dua t´mbyt merzine
Mallin per shtepi

Ku ta shuaj flaken e etjes per ty Kosove

Ka vite qe dere shtepise nuk eshte hapur
E ara e madhe ka mbetur djerrine
Ku ta shuaj flaken e urise per ty Kosove

Mbi kulumni ka zere myshku
E bunari eshte rrafshur me toke
Ku ta shuaj flaken e etjes per ty Kosove

Qerdhine e madhe
E ka pre fqinji gjate luftes
E cungu i druve eshte kalbur n ' pborr
Ku ta shuaj faken e mallit per ty Kosove

Kur te vdes

Kur te vdes
te vdes nga malli duke qare
Atdheu im i dashur
Toke e premtuar
s´kerkoj shume nga ti
te ma hapesh deren
t´me merr ne gji
si femijen qe merr nena
me prano  si djal
 vec Ti m´i fal dy metra
dy metra DHE  per varr

Lotet s ' me teren ne cepalle

10 vite te tera sgpirti m ' eshte djegur
floket m ' jane thinjur 
rrudhahet e ballit thelluar
n ' kerkim te nje dallendysheje
si Shiroka n´Atedhe per ta cuar

se ajte ku u linda
buze rruges kam dy varre
nje shtepi te vogel
me poshte nje cope are
vashen qe hyri ne vargjet  e mia
n ' biblioteken e shtepise 
e lash nje ABETARE

Dhedallendyshen kur e gjeta
shqip e pershemdeta
edhe shqip i thash
nisu
shko
flutoro
kur te arrish atje
mbi guret e atyre varreve ndalo
t ' u thuash mos ngurro
sa me ka marre malli te shetis 

bregut te Bistrices
te kenacem me muziken e valeve te saj
ta ndjeje aromen a misernikes 
dhe me vesen e mengjesit syte e mi t ' i laj

vashes te m ' i thuash
floket e saj te derdhur mbi supe
ende me rijne perpara
nga s ' teret ne cepalla

Ate e porosita
Kur te kthehet perseri
Abetaren ne sqep e saj ta marre
keteu ta mesojen ALFABETIN
femijet e mi

Malli kerkon afri largesish

Malli kerkon afri largesisch
loti nuk teret ne qepalle 
Malli kerkon afri largesish

Malli kerkon afri largesisch
loti nuk teret ne qepalle 
nga pritja e zgjatur
buza e perveluar nga puthja
are e care nga etja

Vall do ta shuash zjarrin e Erosit?

Ti me je shume larg e dashur
puthjen ta dergoj me pushine e lehte te eres
ta shuaj etjen n buzet e tua

E di qe je hidheruar pse nuk vije 
bashke me eren ta dergoj perqafimin tim
shpresa gjithmone vdes e fundit

nga pritja e zgjatur
buza e perveluar nga puthja
are e care nga etja

Vall do ta shuash zjarrin e Erosit?

Ti me je shume larg e dashur
puthjen ta dergoj me pushine e lehte te eres
ta shuaj etjen n buzet e tua

E di qe je hidheruar pse nuk vije 
bashke me eren ta dergoj perqafimin tim
shpresa gjithmone vdes e fundit

Mos me kerko

Kur te zgjohesh ne mengjes
Mos me kerko ne oborr
Mos me kerko ne kopsht
Mos me kerko ne shkolle

Kur ta hani darken
Mos sill luge per mua
Pjaten time ne sofer
Lereni te zbrazur

Kur te pini cajin
Gotes sime mos i hidhni sheqer
edhe kur te flesh 
Mos kerko te futesh ne gjirin tim

Mua dhe Ty tani na ndajne kilometra
            
As mamin mos e trazo te lutem Beslinda
Asaj akoma I dhemb trupi nga “pendreket”
Akoma lekuren e ka te mavijosur

Mos Beslinda,mos
Ajo eshte e traumatizuar
ne koke akoma I sillen 
gjarperinjte e gjakut 

Mungesen time ajo e ndjene thelle ne shpirt
dhe vec Zoti e di kur 
e ndoshta edhe  kurr  me nuk do te kthehem
edhe ndoshta kurr me nuk do te shihemi

Andaj,Beslinda
cika jeme
Sadiku kosen le ta vare ne tra te shtepise
Shatin ne dege te kumbulles
E sopaten le ta ngule  thelle ne cungun e druve

Ara do te mbushet me bar te keq
me kaqa 
me therra 
me murriza

Dheu do te cahet nga mungesa e vades 

Mami akoma nuk e di se une jam ne Shqiperi
ne Shqiperine qe gjithmone e kam enderuuar ndryshe 
jo keshtu
jo ne kete menyre
jo keshtu si eshte

Ne enderrat e mia 
Ajo gjithmone ka qene vendi me I bukur
me romantiku
vendi me I dashur ne bote
por e bashkuar 
jo keshtu e ndare ne pese shtete

Ne valixhen e plackave mora me vehte

Ne valxhen e plackave mora me vehte
Te gjitha ato pranvera
te ftohta
te acarta
pa diell

pranvera te ulura me gjak

Ne valixhen e plackavmora me vehte
Te gjitha ato pranvera
Pa cicerrima
Pa lule
Pa gjelbrim

Blerimi ishte zverdhur 
si fletet e librit 
ne raftin e oxhakut

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha rruget 
e rrugicat e fshatit
Simfonine e valve te bistrices
Oshtimen e ujit 
qe binte me rrembim
Neper lugjet e kalbura
Mora zhurmen e moknes
Qe kotsekoti rrahte 
guret e mullirit

Mullisine e vrane para dere
Uria metode e persosur sllave

Ne valixhen e plackave mora me vete
nje grusht dhe lagur 
me gjakun e Tahirit
me lotet e nene Shkurtes
burrereshes
me lotet e moter Gales
sokoleshes

qe kot pret 
t´i hapet dere e oborrit
nga vellai i motres
mesuesit

Ne valixhen e plackave mora me vete

Melodine e embel te kavallit
Kengen e bariut qe i kendonte vashes se tij
flokete derdhur permbi supet e vshes
qe hyri ne vargjet e mia
Nje kenge t‘ kenduar n‘ cifteli
Nje peisazh nga bistrica
Dhe nje abetar te lagur me lotin e femijes
e futa thelle ne gji

Mora femijerine time

Ne valixhen e plackave mora me vehte
Shkallet e Teatrit te 
Prishtines
Binen ku luhej
Mahatma Gandi
Hamleti
Ku luhej Sokrati

Ne valixhen e plackave 
mora me vehte
Qetesine e sallave te leximit
Terasen e Boro e Ramizit
Bashk me te gjithe 
te dashuruarit
Mora gjithe korzon
Mora zhurmen e lugeve e piatave
ne menzen e studentave
Bisedat ilegale ne dhomen nr.7
Ne Konviktin nr.3

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Me klasa te zbarazura
Pa mesues
Pa nxenes

Atyre ua kishin vrare buzeqeshien
shkolles i kishin vere dryrin
gjarperinjte e gjakut

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Kur cdo te premte ,,presidenti“
Ma cante koken me konferenca te thata shtypi
E stacionet e autobuzeve
Ishin shendrruar ne lendina lotesh

Jemi shprendare si zogjet e qyqes

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Kur ,,presidenti “ shperblehej me cmime te larta
e thithte para te majme nga Europa
per gandizmin
per durimin tone

Buzeqeshja buzeqeshje kurvash

Ne valixhen e plackave mora me vete
Te gjitha ato pranvera
Kur Kosova u shendrua ne teater
Ku luhej cdo rol
Ku luhej tragjedi e komedi bashke

Europes i pelqente ky teater i madh
ky teater e quajtur Kosove
Ky laborator ku eksprimentohej
 me njerze e jo me minje

Eksperimentohej sistemi yne nervor

Ne valixhen e plackave mora me vehte
te gjitha ato pranvera
kur koken e mbaja nen sqetulle si kungull
pa ditur se si do te perfundoje
do ta hanin gjarperinjte e zi
apo do ta hante vehten rrugeve te Evrope

Kujtimet
mezine
e vetmine
I mora per dore dhe u nisa
per ku s´duhej te nisesha
prej ku ndoshta s´do te kthehem me kurre

Zoti mos e shkrofte

U nisa dhe ne valigjen e plackave
I mora te gjithat
dhe me te gjithat do te bashkudhetojme
do t´i barte me vehte ashtu si e barte lekuren time
dhe bashke me to ne fund
do te ngujohem edhe ne sarkofag

Nenes

Ti qaje bashke me mua
kur si foshnje qaja une
kurre nuk lodheshe
kur une te leja pa gjume

Kur une qeshja
ti laheshe me gazin tim
rruget m´i paraoje
ditet i mbushje me bekim

Bashke me shtatin tim
te rritej shpresa per jete
ja po me rritet djali, thoje
do t ' kam pleqeri te qete

Por qe do qe fati
larg, shume larg me treti
bash si teja drurin
po me ha gurbeti

Ti vdiqe pa te pare
dhe kjo po me mbyte
me fal per te gjitha
te lutet biri yt

Rruga e pa kthim

Strajcen e gurbetcarit
nga babi trashegova
si duket dhe im bir
do t´shkoje gjurmeve tona

Se di ku do te ndalet
n´Europe a n`Azi
ne Token e premtuar
a n´Australi

Percjell brez pas brezi
kjo strajce e mallkuar
gjate gjithe historise
mbi ne ka renduar

Nga se kurva plake
kurre s´na ka perkedhele
pa u thare akoma
tjetren plage ka cele

Kur me pushtoje serbi
mbylli sy e veshe
edhe pse e thirra
kurre nuk m´u pergjegj

Edhe pse nje djale
ma kalbi ne burg
edhe pse vajzen
keq ma perdhunoje
edhe pse nuses nje femije
nga barku ia nxori
edhe pse shtepine 
fare ma shkreteroje

Edhe pse na dogji
me robe e femije
Bjeshket e Kelmendit
ia dha Malit t´Zi

Dardanen e vjeter
ia dha Serbise
Iliriden maqedonit
Camerine Grecise

Andaj m´u deshte t´nisem
n´rrugen e pa kthim
me pak te ha buke
e me shume pelin

Me pak te pij uj
e me shume t´pij lote
nuk di ku t´gjej prehje
vec te i madhi Zot

Sa me merr malli

Sa me merer malli per Kosoven
per fushen e lulezuar
per bjeshket e larta
Drinin e kulluar

Sa me merr malli per femijet
sa me merr malli per grua
per valet e bistrices
me digjet shpirti mua

shkruar ne Shqiperi-1992

Sadiku prap do te na bashkoje

Bregut te bistrices
zemrat na rrihnin me shpejtesi
T ishe ne Mua 
Une isha ne ty

Beme dasme te madhe
ate dite qe u martuam
8 vjet martese
t´lumtur i kaluam
si dy zogje te vegjel
si dy lule Prilli

Por kjo lumturi nuk zgjati
se serbin kishim ne shtepi
Une u desh te iken
Ti te mbeteshe aty

Atdheu na thirri
t´bejme zgjdhje per Parlament te ri
u desh te vdes Tahiri
Une te iken ne Shqiperi

Por Ti mos u merzit
se serbi do ta psoje
Sadiku biri yne
 prap do t´na bashkoje

Sot e mot

Une ta fal shikimin
Ti me shikon

Un eta fal perqafimin
Ti me perqafon

Une ta fal forcen 
ti me shterngon

une ta fal pik`n  e veses
ti syte mi pastron

Une ta fale cicerrimen e zogut
Ti e degjon

Une ta fale pagjumesine
Ti me zgjon

Un eta fale lotin
Nese n`zemer  t´pikon

Une ta fal vetmine 
Ti e provon

Une ta fal vajin 
Ti me vajton Sot e mot

Une ta fal shikimin
Ti me shikon

Un eta fal perqafimin
Ti me perqafon

Une ta fal forcen 
ti me shterngon

une ta fal pik`n  e veses
ti syte mi pastron

Une ta fale cicerrimen e zogut
Ti e degjon

Une ta fale pagjumesine
Ti me zgjon

Un eta fale lotin
Nese n`zemer  t´pikon

Une ta fal vetmine 
Ti e provon

Une ta fal vajin 
Ti me vajton

Une ta fal vargun 
Ti e lexon

T´I fal shpirt e zemer 
Nese ti i don

Zemra zemren e therret
Ka hap dyert po te pret 
Mos vono eja me vrap
Sa s´jane mbyllur dyert prap

Se n´kete bote
E n´tjetren bote 
Bashke do jemi
Sot e mot
Sot e mot

Sot e mot

Une ta fal shikimin
Ti me shikon

Un eta fal perqafimin
Ti me perqafon

Une ta fal forcen 
ti me shterngon

une ta fal pik`n  e veses
ti syte mi pastron

Une ta fale cicerrimen e zogut
Ti e degjon

Une ta fale pagjumesine
Ti me zgjon

Un eta fale lotin
Nese n`zemer  t´pikon

Une ta fal vetmine 
Ti e provon

Une ta fal vajin 
Ti me vajton

Une ta fal vargun 
Ti e lexon

T´I fal shpirt e zemer 
Nese ti i don

Zemra zemren e therret
Ka hap dyert po te pret 
Mos vono eja me vrap
Sa s´jane mbyllur dyert prap

Se n´kete bote
E n´tjetren bote 
Bashke do jemi
Sot e mot
Sot e mot

Sot e mot

Une ta fal shikimin
Ti me shikon

Un eta fal perqafimin
Ti me perqafon

Une ta fal forcen 
ti me shterngon

une ta fal pik`n  e veses
ti syte mi pastron

Une ta fale cicerrimen e zogut
Ti e degjon

Une ta fale pagjumesine
Ti me zgjon

Un eta fale lotin
Nese n`zemer  t´pikon

Une ta fal vetmine 
Ti e provon

Une ta fal vajin 
Ti me vajton

Une ta fal vargun 
Ti e lexon

T´I fal shpirt e zemer 
Nese ti i don

Zemra zemren e therret
Ka hap dyert po te pret 
Mos vono eja me vrap
Sa s´jane mbyllur dyert prap

Se n´kete bote
E n´tjetren bote 
Bashke do jemi
Sot e mot
Sot e mot

Sot e mot

Une ta fal shikimin
Ti me shikon

Un eta fal perqafimin
Ti me perqafon

Une ta fal forcen 
ti me shterngon

une ta fal pik`n  e veses
ti syte mi pastron

Une ta fale cicerrimen e zogut
Ti e degjon

Une ta fale pagjumesine
Ti me zgjon

Un eta fale lotin
Nese n`zemer  t´pikon

Une ta fal vetmine 
Ti e provon

Une ta fal vajin 
Ti me vajton

Une ta fal vargun 
Ti e lexon

T´I fal shpirt e zemer 
Nese ti i don

Zemra zemren e therret
Ka hap dyert po te pret 
Mos vono eja me vrap
Sa s´jane mbyllur dyert prap

Se n´kete bote
E n´tjetren bote 
Bashke do jemi
Sot e mot
Sot e mot

Une ta fal vargun 
Ti e lexon

T´I fal shpirt e zemer 
Nese ti i don

Zemra zemren e therret
Ka hap dyert po te pret 
Mos vono eja me vrap
Sa s´jane mbyllur dyert prap

Se n´kete bote
E n´tjetren bote 
Bashke do jemi
Sot e mot
Sot e mot

Une azilanti me kundennummer 1244

Sofra plot
nuk me hahet
gjelles i mungon shija

Prane kroit
i ectuar
ne gurin ku del uji shkruan
"Kein Trinkwasser"

Qajit i kam hedhur mjaft natren
prap me vjen pelin

Kopshti plot me lule
nuk dehem nga aroma

Te dashuren per bri
nuk jam me te

Raina shkon vale vale 
nuk e degjoj simfonine e tyre

Shetis neper pyell
nuk ka hije

Pika e shiut ma ndjellin gjumin
une nuk fle 

Dielli te djege lekuren
mua azilantin me Kundennummer 1244
nuk me ngroh dot

Une kam vendose te kthehem

Mbylle syte
Ti  me del perpara
Si engjellushe fluturon ne qiellin e paster
Kaltersi

Mbylle syte
Ti me del perpara
Si ere e ngohte jugu
Lundron mbi detin e hapur
Muzike e valeve
Ngrohtesi

Mbylle syte 
Ti me del perpara
Ne kopshtin e pa fund
Dashuri

Une rrugeve te Europes 
Nuk djehem mire
Vetmi

Ne pasqyre shikoje
Floket e zbardhura

Gurbeti geltit vitet
Rinia shenderrohet ne pleqeri

Teja ha kohen 
Si drurin

Ajo nuk ndalet
Nuk kapet
Megjithese  vone
Shume vone
Une kam vendose te kthehem atje
Ku simfoni e valeve te bistrices
Percillte puthjen tone te pare
kur rrezet e henes lemonin floket e tua
Derdhur si mendafsh mbi supe

Une kam vendos te kthehem  atje
Ku lulet do te na perqafojne
E  ne do tua thithim
 Aromen 
Nektarin

Une kam vendose te kthehem atje 
ku  syte i lanim me vesen e mengjesit
 atje ku pergjithmone do te  te kam prane
E do te jetojme pergjithmone bashke

Ti do te ma falesh
Kaltersine
Ngohtesine
Dashurine


(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •