Besar Shkembi alias Ramadan Ademaj
| Sunday, 01.24.2010, 04:30 PM |  

Besar Shkëmbi
Besar Shkëmbi
Besar Shkëmbi alias Ramadan Ademaj, u lind më 30.03.1958 në Leshan, Pejë.
Shkollën fillore e mbaroi në Glavicicë, tani Shën Gjon.
Shkollën e Mesme në gjimnazin ''11 Maji'' në Pejë.
U diplomua në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi e Gjuhë Shqipe.
Me shkrime ka filluar të merret që në bankat e shkollës fillore.
Ishte anëtar i disa klubeve letrare, anëtar kryesie dhe anëtar i këshillit artistik në SHKA ''Haxhi Zeka'' në Leshan.
Disa nga shkrimet e tij gjenden në shtypin e Kosovës, sidomos te ''Zëri i Rinisë'' i asaj kohe.
Mori pjesë në demonstratat e 11 e 23 Marsit, 1, 2 e 3 Prillit të vitit 1981.
Për këtë u shpërblye me Përjashtim nga LKJ, (ku pa njohurinë e tij organizata e kishte pranuar) dhe largim nga konvikti i  studentëve.
Pas kësaj mori pjesë në të gjitha aktivitetet e degës dhe Universitetit. Më pas aktivitetin e ka vazhduar në BL të Leshanit.
Aty ishte kryetar rinie e më pas edhe anëtar e kryetar i BL ku gravitonin 5 fshatra.
Ishte deleguar nga BL në komitetin komunal të Pejës në organizatën rinore - organizator i kundërshtimit të kushtetutës serbosllave.
Bëri regjistrimin dhe deklaratën e pavarësisë në lagjen e tij dhe për këtë i'u desh të largohej një muaj nga shtëpia sepse stacioni i policisë në Kliqinë i kishtë rënë në gjurmë.
Në zgjedhjet e para për parlamentin e parë shumë partiak u zgjodh anëtar komisioni. 
2 netë më vonë, pasi u numëruan votot, z. Shkëmbi tregon:
''...dolem nga shtepia e bashkefshatarit tim Mustafe Haradinit, arsimtar ne fshatin Zahac, pas ndarjes me bashkepjesemarresit 
mbetem vetem une dhe i madhi,deshmori , dhe sipas Zekerja Canes,ushtar i pare i UCK-se,
Tahir Lushe Berisha.Meqe ne kishim shtepite me larg se te tjeret na duhej te benim edhe nje cope rruge.
50 m.pa arritur te shtepi e tij biem ne prite te policise serboslave me te ciler zhvilluam nje lufte te ashper me crast vrame dhe plagosem nje tjeter police serb.mjerisht ne ate lufte mbeti edhe fqinji dhe zevendesi im , 23 vjecari , Tahir Lush Berisha.I plagosuri qe e dija se edhe ai ka mbetur i vdekur,ka zbazur  ne mua 3 karikatore.Fati me shpetoj.
Pas qendrimit tim 6 javor neper familje te aferta kalova ne Shqiperi ku qendrova 17 dite.
Per largimin tim ka merite Ahmet mula i cili me lidhi me nendegen e LDK -se Raushiqit.
Kete largim e organizoi Brahim Bucolli kryetar,i cili bashke me percjellesin dhe dy te tjere erdhen me mua deri ne Shqiperi.
Nga Shqiperia me ndihmen e Policise se qytetit Rijeka te Kroacise kalova ne Rijeka ku qendrojne  me banim te perhershem 3 vllezerit  e mi,qe te tre ushtare ne luften e Kroacise kunder Serbise.
Policia e ketij qyteti me ndihmoi edhe ne bashkimin me gruan dhe 2 femijet te cilet te kishin hequr te zite e ullirit.Edhe pas tre muajsh a me shume shiheshin shenjat ne trupin e saj, ndersa femijet ishin te traumatizuar.
Po me ndihmen e kesaj policie dhe te LDK ne Rijeka me 1 Tetor erdha ne Gjermani.Tani kam statusin umbefristet po jam  edhe qytetar i vendlindje sime.Posedoj edhe dokumentin e "shtetit" tim.
E futa ne thonjeza shtetit sepse Kosova akoma nuk eshte shtet dhe me kete vetem se mashtrohemi.

Bota na ndihmoj por edhe ne ndau, tash pergjithmone dhe nga nje komb u beme, shqiptare e kosovare.

Qendrimi im per kete shihet ne vjershen "Bisede me nje deshmor ne diten e pavaresise" 
dhe "Dua te jam Migjen i ri"


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •