Eroll Veliu: Fabula nga Libri "Njeriu dhe bota që s'flet"
| Wednesday, 02.10.2010, 04:21 PM |  

PADREJTËSIA
 
Një ditë mbreti urdhëroi që ta ekzekutonin me varje një njeri të pafajshëm. I dënuari e shikoi me urtësi e i tha:
  -Or mbret, mos i kërko vetes mjerimin për shkak të inatit dhe zemërimit që e derrdhe mbi mua, sepse d5nimi mbi mua kryhet pë një çast, por mëkati për pafajësi mbetet përgjithmonë në ty.
 
PIKËLLIMI I FIJES SË BARIT
 
Një herë një njeri vërejti një tufë trëndafilash të lidhura me një fije bari. Ai me zemërim tha prerazi:
  -Çka kërkon kjo bimë e pavlerë që është futur në mesin e trëndafilave.
    Kullosa u pikëllua. Ajo duke dënesur tha:
  -Hesht or i marrë. Edhe nëse s'kam bukuri, ngjyrë dhe erë, nuk jam bari nga kopshtet e tyre. Unë jam rob i Krijuesit tim, i ushqyer nga mirësia e tij. I mjerë ai që kokën e kthen nga kjo derë, sepse tjetër as që do të gjej.
 
MË KOT
 
   Një ditë bisedonin dy deputetë.
  -E di, thotë njëri.- Erdha në përfundim se gomari është me të vërtetë shoku më imirë i njeriut.
  -Më kot, me të nuk mund të futesh në parlament!
 
RROFTË GOMARIA
 
   Mbi yje lëshohej dielli i kuqërremtë. Drita e praruar drdhej ndërmjet drunjëve dhe mbi tokë vizatonte vija laramane. Ndjehej era e freskët e barit të malit.
   Në livadh po kulloste një gomar dhe dukej se ishte tepër i mërzitur. Dikur tha:
  -Unë i mjeri, jam gomar dhe nuk kam menduar kurr të bëhem njeri, por habitem përse disa njerëz dëshirojnë me çdo kusht të bëhen gomar... 
 
GOMARI DEPUTET
 
   Një ditë kërriçët propozuan që gomari të vinte kandidaturën për depuet, pasi që ai ishte më i mençuri ndër gomerët.
   Gomari me kënaqësi u tha:
  -Dëshiroj më mirë të pëllas si pallua në luadh, se sa të fle në parlament...
 
PESHKAQENI DHE PESHKU
 
   Një herë peshkaqeni ndiqte një peshk të imët. Ai me manevrime të shpejta kridhej në vende ku s'mundej të futej peshkaqeni.
   Një ditë prej ditësh peshku harroi rrezikun që i kanosej dhe doli në gjueti, pasi i sekretonte stomaku. Rastisi në një krimb që e kishte humbur torruan e peshku saora e kollofiti të mjerin. Në çast pas shpine ia behu peshkaqeni, dhe me një buzëqeshje cinike ia ktheu:
  -E përlave krimbin? Të bëftë mirë! Por, ja që tani miku im mor trim, unë të kollofis ty me të gjithë krimbin.   


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •