Agron Shele
| Sunday, 02.21.2010, 01:48 AM |  

Agron Shele
Agron Shele
Agron Shele është Sekretar i Pergjithshem i Lidhjes Nderkombetare te Poetve dhe Shkrimtareve  “Pegasi”  Albania ,Nën/Kryetari i Përgjithshëm i Lidhjes “Pegasi”, Kryetari i Degës Përmet, ,anëtar i Lidhjes së Globit “WPS”,pjesmarrës në Kongresin e Lidhjes Shkrimtarëve të Botës,Athinë 2007,pjesmarrësi i Mitingut Poezisë (Gjakovë/Kosovë),pjesmarres i Takimit poetik Shkup (Maqedoni) 2009 dhe organizator i Simpoziumit Nderkombetar “Muza poetike Peagasi 2009” .
 
      Agron Shele, ka lindur më 07.10.1972 në fshatin Leskaj,Krahina Maleshove,Rrethi Permet. Pas mbarimit të shkollës së mesme, vijoi studimet e larta dhe u diplomua në Tiranë. Më pas ka kryer studimet pasuniversitare për gjuhën angleze, informatikë, mbrojtje mjedisi dhe strategji e pergjithshme. Iu dedikua poezisë që në moshë të hershme. Është autor i romaneve “Hapat e Klarës”, “Përtej perdes gri” dhe “Imazhi i rremë”, botime të shtëpisë botuese “Marin Barleti” Tiranë. Është Nen/Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Pegasi”Albania, me qendër  në Gjirokastër dhe  Kryetar i Degës së kësaj Lidhjeje në Përmet. Po kështu  Kryetar i Shoqatës: “Rinia dhe fëmijët” dhe i shoqatës “Mjedisi në komunitet”. Agroni është Anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkohorë (W.P.S), pjesëmarrës  i nderuar në Kongresin Ndërkombëtar të zhvilluar Athinë në vitin 2007, ku përfaqësoi Lidhjen e Krijuesve “Pegasi” Albania.Veprimtaria e tij shkrimore po prezantohet në të gjithë simotrat e Lidhjes Pegasi”. Ai gjithashtu është bashkëautor në Antologjinë poetike “Korsi e hapur”1 me autorë të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” dhe të tjerë, botuar në mars të vitit 2008, ku janë përfshirë rreth 270 autorë shqiptarë dhe nga Bota. Ai po jep një kontribut të madh në fushën e letërsisë, jo vetëm në Përmet, ku është aktualisht edhe Drejtor i Qendrën Kulturore.

Veprat e botuara:

1.     Hapat e Klarës, “Steps of Clara” (roman)
2.     Përtej perdes gri “Behind the grey curtains” (roman),
( çmimi I i Lidhjes Pegasi viti 2005,dhe vleresim me medalje nga Kongresi Lidhjes Poeteve dhe Shkrimtareve Nderkombetare,Salamine 2007)
3.     Imazh i rremë   “False images” (roman) ( çmimi I i Lidhjes Pegasi viti 2008)
4.     Pasazh i pafaj “Innocent passage” (poezí) përkthyer Greqisht (revista Qeleno),Italisht (revista Artista a Confronto) dhe anglisht
5.     Antolgjisë poetike /Korsi e hapur (Bashkëautor)

Vëllimi “Pasazh pa faj” është vëllimi i tij i parë poetik, por janë botuar në disa vende poezi të tij, të cilat kanë tërhequr vëmendjen.
Është fitues i çmimit të parë në konkursin”PEGASI 2006” (roman)
Është fitues i çmimit të parë në konkursin “Pegasi 2008”    (roman)


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •