Fadil Bekteshi
| Friday, 02.26.2010, 09:58 PM |  

Fadil Bekteshi lindi më 23 mars 1955 nё fshatin Muhoc të komunës së Bujanocit në Kosovën Lindore. Familja e tij në vitin 1960 u shpërngul nga ky fshat dhe u vendos në fshatin Llopat të komunës së Kumanovës, në IRJ tё Maqedonisё. Mёsimet e para i mori nё sh. f. “Jeta e Re” nё fshatin Sllupçan, pastaj shkollën fillore e kreu në Llopat dhe Kumanovë, të mesmen në Kumanovë. Ndërsa, Fakultetin filologjik, Dega për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe e kreu në Prishtinë, nё vitin 1979. Punoi në Televizionin e Prishtinës në redaksinë për fëmijë, e pastaj në Shkup si lektor në revistat për fëmijë. U pёrjashtua nga puna, i etiketuar si “armik i shoqёrisё”, si pasojё e ndjekjes permamente nga UDB-ja, iu montua procesi gjuqёsor nё Shkup nga prokurorё gjakpirёs ushtarak dhe u dёnua me 2,5 vjet burg, tё cilin e vuajti  nё burgun famёkeq tё Idrizovёs (IRJ e Maqedonisё) nё vitet 1984 – 1986.
             Hovin mё tё vrullshёm letrar e publicistik ia ndёrpreu mё 1981 dora e zgjatur e UDB-sё nё redaksinё e gazetёs “Flaka e vёllazёrimit”, kur iu botua libri i parё (tregime pёr fёmijё) “Baloni”, por pas njё muaji botimi, ende pa dalё nga depoja e kёsaj redaksie, edhe libri iu anatemua, u pёrndoq si vetё autori dhe nuk u lejua tё lexohet dhe tё vlerёsohet nga lexuesit. Mё pastaj pёr nёntё vjet me radhё e kishte tё ndaluar me dekret tё policёsё letrare botimin nёpёr revista letrare e gazeta shkrimet e tija letrare – publicistike, kurse pёr tё botuar ndonjё libёr tё ri, autori as qё mund tё ёndёrronte nё atё kohё.                   
               Mё 1991 arriti disi tё punёsohet nё redaksinё e gazetёs “Flaka e vёllazёrimit”, ku konkuroi pёr tё ushtruar detyrёn e gazetarit nё rubrikёn e kulturёs, porse u hodh, pa dёshirёn e tij, nё detyrёn e punёs sё lektorit qё tё neutralizohej me çdo kusht dhe,  qё tё mos mjaftonte kjo, redaksia nё fjalё e kushtёzoi me punё “provuese”, pёr ta suspenduar pas gjashtё muajsh me etiketat mё tё paskrupullta dhe kriminale si “i rrezikshёm” pёr kolektivin e redaksisё!... Ndёrkaq pas pesё muajsh, u rikthye nё punё me rrugё gjuqёsore dhe prapё ushtroi detyrёn e lektorit nё kёtё gazetё tё pёrditshme.                             
                Fadil Bekteshi qe edhe kryeredaktor i revistёs “Doruntina”, revista e parё e pavarur ndёr shqiptarёt nё IRJ tё Maqedonisё. Gjithashtu, ishte edhe kryetar i Klubit tё Shkrimtarёve tё Kumanovёs: “Jehona e Karadakut”. Iku nga mesi ynё papritmas, mё 30 maj 1998 nё katundin Llopat tё komunёs sё Kumanovёs.    
          Fadil Bekteshi pas vetes la kёto vepra letrare: Baloni - tregime (1981),  Udhëtim nëpër skëterrë - reportazhe letrare (1993), Na ishte njëherë një gjeneral - publicistikë (1995), Filxhan i dashurisë - poezi (1995) dhe Dashni qyqare - përzgjedhje poetike (2001).  
             Letёrsia shqipe edhe sot e kёsaj dite e ndjen shpraztёsinё qё e la papritmas autori nё luftёn me penё. Pena e tij prej kaçaku sa qe gjallё pa mёshirё i goditi Rrospitё Meshkuj. Librat e tij edhe sot u shtinё frikёn dhe tmerrin kulturofagёve qё janё strukur nёpёr redaksi, kabinete e parti politike duke dhёnё shpirt. Vargu i tij fshikulloi dhe goditi pёr vdekje. 
             Zёri i kryengritёsve e ngriti nga varri...


Pёr ZSH: Kalosh Çeliku

(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •