Cikël poetik nga Fadil Bekteshi
| Friday, 02.26.2010, 09:44 PM |  

DASHNI QYQARE

Ç’paske qenë Dashni Qyqare! Lozonjare n’flirte
                              t’praptisë n’këtë jetë
N’Pusi Tasjani Donzhuanë t’Kasabas t’shkëlqen
                              me t’rrejshme Bukuri:
N’ca lotë ngashërimi nëpër tel ndërgjegje e Dashnisë
                             t’u ngrit përpjetë
Prap shkove te Hoxha s’kurseve pagove t’ varrosesh
                                     Moj n’Hajmali!...


STACIONI I AUTOBUSAVE
             NЁ SHKUP

Nga peroni 12 autobusёt vijnё e shkojnё
N’Kosovё,
Me shkumё birrё tё pres, Zera-i pёrlotur
Pёrkarshi;
M’ёshtё kёputur njri krah – dora m’u ka tha,
Si njё damlla m’ka ra ndarja nga Ti, Zera!
                                                          Zera!

23 shtator 1993, Shkup


CUCA JONЁ DORUNTINЁ

Njё fёmijё, moj, ma le jetim
Cucёn tonё Doruntinё!

Si do ta rrit. Moj, pa Ty,
Kur m’thave Dorё – Fuqi!?
Doruntinё dhe imja Dashni,
S’tё mjaftuan nё jetё Ty?!?

P. S.
Sot, ditёhёnё, po vajton shi
Tё kujtova – jam me ty!
Nё prehёr na paqtove Ti
Shpirto me pёrkёdheli!

Ndanё Vardarit,
7 shkurt 1994, Shkup


DASHNINDARJEVAJ

E piklluar Ti s’po m’pritje mё kur trokita
n’kapixhik
Seç ma zuri krejt sevdanё buzё e syrit yt
n’dritare!
Natёn kur t’erdha ty moj t’pёrshkova si Tel
Elektrik,
Seç u drodhe nё befasi haj! E dashnisё sonё
shtatmadhe!

P.s.

Tash porsi Fёmija lёnё pasdore pёrplasem

E zhgrehem e qaj,
Po m’dridhet buza, moj, tё Dua e t’Urrej me

T’shkretin Vaj!

16 shkurt 1994, Shkup


NDЁRGJEGJE E VRARЁ
( me motive popullore )

Në i paske thënë oh dikuj se kur të t’shoh mos t’shikoj
                                          më me sy
E the nga inati a kaprici a nga Ndërgjegje e vrarë
                                         Dashnie moj Ti?
Kot ike n’Azil nga piskamë e Ndarjes dhe Vetja
                                         S’do kesh ikje dot
S’ma linde Fëmijën e Dashnisë n’amësi do ta kesh peng
                                         Sot e Mot!

5 Mars 1994, Shkup


DO TA FALJA DHE TRADHTINЁ

Do ta falja dhe Tradhtinë sikur n’Dashurinë tonë
                            t’riktheje prapë Magjinë
Kur n’hapa rrugë nga Fataliteti desha të dal Triumfal
                            mbi krejt Njerëzinë
Shurdhërimë e Azilit t’curroi vesh a Qyqe s’kishe ti
                            n’Shpirt Alibinë
Mbylle vetë rrugë – ilegale nëpër t’Evropës kufij me
                            Legalen tonë Dashninë!

5 Mars 1994, Shkup


NDOSHTA DREJT SHPЁTIMIT

Po shpёtoj! Pёr Ty desh humba Grua dhe
Fёmijё
Nё njё hap fatal,
N’kryebetejё tё jetёs me njё Qyqe Dashnie
Unё thashё: Gjeneral!
Kur m’thave krahfuqi ndal! T’pёrbuz lakmitare
N’Dashni Moçal
Unё i rrёmbyeshmi Lumё do t’rrjedh me
Besniken time
Triumfal!

5 mars 1994,
Shkup


TE URA

Kur ndaloj mbi atё Hark Ure
Valёzuar Jehona nёn tё Oshama
Nga puthja jonё e Parё
Shpirtooo
Dhe Klithja yte: TЁ DUA!

Shelgu seç loton krahnez
Ndanё Vardarit pa ty Acar!

Te Shelgu Lotues
5 Kallnor 1995, Shkup


PA TY PO MЁ ZBARDH PLEQЁRIA

Nёntёdhjetё e Pesa Kallnor
Shtruar po binte borё...
Ombrellёn Tёnde çela!
Ah, kot! Pa Ty
Po mё zbardh Pleqёria!

... Medet pёr Ty
Bukuri e Bardhё!

6 kallnor 1995, Tetovё


TORZO

1.
Gjezdis pa ombrellё
BitPazarit skurron Shi...
Somnabul nёpёr Natё!

Shkrepёtimё Fenerёt e Çarshisё
N’kalldёrma mermeri latuar
Hepohet kjo vetmia ime!

2.
Boshllёk nёn atё Trung Shelgu
Ndanё Vardari pa Ty boshllёk!
I Urёs Hark, moj
Kupolё Azili mbi mu!

3.
Parkuar vargevi Taxitё
Lakmitarё m’shohin nёpёr xham
Promenadёn ma ndjellin taximetrat...
Pa Ty, Shpirt, s’kam ku shkoj,
S’di ku rri pa Ty!

Unojmjeri pa Ty
E Lirisё n’Dashni
Klithmё e fundit jam!

1 prill 1995,
Shkup


PO NA I KTHEJNЁ AZILANTЁT

1.
Ju qё ikёt ia mbathёt
Azilantё
Nga Atdheu

Ju qё ikёt ia mbathёt
Azilantё
Nga Dashuria

Ju qё ikёt ia mbathёt
Azilantё
Nga Bukuria

Ju qё ikёt ia mbathёt
Azilantё
Ç’ju lulёzoka n’ballё Shёmtia!...

Mёrgatё qyqesh
N’tepsi mёshire
Ёndёrruat t’ju gatuhet Liria!

2.
Ju qё ikёt
Ia mbathёt
Ilegalё
Me Mafi
Nёpёr Det
N’Itali
Malkufijve
Mbi Çeki
Me t’Greqisё
T’Serbisё hafi
Turistiket Agjenci...

 Nga Tokё e huaj
Rraus Azilantё
Ç’po ju pёrzёnё me praptira...

E lumja bashkё Italia, Gjermania!
E mjera ndarё Kosova, Shqipёria!

3.
Nga ç’ju pa Ekzodoadё, e ndeju nga afria
Azem Shkrelit bre iu ngri Gjaku!...
N’Rugovё e Mirditё piskamё dhe Krenaria
Azem Shkrelit – o i plasi Zemra!

Edhe n’pёrtejvarr,
O Azem,
Me kushtrimin tёnd Poezia!


PO M’THOTЁ FILXHANI

Nё daç as nёpёr Tel mos mё fal
(Dashninё çare s’ke pa ma ba hallall!)

Katёr carrokё pa Ty marova unё Kёtu
Ti pesё pa Mua nё daç Atje bani!

(Kurrё hallall Qyqe n’Mёrgatё Azilin!)

Se po m’harron nё daç Veten mashtro!...
(Qebesa Ikjen s’ta ke mrri kurrё jo!)

Ani e Dashnorit Hije do t’ndejk kudo!

Po si t’kam dashtё prapё Shpirt tё kam
E si m’ke po i njёjti pёr Ty jam!

30 Maj 1995,
Katund

Pёr ZSH: Kalosh Çeliku

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •