Cikël poetik nga Keti Agaj
| Saturday, 03.20.2010, 01:14 PM |  

Keti Agaj


PËRSHËNDES

Kur te te falem o Perendesh,
Nen kembet e tua prej rubini.
Te lutem vetem hesht.

Kur te te puth fundin e mantelit prej engjelli,
Te lutem hesht.
Hesht o e bukura gjithesise.
Hesht se zeri jot me shperthen ne lot.

Me ler te fshij lotet,
Me fijen e krijimit,
qe me solli ne jete.
Me lere te te kerkoj te falur o perendesh.

Me fal o e bukura e diellit,
Sa here te solla re.
Me fal o bije e qiellit.
Sa here ta kam bere naten diten.

Me fal o shpetimi botes me fal ti.
Sa here ste kam dhene lumturi.
Me ler Perendesh nen kembet e tua te mbes,
me ler aty....
Prane bekimit tend te vdes.


PO  SHUAN  NJË  ZJARR

Eja te pime te dy,
o mik i ngushte i zemres time.
Eja mbushi gotat,
Me eshte bere shpirti therrime.
Eja pime te dy veren e trishtimit,
eja, se s'po i jap fuqi durimit.
Eja o mik i mire te behemi tap.
Mbase keshtu do te harrojme pak,
Eja ngrije me fund,
Helmi  goten po shkund.
Eja o mik te qajme  hallet,
dhe une si ty sonte do behem shkrumb.
Do pi sa mos me mbajne kembet.
Ore do pi do behem dru...
Eja o mik i zemres time,
mbushe goten me ver trishtimi,
S’qënka një gotë e lehtë hidherimi.


LIBRI

Kur ike s'e ktheve koken mbrapa.
Monedhe me nje vlere te vogel t'u duka une.
Po njerezit s'jane sende dhe para o shpirt,
Jane vete jeta, jane shume me shume...

Kur mbylle kapitullin e fundit te librit tone,
historine me duket nuk elexove deri ne fund.
S'ke faj...eeehhhh.
Ajo te kishte lodhur shume.

Po sot?
Sot lutesh....ahahahahahahha
Po pse lutesh? U pendove?
Harrove? 


CIGARJA  DHE  UNË

Bashke me cigaren,
mendojme cdo nate per ty.
Ajo digjet, une lot ne sy.
Tymos dhimbjen,
e mungeses tende
Tymos se po cmendem.
Cigarja digjet, e dashur besnike
Dhuron vdekje e embla mistike. ( fshehtë)
E une vazhdoj,
tymos, tymos...
Mendoj 
E te dyja për ty
Durimi na u sos.


TI

Isha e eger,
ti me zbute shpirt.
Te zymte i kisha syte.
Ti i dhe drite.

Kisha duar te ftohta,
Ti mi ngrohe ne tendet.
Ti me dhe dashuri,
derisa me cmende.

Flija pa endrra,
sot enderroj.
Ngrihesha pa shprese,
sot shpresa e vetme, ty te takoj.

Me rreh zemra serisht,
ndjej qe dua te jetoj.
Flm per gjithcka.
Ta shperblej, përjetësisht!

Për ZSH: Pilo Zyba

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •