Ndue Ukaj
| Saturday, 03.27.2010, 01:19 PM |  

Ndue Ukaj (1977) u lind në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë, ku ka mbaruar gjimnazin e përgjithshëm, në drejtimin shoqëror- gjuhësor në vitin 1996.

Në vitin 1996/ 97 ka filluar studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë kohës së studimeve, ka qenë i angazhuar në Unionin e Pavarur të Studenteve dhe në redaksinë e revistës letrare “Fryma”.

Gjatë vitit 2002-2004 ka ndjekur studimet i magjistraturës pranë Fakultetit Filologjik.

Ka qenë editor i revistës për art, kulturë, e shoqëri “Identiteti” (2001-2002) që është botuar në Prishtinë. 

Ka qenë sekretar i manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Takimet e dom Mikel Tarabulluzit”.

Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon aktivisht me revista, gazeta, agjenci lajmesh nga gjitha hapësirat shqiptare. Tekstet e tij letrare, eseistike, publicistike janë botuar në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Suedi, Angli, ShBA dhe më gjerë. Ka botuar tekste në suedisht, analiza politike lidhur me proceset politike ne Kosovë dhe tekste kulturore. Gjithashtu, shumë tekste të natyrës së diskursit politik janë përkthyer e komentuar në media ndërkombëtare.

Është autor i qindra artikujve për çështje të ndryshme nacionale, ndërkombëtare, kulturore, etj.

Gjatë kohës së okupimit serb dhe pas luftës në Kosovë, Ukaj ka qenë aktiv në jetën politike të Kosovë.

Është dekoruar me mirënjohje nga Partia Liberale e Kosovës për zhvillimin dhe promovimin e demokracisë liberale ne Kosovë në vitin 2000

Nga viti 2005 e gjerë në fund të vitit 2008 ka jetuar në Suedi, ku ka ndjekur disa kurse të gjuhës suedeze, si dhe një kurs për shkencat sociale.

Është i përfshirë në disa libra me poezi dhe antologji të poezisë shqipe.

Po ashtu, është përfshirë në antologjinë shqip-rumanisht, shtatë poet shqiptar dhe shtatë rumun, “Bukuria e bukuriveFrumusetea frumusetilor “, Bukuresht (2008).

Ukaj është autor i dhjetëra studimeve letrare për autorë shqiptar e të huaj, të botuara në gjithë periodikun shqiptar.

Ka bashkepunuar me shumicen e revistave letrare shqiptare. 

Ndue Ukaj shkruan poezi, prozë, eseistikë, kritikë letrare dhe publicistikë .

Më 2004 ka botuar librin “Diskursi biblik në letërsinë shqipe”, AIKD, Prishtinë.

Në Vitin 2008 ka botuar librin  me poezi “Ujëvarat e metaforave” , Botimet M&B, Tiranë.

Ka disa libra në dorëshkrim.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •