Biser Mehmeti: Katër kalorësit e Apokalipsit
| Sunday, 03.28.2010, 04:58 PM |  

BISER MEHMETI

 

(tregim)

 

KATËR KALORËSIT E APOKALIPSIT                                

 

Nata në të cilën kisha rënë gabimisht ishte e mbushur me një ulërimë që herë ndalej e herë ngritej në qiell. Ajo i shëmbëllente një njeriut të çmendur tri herë e pastaj kur arrinë në kulmin e mërzisë fillon të çirret me klithma të trishtueshme, nga të cilat edhe lumi e ndryshon rrjedhën, kurse mali s’munmd të bënë gjumë të qetë! Disa herë i thosha vetvetes se dëgjoja ulërimat e një bishës së tërbuar që mundohej ta shqyente errësirën dhe çdo gjë që fshihej brenda saj... “O Zot,i thashë vetvetes me një zë që më dridhej nga trishtimi, kush e solli sonte këtë natë në jetën time dhe e la peng aty të vdes e pastaj të varroset në një skaj të trupit tim?!  Kishte kohë që në imazh e përfytyroja një natë të këtillë, por ajo duhej të vinte pas një kohe tepër të gjatë. Ardhjen e saj të parakohshme as në ëndërr nuk e kisha parë! Ajo më gjeti të papërgatitur, me një dhembje që gërrmonte në thellësinë e syve, me një shpirt që kishte zënë të ngurtësohej... Ngado që kërkoja një vend për ta fshehur shpirtin gjithnjë takohesha me një vetmi të paanë, e cila si një hije e gjallë më ndiqte ngado që shkoja. Lëkura ime ishte bërë shumë ngushtë dhe brenda saj bënte shumë nxeht. Gjërat që më rethonin kishin trajtë të përgjysmuar dhe gjithnjë më vështronte me sy të nxjerrur...

 

    Se nga doli një zë i përgjysmuar, me do tinguj të shurdhër, i cili më ftonte të shkoja në akëku. Disa çaste ai zë që s’e dija nga buronte më lutej të arratisesha nga kjo kohë e mbarsur me mërzi, e cila sjellte një vdekje të parakohshme… O,zot! Unë isha zgjedhur të bëhesha viktimë e një kohës së rebeluar, e një kohe kryeneçe dhe e do njerëzve të çmendur, të cilët askush nuk kishte fuqi as guxim t’i ndalte. S’guxoja të arratisesha nga vendi ku isha strehuar. Fusha nga do të ecja ishte e mbdujellur me vdekje. Me gjysmë trupi, me një kohë të deformuar e me një jetë të dështuar nuk mund të arrija larg. I thashë vetes me zërin  që më dridhej: qëndro i patrembur,mos u dorëzo para fatkeqësisë!... U struka në këndin e errët dhe pritja të shfaqeshin katër kalërësit e Apokalipsës që duhej të vinin nga të katër drejtimet përnjëherësh. Kishte vite që ata ishin nisur të më kërkonin nëpër gjithë botën. I pari që nuk ishte asnjë dhëmbë në gojë kishte thënë me mburrje: kur ta takoj do t’ia nxjerrë sytë! I dyti që kishte një shtat xhuxhmaxhuxhi kishte plotësuar me krekosaja: kur ta takoj do t’ia prej gjuhën! I treti që në realitet ishte një femër e përdalë me kurriz të defomura, kishte plotësuar me mburrje: kur ta takoj do t’ia nxjerrë zemrën! Ndërkaq i katërti që ishte një plak me trup të shëndoshë, kishte folur ngadalë e qetë diçka. Mirëpo zërin e tij të shterur nuk kishte mundur ta dëgjonte askush, madje as tre bashkëpunëtorët e tij, të cilët ai i urrente dhe me të cilët asnjëherë nuk pajtohej. Zërin e tij të heshur e kishte dëgjuar vetëm errësira, e cila kishte qedhur me ilaritet në heshtje. Një ditë errësira atë zë e kishte sjellë në veshët e mi. Edhe unë atëherë isha shkuluar së qeshur nga gazi. Ajo qeshje e pazakonshme në thellësinë e zemrës sime kishte mbjellë ngadalë një dyshim të mbarsur me frikë që rritej ngadalë si të ishte një lule e farmakosur. Prej asaj kohe e pata të qartë se jam denuar që tërë jetën të qëndroj në krahët e pritjes, të dyshimit dhe të frikës së paskajshme. Pas çdo hapi më mbërthente dyshimi se mund të ndeshem në ndonjërin prej ktatër kalorësve të mallkuar. Ata ishin takuar në mes të një ditës dhe një natës e pastaj me radhë ishin betuar në tokë e në qiell që me çdo kusht do të më takonin, madje edhe nëse feshehësha në ferr. E pasi të më takonin gjymtyrët e mia t’i varrosnin nën hijen e një bliri të madh, buzë një lumi të shterur, aty ku korbat ndërtojnë foletë e tyre. Më kot orvatesha ta qetësoja mendjes se e gjitha ajo ishte vetëm një trill i marrë, një ankth që papritur ta pushton mendjen me pranga të rënda. Ndjenja e frikës e trazonte zemrën si dallëgët e detrit. Dikur një mendje e marrë më tha: ai s’është trill që shfaqet në mbrëmje e zhduket në mëngjes! Po ai është një realitet i hidhur nga i cili nuk mund të arratisem… Me sytë e mendjes shpesh në imazh më shfaqeshin katër kalorësit, të cilët me një urrejtje të shfrenuar m’i prenin të gjitha gjymtyrët  e pastaj i varrosnin nën degët e një bliri të tharë. Të lodhur nga një rrugë e gjatë uleshin pranë varrin tim, hanin e pinin derisa ngopeshin. Te nesërmen ose ndonjë ditë tjetër ngriteshin nga vendi me njëqind mundime, pastaj pëshurrnin me radhë mbi varrin tim, përshëndeteshin në  mes veti e pastaj secili merrte rrugën e kthimit nga kishin ardhur... Duke pritur ardhjen e tyre kisha zënë të shndërrohesha në një guri të rëndomtë. E kisha humbur arsyen dhe motivin për jetë. Më nuk merrja pjesë në evolimet e natyrës. Nuk e dija kur ishte natë e kur ishte ditë. Nuk e dalloja as verën, as dimrin. Një mendje më thoshte se kisha vdekur para kohe. Një tjetër se kisha lindur i vdekur, andaj  nuk do të mund të vdisja dy herë. Disa herë nisesha në një rrugë të panjohur, e cila patjetër do të më shpinte nën degët e një bliri ose të një shelugut të tharë, aty ku katër kalorësit e krisur (në mesin e tyre bënte pjesë edhe një femër e përdalë) ma kishin hapur varrin. Isha mërzitur me një jetë të këtillë të pakuptimtë , andaj dëshrioja që ta gjeja varrin e pastaj të hyja në të për së gjalli. Dëshiroja t’u jepja fund sfilitjeve të përditshme,sepse ajo jetë më ishte bërë e padurueshme. Ecja ngado që më shihnin sytë, por varrin tim nuk e takoja askund. Kthehesha i dëshpëruar duke bartur mbi shpinë një mal të mbushur me frikë. Mbyllesha në këndin tim të errët e të ftohtë. Nga inati mallkoja çdo gjë, madje edhe nënën që më kishte lindur gabimisht. Derisa qëndroja në ethet e pritjes e shihja kohën duke u mbytur në një humnerë të thellë . Ishte një kohë e çakorduar, e cila vinte e shkonte kot së koti. Mundohesha të merrja pjesë në rrjedhën e saj, por diçka e paqartë më pengonte. Isha në gjendje të papërcaktuar kur ankthi i robron ndjenjat dhe jetën. Disa herë zvarritesha nëpër do shkallë të qelqta, të cilat kushedi ku më shpinin. Në gjysmë të rrugës hetoja se koka më mungonte. Disa shkallë pa ardhur në fund, befas më shfaqeshin dy koka:njëra ishte kokë njeiu e tjetra kokë qeni ose ujku. Pak para se të hudhësha në ferr përtej mosqenies shfaqeshin katër kalorësit e Apokalipsës dhe më kthenin me dhunë mbrapa...

 

    Edhe këtë natë të mbushur më ulërima e klithje, që duhej sikur kishte ardhur gabimisht në jetën time, në imazh m’u shfaq një varri i hapur që priste turpin tim. “Çdo gjëje i ka ardhur fundi”,më tha vetvetja e kredhur në vorbullën e mërzisë së plakur. Jeta është ngurtësuar, kurse koha është shkrirë si një top bore. Afër meje dëgjohen klithjet e katër kalorësve që më kanë denuar në mungesë me vdekje të dhunshmne. S’më kanë denuar, por po më linçojnë. Tash ka trokitur çasti që  të ekzekutohet denimi i shqiptuar, pa pasur të drejtë të mbrohem as të ankohem diku. Katër kalorësit e Apokalipsës kanë bredhur nëpër gjithë botën derisa më kanë gjetur. Në atë çast të vështirë i thashë vetvetes: mposhte frikën e vdekjes se do ta kesh më të lehtë procesin e linçimit! Mos u trrego qyqar para vdedkjes së të mundon më shumë... Se nga më erdhi një focë e paduskshme as vetë nuk e di. U ngrita në këmbë e pastaj e hapa derën e dhomës. Vërtet mendja nuk më kishte mashtruar. Para meje qëndronin tetë silueta: katër njerëz ( njëri prej të cilëve ishte femër) të hiput mbi katër kuaj. Kalorësit ishin të veshur me mushama të zeza që të mos dalloheshin nga errësira e natës, kurse kuajt nga rruga e gjatë më shumë dukeshin të ngordhur se sa të gjallë. Ata turfullonin dhe lëshonin hingëllima të thekshme, kurse nga goja u dilte avull e shkumë... Sapo i pashë u dhurova nga një qeshje të dhunshme e sardonike. Nga qielli i shqyer lëshoheshin do shkëndija të gjata, të cilat ua zbulonin fytyrat e lodhura e të sfilitura. Shihej qartë se gjatë gjithë jetës kishin udhëtuar nëpër gjithë botën duke më kërkuar,sepse s’mund të qetësoheshin derisa nuk më vrisnin... I pari që kishte pamjen e një antropomorfi dhe i cili s’kishte asnjë dhemë në gojë, më tha me një zë të lartë e me krenari të madhe: Unë së pari do t’i nxjerrë sytë!... I dyti, që kishte shtatin e një xhxhmaxhuxhit, e ngriti kokën gatë të këputur e pastaj me një zë të hollë si të laraskës me tha: unë do ta prej gjuhën!... E treta, që ishte një femër e shëmtuar me kurriz të deformuar, me tha me mburrje: unë gjithnjë kam ëndërruar të ushqehem me zemrën tënde!... I katërti, që ishte një plak me trup të shëndoshë, me një zë tepër skofiar e të mekur foli diçka, kurse zërin e tij e dëgjoi vetëm errësira... Fillova të qeshi me një zë të lumtur thuajase më kishin sjell një dhuratë të çmueshme, të cilën e kisha pritur një kohë të gjatë... Jam i gastshëm ta pranoj denimin që më keni shqiptuar pa qenë fare prezent, u thashë me një zë të fuqishëm, i cili përzihej me bubullimat e thekshme... Disa çaste ata filluan t’i kryqëzojnë shikimet në mënyrë të mistershme. Dukej sikur kishin ardhur para kohe, andaj duhej të prisnin edhe pak çaste, ndoshta derisa të agonte mëngjesi i ditës së re. Fillova t’i vështroj me radhë vrasësit e mi. M’u bë sikur ata kishin zënë të kredheshin në një gjumë të rëndë, nga i cili s’mund të zgjoheshin... Pak pas mesnate u tremben nga do ëndrra të llahtarshme. Të gjithë u përagatiten për ta zbatuar denimin e shqiptuar. Në atë çast nga qielli u lëshuan do shkëndija të fuqishme thuase qielli po copëtohej e pastaj do të binte në tokë. Pas tyre u dëgjauan edhe do bubullima të fuqishme që e bënë tokën të dridhet... Nga trishtimi nuk guxova t’i hapi qepallat për një kohë të gjatë. Kur bubullimat e shkëndijat u fasahitën i hapa ngadalë e me ndroje, duke menduar se isha i vdekur. Mirëpo, ç’të shihja! Kuajt mbi të cilët qëndronin katër kalorësit e Apokalisit ishin plandosur për toke bashkë me katër kalorësit ...

 



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •