Ibrahim Abedini
| Sunday, 03.28.2010, 05:30 PM |  

Ibrahim Abedini
Ibrahim Abedini
Ibrahim Abedini u lind më 26 shkurt në fshatin Zagraçan, rrethi i Strugës, ku edhe mbaroi ciklin e ulët të tetëvjeçares, të cilën e përfundoi në Fidanishtë- një vend ndërmjet katundit Ladorishtë dhe katundit Shum. Gjimnazin e mbaroi në qytetin e Strugës. Më 1981 u diplomua në universitetin e Shkupit, pranë katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Nga regjimi i egër i asaj periudhe për shumë kohë iu mohua e drejta për të ushtruar profesonin. Shkolla fillore H. Prishtina në prishtinë i hapi dyertë për profesorin që deshte të punoj me nxënës. Për të mbajtur veten dhe familjen në Strugë ishte i detyruar të punonte edhe punë të rënda fizike. Interesimin për letërsi nuk e humbi asnjëherë. Më 1990 u largua nga vendlindja dhe u vendos në Landvetter të Suedisë. Në Mönlycke, në komunën e Herryda-s, punoi një kohë të shkurtër si arsimtar i gjuhës shqipe me fëmitë e bashkatëdhetarëve. Anëtar i lidhjes së shkrimtarëve të qytetit të Strugës që nga viti 1999. Në vitin 2009 u pranua në lidhjen e shkrimtarëve ” Författarcentrum väst”( Qendra e shkrimtarëve-perëndim) në Göteborg të Suedisë. Por vetëm më 1998 botoi përherë të parë:

” Mos vono, moj valle”- Poezi

” Dëgjoni zërin tim”- Poezi -1999

” Luli guximtar ”   - Novelë- 2000

” Brengat e liqenit- Poezi   - 2002 ( përkthyer në përzgjedhje në gjuhën Suedeze me titullin: ” Sjöns smärta” po në të njejtin vit nga Ullmar Qvick).

” Arifi deshte të fluturonte”- tregim- 2005

” Harro se ç´kemi biseduar”- Tregime- 2009                                                      

Aktualisht punon në një përmbledhje të re me poezi.

Ka botuar tregime dhe poezi në disa revista të kohës si:

Revistën ”Drini”-Strugë( Maqedoni)

Gazetën ” Nositi”- Pogradec( Shqipëri)

Revistën letrare ”Doruntina(Gjermani) si dhe me

Revistën ”Dituria” në Båros të Suedisë.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •