Poezi nga Arta Lelçi
| Sunday, 05.16.2010, 12:58 PM |  

Arta Lelçi

 

 

VARGJE  PËR  TY

 

Dielli pershedeti horizontin me mall.

Erresira e qeshur i shkrepi njerin sy.

Ne dritaren e kujteses sime erdhi ngadale.

Heshtja  filloi te thurë  per Ty poezi.

 

Formalisht na ndan kjo  largesi,

Por  Ti je me pranë se vete afersia.

Na bashkon ajo qe Ti e quan  DASHURI,

Ajo qe i dha jete diteve te mia.

 

Kemi bashkuar zemrat, Ti me timen jeton.

Ashtu si gezim edhe në dhembje.

Zemra jote gjithnje drejt meje vrapon.

Me duket se e lumtur jetoj që në lindje.

 

Gjithçka qe na perket ne kete jete,

E kemi bashkuar një  Une dhe Ti.

Ne qender te saj jeton nje e vertete,

Ajo qe po e quaj dhe une DASHURI!

 

 

QIELLI IM

 

Kur kaltersia jote qielli im.

Se bashku me diellin buzeqesh.

Te gjitha intrigat e erresires.

Atje, ne thellesine tende i fsheh.

 

Me pas dielli kerkon strukjen.

Ti e pershendet me mall.

Nuk e njeh smiren dhe perbuzjen.

I ben vend erresires, zbret ngadale.

 

Kur erresira te perqafon qielli im.

I ngjan humneres, Ti e di.

Atehere servir yjet dhe henen.

Dhe shpresa rilind perseri.

 

Gri vishesh kur  s’fsheh zemerimin.

Me bubullima behesh gati grabiqar.

Në çastin që s’gjen ngushëllimin

Me lotet e shiut shfryhesh duke qare.

 

Tek Ti gjithcka eshte në paqe.

Sherbetoret e tu jane shume miqesor.

Dita dhe nata puthen ne faqe.

Larg urrejtjes dhe te qenurit armiqesor.

 

Por sa here që Ti behesh nervoz.

Zemerimin e nxjerr haptas ne shesh

 

Kjo i ngjan tingullit te heshtur melodioz.

Që durimin tend idhshëm e përqesh!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30