Albana Mëlyshi - Lifschin
| Saturday, 08.07.2010, 05:30 PM |  

Albana Mëlyshi - Lifschin, ka mbaruar Fakultetin e  Gazetarisë në vitin 1973, në Universitetin e Tiranës. U emërua fillimisht  si gazetare tek gazeta “Zëri i Rinisë” dhe në 1977 në Televizionin Shtetëror (TVSH). Punoi në televizion deri në vitin 1992, para largimit në Nju Jork. Në vitin 2001, mbaron studimet  në Universitetin prestigjoz të Nju Jorkut (NYU). Që nga viti 2002, Albana punon në një zyrë avokatie, që merret me problemet e migracionit, si dhe jep mësim në  Institutin Globe, Manhattan. Zonja Albana Lifschin, është ndër anëtaret e para të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanё, që në themelimin e saj. Është autore e 10 librave në prozë dhe poezi si dhe autorja e librit të parë  për historinë e SHBA-së, në gjuhën  shqipe me titull “Udhëtim në historinë e Amerikës” botuar në vitin 2003. Zonja  Mëlyshi-Lifschin,  ka shkruar librin dokumentar në anglisht dhe shqip  “Children of Kosova –stories of horror”(Fëmijët e Kosovës-histori tmerri) dedikuar ngjarjeve të vitit 1999, gjenocidit të popullsisë kosovare nga regjimi  Milosheviçit. Libri u vlerësua nga Bordi i Arsimit i Nju Jorkut, si tekst për shkollat. Albana ёshtё autore e 5 vëllimeve me tregime, me tematikë jetën e emigrantëve në emigracion. Libri i saj “Ura mbi oqean” ka  në fokus përpjekjet e emigrantëve për t’iu përshtatur jetës dhe kulturës amerikane. Libri i saj i fundit është “Magjia e një zëri”, përmbledhje me tregime.

Në maj të vitit 2008, Zonja Albana  Melyshi Lifschin, nderohet me titullin, “Gruaja e vitit” nga Organizata e Grave shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi”.

 

***

 

Me katër vëllime me tregime për jetën e emigracionit, duke filluar me "Kafe Shkodra e Nju Jorkut", "Fundjave në Hillsajd" "Takim me të papriturën" dhe së fundi me librin "Ura mbi Oqean", Albana Mëlyshi Lifschin ka kontribuar në letërsinë e emigracionit në Amerikë. Profesor Peter Prifti shprehet se ajo" ka fituar të drejtën të cilësohet si " pioniere në këtë rrugë të letërsisë shqiptare, këtu në Amerikë". Në të gjithë krijimtarinë e Albanës me temë nga emigracioni, lexuesi gjen një galeri të tërë figurash të gruas së sotme shqiptare.Vendi i gruas në prozën dhe poezinë e Albanës ka ardhur krejt natyrshëm. Ndoshta, sepse gruaja në emigracion këtë pozicion e 'ka okupuar" vetë, me meritën e saj, me qëndresën e saj, me këmbënguljen për të ecur përpara, e mbi të gjitha me shpirtin e sakrificës, të cilin shpesh e ka më të zhvilluar se edhe vetë burrat. Kush ka lexuar novelën "Fundjave në Hillsajd" në përmbledhjen me tregime me të njëjtin titull, vështirë t'i hiqet nga mendja Jona, që ruan me dinjitet personalitetin e saj e krenarinë e të qënit shqiptare. Mesazhi i autores është se emigrantet shqiptar të këtij shekulli,nuk vijnë në Amerikë më për 'një copë bukë'. Ata janë të aftë të kapërcejnë veshtirësitë e të njësohen me shoqerinë amerikane e progresojnë më tej.

Albana është vetvetja. Grua intelektuale me kërkesa, e vendosur në qëllimin e saj për të zënë vend në shoqërinë amerikane, Albana iu kthye universitetit për herë të dytë. ne moshen 49 vjece ajo filloi studimet ne Unviversitetin e Nju Jorkut prej ku u diplomua per paralegal dhe sot ajo punon në një zyrë avokatie që merret me emigracionin. Është bërë mjaft e njohur me rubrikën përjavëshme në gazetën ILIRIA me titull "Çështje të emigracionit"- Kjo rubrikë e rëndësishme e gazetës, tashmë ka hyrë në vitin e gjashtë , dhe jo të gjithë e dinë, që ajo është iniciuar dhe mbahet nga Albana Mëlyshi Lifshin. Albana punon, por edhe jep anglisht tek Globe Institute of Technology, në Manhattan ku shumë nga studentet e saj janë emigrantë shqiptarë. Edhe pse kane kaluar 17 vjet nga dita e ardhjes së saj në Nju Jork, edhe pse e martuar me amerikan, vitet e shumta nuk e kanë larguar Albanën nga atdheu. Ajo vazhdon të hedhë ura bashkimi për bashkëatdhetarët. Këtë e dëshmon edhe vepra e saj e fundit "Ura mbi oqean", që ka ngjallur interes edhe në nivele institucionale. Instituti i Diasporës së Ministrise së Jashtme të Shqipërisë e ka vlerësuar si një instrument efikas njohurie për ata që vijnë si emigrantë në Amerikë. Lidhur me këtë, Zv. Ministrja e jashtme shqiptare, Znj. Edith Harxhi, e ka ftuar Albanën të referojë në disa çështje lidhur me emigracionin.

Për gjithë aktivitetin e saj, si patriote dhe shkrimtare, që veprën e saj e ka vënë në shërbim të komunitetit shqiptar këtu dhe në atdhe, një grua modeste, me një zemër të madhe dhe shpirt rinor, mishëruese e dashurisë njerëzore dhe sinqeritetit, Albana Mëlyshi Lifschin e meriton plotësisht çmimin që i akordohet nga Organizata e gruas Shqiptaro Amerikane "Mortat Qiriazi". Nomiminim e saj e pritën me kënaqësi dhe e përshëndetën shumë nga kolegët e saj të penës.

 

Elmira MUJA

Organizatia e Gruas Shqiptaro - Amerikane

"Motrat" Qiriazi

Nju Jork



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •