Daniel Gàzulli
| Sunday, 09.05.2010, 11:46 AM |  

Daniel Gàzulli asht lindë në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 4 tetor 1944 në një familje me tradita të lashta atdhetare e kulturore.

Asaj familje i përkasin Gjon Gàzulli, astronom e matematikan e shquem, e njëherësh   ambasador i Kastriotit në Shekullin e Madh, shekullin e XV, deri tek Gjon Gàzulli i fundit, deputet Nolist, varë në litar në Fushë të Druve në Shkodër me 05 mars 1927, e tek  gjuhëtari Nikollë Gazulli, pushkatue me 02 shkurt 1946 nga diktatura komuniste.

Tue qenë se dy gjyshit e tij, si nga nana ashtu edhe nga baba, u shpallën kulakë, i asht dashtë të kalojë një fëmijëni e rini të vështirë, në luftë me mbijetue.

Në vitet 1962-1967 ka punue si mësues, mandej punëtor në bujqësi, llogaritar, nëpunës Bashkie, deri sa ka dalë në pension.

Edhe pse nuk ka mundë të botojë gjatë diktaturës, ai nuk ka rreshtë tue shkrue e tue studjue në fusha të ndryshme, si histori arti, gjuhësi, etnologji, etnografi, përkthime  etj.

            Ka fillue të botojë vetëm mbas ramjes së diktaturës.

            Deri tashti asht autori i këtyne veprave të botueme:

1. Një vit dhe një jetë              - roman;

2. Anmiku i popullit                           - roman;

3. Mërgimtar në Atdhe                      - roman;

4. Deti në mes                                    - roman;

5. Rrëfime zadrimore             - ndodhì e urti popullore;

6. Vjeshtë në Lebjanë             - novela e tregime;

7. Intervista me vajza të mira           - intervista;

8. Kangët e dhimbjes              - poezi

Romanet “Anmiku i Popullit”, “Mërgimtar në Atdhe” dhe “Deti në mes i ka përmbledhë edhe në trilogjinë “Saga e Abeleve”. Kjo trilogji sidhe libri “Intervista me vajza të mira” janë përkthye prej vetë Autorit edhe në italisht e janë në shitje on line nga Shtëpia Botuese www.lulu.com.

Në vitin 1990 ka mbajtë Konferencën e parë, mbas 45 vjetësh mohim, për Poetin Kombëtar At Gjergj Fishta.

Vazhdon të japë ndihmesën e tij edhe në publiçistikë me shkrime si: “Dhuna – ky kancer i shqiptarëve”, “Gjuha shqipe, e mira, e mjera…”, “Njësia gjuhësore e shqipes në shekullin xvII nëpërmjet veprës së Frang Bardhit”, “Fishta, pedagog dhe publicist”; “Identiteti kombëtar dhe shqipja e njësueme”, “Rreziku vehabist dhe heshtja e institucioneve” etj.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •