Fran Ukcama
| Sunday, 09.05.2010, 06:14 PM |  

Fran Ukcama

U lind në Tropojë më 25 mars 1946.

Ka mbaruar gjimnazin në qytetin e Bajram Currit më 1964 dhe me provime plotësuese një vit më vonë, më 1965, mbaron shkollën e mesme pedagogjike në Shkodër.

Nga viti 1964 deri më 1973 ka punuar në Tropojë si mësues dhe drejtues në institucionet kulturore.

Në vitin 1975 u diplomua në Universitetin e Tiranës si mësues për shkollat e mesme në degën Histori-Gjeografi.

Ka kryer specializimin pasuniversitar për histori dhe disa specializime në fushën e artit dhe kulturës.

Qysh nga viti 1973 e në vijim jeton e punon në qytetin e Fierit si mësues e së shumti si drejtues në institucionet kulturore e artistike.

Nga viti 1997 deri në vitin 2002 ka jetuar në Athinë, ku ka marrë pjesë si bashkëpunëtor te “Gazeta e Athinës” me artikuj e krijime letrare.

Aktualisht kryen detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashkinë Fier. 

Krahas kësaj jep kontributin e tij në letërsinë për fëmijë, fushë në të cilën është nderuar dhe me çmime kombëtare.

Është anëtar i Unionit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, si dhe i Akademisë së Arteve dhe Letërsisë Europiane në Bruksel.

Kete vit ka marre nga kjo akademi medaljen e arte per ciklin poetik nga libri “Kulla ne qerpik te diellit”.

 

Qysh nga viti 1973 ka botuar në revista dhe gazeta cikle me poezi.

 

Ka botuar 7 vëllime me poezi për fëmijë:

“Fëshfërijnë kallinjtë e grurit”-1986

“Shqiponjat e bjeshkës” – 1996

“Engjëjt luajnë me mua”     2000

“Vallja e Bukurezeve”          2003

“Dielli luan kukafshehtas”   2004

“Ejani të vjelim yjet”            2004

“Ujëvarë në sytë e marsit”    2006

“Zemra shkruan kartoline”    2009

 

Është autor i shumë pjesëve teatrore që janë vënë në skenë në Teatrin e Kukullave të Fierit dhe qindra tekste këngësh për fëmijë, me një prej të cilave është nderuar me çmim edhe vitin e kaluar.

 

Romanet për fëmijë:

Postieri i zemrave                      2002

Gjurmët e lotit                           2004

Vjosana, bija e delfinit               2007

Pulëbardhat e shpirtit vikasin    2009

Bobi                                                                   2010

Dramaturgji për fëmijë:

                                  Armiku i rremë

                                  Gjuha e kafshëve

                                  Genti në fshat

                                  Gomari harraq

                                  Mosnjohja

                                  Beni Alieni

                                  Loni Pokemoni

                                  Mjalti i mjaltit

                                  Luajmë SMS

                                  Bobi, djali i Biznesmen Beut

 

Monografitë:

                                  “Çetnikët e qejfit”

                                  “A doni më për…?”  Kushtuar  aktorit Fuat Boçi 2006

                                  “Udhëtoj në visaret e këngëve”, Kushtuar këngëtares  Sofika Hodo”

                                  “Në majat e humorit popullor”   Kushtuar aktorit Ndreke Beltoja

 

Vëllimin poetik për të rritur:

“Kulla në qerpik të diellit”- 2008



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •