Përparim Hysi
Koha
Koha ka veshur pantofla
Dhe reshperon pa u ndjerë
Ç'është ky mister?!...
Flokët dhe koka
Flokët e mi:më të ashpërit në botë
Kurrë nuk iu nënështruan krëhërit
Sa herë me të i kam rënë shkëmbit.
Në ardhtë syri i ndritur,
Nga varri u çova,hopa!
Kur të vdes
Kur të vdes,
Provoni të vini një kasetë
Ku të këndojë Eli Fara
Dhe do të shihni,po s'u ngjalla
"Hojëza" jote mjaltë
Hojzën tënde-mjaltë
Gati me lugë hëngra
Sikur kisha djajtë
Ding e dang u dënda.
Ding e dang u dënda
Dhe,më pas,u shëmba
Pse prapë ma ka ënda?!
Mbeta dashurive
Mbeta,mbeta dashurive si sarhoshi mbi faqore
Si mos mbetë dashurive?Ku të lë kjo topdëbore?
S'të harroj,moj gjarpërushe,që më hëngre " egërsisht"
E,që thoni,mor zotërinj,ndo ju zonja më pastaj
S'e kam kot që ulërij;që të ndahem,s'është kollaj
Një me sy e një me vetull;një buzëqeshje që më fton
Epo,ende,unë s'km vdekur;Përparimi rron,or,rron.
Në fshat
Vij në fshat dhe nuk më njohin?!
Nga t'më njohin,kur s'më shohin?!!!
Se,kur ika,qeshë flokëzi
Flokëbardhë qenkam tani
Vjet si vite drite
Të rëntë pika,o moj ikje!
Qenkam zbardhur,qenkam thinjur
O kurbet,krejt më ke finjur.
Do të vdes në timin fshat
"ku më njeh dhe duri i thatë" *
*vragu i fundit nga Çajupi
Mall
Mëndja ime britmë lufte,tërë kohës në alarme
Niset-niset si plumb pushkje,edhe soset asja ane
Asja ane,andje larg;për matan oqeanit
Në se shpirtin e kam plagë,plagë e kam atë prej mallit
Nuk më trëmb asapk largësia,oqeani sa një pikë
Oqean mbi oqean është dashuria,për atje nisem vërtik
U bëra i gjezdisur
U bëra i gjezdisur,tani botë kam parë
Por gjëkund nuk kam gjetur si ti,O Mbrostar ! *
Çuditet lexuesi?!Është në vete ky?!
Jam që çke me të;mirrni sytë e mi.
Kur them kështu,mos më merrni për të lajthitur
Se këtu,ku jam,ka plot vënde të ndritur
Për mua,o Mbrostar,je përshesh i parë
Dhe shijen këtij "përsheshi" ia di kush është si unë ,fshatar.
* fshati ku banoj,në Fier.
Bisedë me nënën(në telefon)
-Hë,biri jem,po a hajnë bukë qe aty,në Amerikë?
-
-
Por ça je tuj kërkue, atje,në Amerikë
Kur dhe na,këtu,bukë hajmë?!...
*Poezitë janë shkruaar në vitet 2000-2010