Ilir Paja
| Sunday, 09.26.2010, 08:32 PM |  

Ilir Paja

Ka mbaruar gjimnazin "Gjergj Kastrioti" në Durrës në vitet 86-90. Krijimtarinë letrare e nisi në shkollë të mesme si anëtar i rrethit letrar, më pas mori pjesë në konkurse që organizonte stafi që merrej me kulturën pranë "Komitetit të Rinisë"(kështu quhej) në bashkëpunim me "L.SH.Artistëve" të rrethit (Qarkut).

Ka marrë çmime në prozë dhe poezi ku u publikuan në gazetën lokale "Adriatiku" të asaj periudhe, po tek ky organ i botohet poezia e parë me titull "Pa Tokën" viti 1990.

Filloi studimet universitare në Tiranë për gjuhë - letërsi, vitet 1991-1995. Në vitin 1994 botoi në revistën letrare "Zëri Rinisë" tregim me titull "Plaku prej dëbore". Mori pjesë dhe në konkurset e poezisë "Migjeni" organizuar nga poetë pranë fakultetit dhe stafit të "Z.Rinisë".

Më 1996 botoi librin e parë me poezi "Nuk hesht", shtëpia botuese "M.Barleti". Në vitin 2003 botoi cikël me poezi në gazetën "Drita", më pas tek revista "Fjala" 2004-2005.

Në vitin 2006 botoi vëllimin e dytë poetik "Afrohen gjethet" shtëpia botuese "Ideart" botues z.A.Leka.

Po në këtë vit botoi poezi tek "Albania" faqen e saj letrare.

Pasi merr pjesë në edicionet "Poeteka" organizuar me qendër qytetin e Durrësit 2005,2006,2009, botoi cikle poetike në revistën me të njëjtin emër në nr e saj 13,15,16.

Në pranverë të këtij viti botohet vëllimi i tij i tretë poetik "Pikojnë yje", shtëpia botuese "Ideart"

Periodikisht në organin lokal të qytetit "Bulevard", "E vërteta" ka botime në poezi, prozë, ese.

Në vitet 2009-2010 botoi në gazetën letrare "Nacional" poezi dhe ese.

Është fitues çmimi letrar në konkurs organizuar nga "Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës", pranverë 2008.

Aktualisht punon në arsim, profesor letërsie në shkollën e mesme të pergjithshne "Naim Frashëri" Durrës.

Ka mbaruar dhe vitin e parë për MND pranë UT, fakulteti filologjik, dega gjuhë-letërsi, profili studime letrare.



(Votes: 3 . Average: 4.5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •