Cikël poetik nga Aidana Hyka
| Saturday, 10.02.2010, 12:26 PM |  

Aidana Hyka (Foto)

 

 

DOLLIA  E  FUNDIT..

 

Puthja e qelqtë

preku buzet e akullta.

Ato,

          kerkonin ngrohtesine,

                   ngjyrën e kuqe të veres.

 

Trokitja e kristaltë,

përkujtoi mijëra emra harruar.

Perqafime,

                    puthje,

                                lot malli...

shuar në brohorime gezimi,

indiferente koha mbi këtë gotë kristali....

 

Emrin e saj se përmëndi kush.

 

Pronare e trupit dhe shpirtit të saj,

ktheu me fund për veten,

si të kapërdinte çdo sekondë të së shkuarës...

 

Buzet e mishta

             prekën puthjen e qelqtë,

                                  vera ndërroi ngjyrë...

 

Mbi gotë mbeti forma joshëse e buzëve të saj..

 

GËZUAR!

 

 

MONOLOG

 

I mora poezite e mija, po i gris..

E vrava ndjenjen, shpirtin shkaterrova...

 

Çudi !

 

Mu dridhkan duart,

                Syte mu ligeshtokan,

                               Por unë s’po qaj,

Perkundrazi me vjen te qesh...

 

E di ?

 

Pas pak do të vras dhe trupin

                    Tani që shpirti heq

                            Une ndofta jam e dehur

Por u deha per te vrare.

Dikush me vrau në dehje

                           Duke pire  hiqej zvarrë.

Ti më sheh i tmerrruar,

                            Dhe me quan te marre,

Pastaj qesh i terbuar

                         Kur une qesh duke qarë.

 

Dhe une qesh, kur ti qan

                            Dhe ti qan, kur unë qesh

Ç’ritual valle po ngjan,

                         Ç’kemi bërë sot per dreq?

 

Pulbardha ish’ në fluturim

                         Drejt liqenit pa kufi,

Ti, e vrave në detin plot terbim

                      Nisur  nga një cmenduri.

 

Do pendohesh shpirt!

                          Çudi!

                                  Keto fjale mi thoje ti…

 

Ndjeva valet, më rrezuan.

Pash pulebardhen,

                          Jo, s’kish’ vdekur

Ndjeva trupin krejt të huaj,

                Shpirti ende nuk ish’ tretur.

 

Morem copeza poezish,

                Pulebardhen ndertuam serish,

 Por qeshëm të dy si të marrë.

Pulebardhë,

              më të cmendur s’kishim parë.

 

Nje këmbë nuk e kish,

                     Koka i mungonte,

Syrin kish ne bisht,

Por krahët i kish plot jetë

Dhe ende fluturonte…

 

Ti po qan se une po qaj

Unë po qesh se ti po qesh

Ç’adoleshent te pafaj

Ç’botë e cmëndur kjo për dreq…

 

 

SINFONI  MOLASH..

 

Jetë,

fshehur në një sirtar të heshtur,

dirigjent i sinfonise në kengën e "molave

tek bluanin eshtrat e drurit.

 

Në pluhurin e kohës

u shkruajt Emri Yt

shpirt i harruar..

Endacake

në rrjet merimangash mbeti Endrra.

 

Një dore ti prisje,

por me mijëra sy u versulen,

Askush nuk guxoi  të shfletonte fletët...

 

Kurrë s'kuptuan

si shkruhej Psheretima,

                              si pikturohej Shpirti.

Ti prisje atë dorë

ndoshta për ti dhënë fundin romanit

                                                 “Happy –End”

 

Por me mijera sy

Zhbiruan, panë vec Fytyrën tënde

                       stampuar në kopertinë,

                                             si nje liber i vjeter........



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •