Kozeta Zavalani
| Saturday, 10.16.2010, 09:33 PM |  

Kozeta Zavalani (Qirjo) lindi në Korçë në 8 mars 1958. U diplomua në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës më 1982 dhe në vitin 1985 është specializuar për gazetari. Eshtë nënë e dy djemve, Mendit e Mikelit dhe bashkëshorte e mjekut Gjergj Zavalani. Ka punuar në Televizionin Shqiptar e tani është kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i Shoqatës  “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” që drejton. Është zgjedhur ”Ambasadore për Paqen” nga Federata e Familjes për Paqen Universale, ndërsa "Connect Us Communications Canada" në edicionin e vitit 2007 ka shpallur Kozetën një ndër gratë e vitit 2007 (Woman of the World – 2007). Eshtë anëtare e World Poets Society (W.P.S.), Union of Poets & Writers dhe Poetëve për të Drejtat e Njeriut. Në 2009 është nderuar me Çmimin e Dytë në Takimin e Poeteshave Shqiptare në Vushtrri dhe Çmimin e Parë për cikël me poezi nga Redaksia NOSITI. Ka qenë bashkautore në 1976 në librin me poezi “Këngët e para” dhe në 1978  në vëllimet me tregime 2-4-6 “Heronj të heshtur”. Ka botuar nga  1997-2002 gazetën periodike të SHGPA-së “Edhe menaxhere”. Në vitet 2000 – 2002 vëllimet 1 e 2 të librit “Gra që më kanë frymëzuar” dhe në anglisht “Women who have inspired me”. Në 2005 botoi vëllimin ”Halfworld”, në 2007  vëllimin ”Gjysmëbota” dhe Buletinin “Të Drejtat e Njeriut” botim i QSHDNJ. Në 2010 -vëllimi poetik “Shtegtare”.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •