http://letersia.zemrashqiptare.net/
LETERSIA SHQIPTARE

Pirro Loli
| Sunday, 11.28.2010, 02:35 PM |

Pirro Loli u lind në Zagori të Gjirokastrës, më 10 shtator 1945. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren në Durrës. Në vitet 1960-1964 mbaron shkollën pedagogjike në Elbasan. Mësimet universitare i kreu në Tiranë (1964-1968) në Fakultetin Histori–Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Ka filluar të merret me letërsi që në vitet 70`. Në vitin 1993 emigron në Athinë familjarisht. Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare dhe esse. Librin e parë e ka botuar më 1974 “I dhjeti nga tanët” me tregime.

 Për 15 vjetë iu hoq e drejta për të botuar, por pas viteve 90` u rikthye me këto libra:

 

POEZI:

DRITA E VETËTIMËS (shqip dhe greqisht)

DHIMBJA E URËS (shqip dhe greqisht)

DRITARET E SHIUT

VDEKJA E TRËNDAFILËVE

URDHRI I LOTIT

 

ESSE:

ITAKA BRENDA MEJE

KOSOVA, SAGA E BALLKANIT (bashkëautor)

si dhe dhjetra esse, botuar në shtypin periodik në Greqi dhe Shqipëri.

 

ROMANE:

LOTËT E DIELLIT

INTERVISTË ME NJË GUR

QENI PLASTIK

PIRAMIDA PREJ MJALTI

DASHNORJA MISTERIOZE.