Çezar Kurti
| Sunday, 12.05.2010, 10:50 PM |  

Çezar Kurti u lind në vitin 1935.

Ka kryer studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik 4 vjeçar (Gjuhë dhe Letërsi Ruse) më 1957 dhe në vitin 1964 kreu Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Punoi si redaktor-përkthyes në Agjencine Telegrafike Shqiptare deri kur u emërua pedagog në Universitetin Shtetëror në Tiranë në vitin 1962.

Më 1973 u emërua shef i katedrës së gjuhës dhe letërsisë ruse.

Në vitin 1976 ''për mungesë vigjilence dhe zbutje të luftës së klasave'' e larguan nga Universiteti dhe e dërguan me punë të detyruar në Minierën e Bakrrit në Kurbnesh të Mirditës, ku punoi si punëtor nëntoke.

Në vitet 1981-1989 punoi si mësues në shkollën e Mesme të Maminasit në rrethin e Durrësit.

Nga viti 1976, kur botoi përkthimin e tregimeve të Gallsworthit "Shpëtimi i Forsajtit", atij iu ndalua botimi për dhjetë vjet rresht.

Në vitin 1985 mundi të botonte përkthimin e veprës së Eskilit "Prometeu i Lidhur", ndërsa në vitin 1989 redaktoi romanin e Tolstoit "Lufta dhe Paqja".

Ka përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe disa vepra të letërsisë botërore, si "Ferri" të Dante Aligerit, "Kujtime nga Shtëpia e të Vdekurve" të Dostojevskit, "Toka e Njerëzve" të Antoin De Sent Exupery, "Zadigu ose Fati" të Volterit, 'Sonete' dhe 'Antoni dhe Kleopatra' të Shekspirit etj.

Ceazr Kurti është autor i librave "Learn Alabanian - Mësoni Shqip" per lexuesit anglisht-dhe rusishtfoles dhe "Bashkëbisedues Shqip-Anglisht".

Zoti Kurti është njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja: anglisht, rusisht, frëngjisht, italisht.

Është i martuar me zonjën Adelina Gina dhe gëzojnë dy fëmijë intelektualë, një vajzë dhe një djalë.

Vajza e tyre ka mbaruar doktoraturen PHD për sociologji. Punon pedagoge në Fordham University në Nju Jork, ndërsa djali, vazhdon studimet master's degree.

Jeton bashkë me familjen e tij në Nju Jork, Sh. B.A.

 

Përgatiti: Pierre-Pandeli Simsia

 



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30