Kreshnik Berisha: Po vij esëll
| Saturday, 01.22.2011, 04:07 PM |  

Kreshnik Berisha

 

 

PO VIJ ESELL”

 

 

1.

 

Po vij edhe njëherë!

Veç, esëll.

 

T’i përsëritim të gjitha

Veç, esëll, kësaj here!

 

 

2.

 

Po sikur, të vij edhe njëherë?

Ashtu, thjesht,

të vij,

këmbë..?

 

Të vij dhe thjesht,

Të më presësh

diku,

me duar të lidhura në gjoks

një mëngjes, për shembull

ose, s’është me rëndësi!

 

Veç të jesh esëll

dhe ti!

 

 

3.

 

Të vij dhe të më flasësh

nga një metër distancë

në të ç’pirë

edhe për “dashurinë e tij”.

 

Ose të mohosh në mbanë mend gjë.  

Pos ca gjërash si pamje filmi pa zë

Të ndonjë prodhimi bardhezi.

 

Ishim të pirë.

Po, ishim të pirë, e dashur

Sigurisht.

 

Atëherë të qeshim për mirësjelljen,

Dhe pak për mëkatin që bëmë instinktivisht

 

Ishte gabim.

Po, ishte gabim.

 

Nuk mbaj mend gjë!

As unë e dashur!

 

 

4.

 

Në m’u kujtoftë ndonjë gjë është i ftohti i banjës,

kujtoj,

dhe i nxehti i termos,

njëkohësisht.

 

Pastaj shfaqja e operës që jepte televizori publik

            …një llaptop i ndezur anash, birrat dhe llamba

që bënte pakëz dritë.

 

Po,

dhe koha kur u shtriva pranë teje

heshtja pastaj,

një heshtje e pasikletshme...

e dy të dehurve qejflinj.

 

Atë natë nuk pat figura krahasimtare as

                                                metafora as...

Nuk kish letërsi.

Nuk kish hënë.

 

Atë natë nuk kish diç të ngjashme si ti...

 

 

5.

 

Unë po vij

sokaqeve

me një milion dyshime

 

Por, esëll.

 

Edhe nëse nuk të kap dorën

unazën në gishtin tregues

 

 

Nuk kam pse të kem frikë.

 

Unë po vij!

Si dielli në dimër

që ndreq pamjen, rrugët

për një fotografi.

 

Po vij

esëll.

T’i përsëritim të gjitha.

 

Esëll, kësaj here!



(Votes: 4 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •