Brikena Smajli: Përditë ndërtoj shtëpi me ashkla
| Sunday, 01.23.2011, 01:00 PM |  

Brikena Smajli

 

Nga libri  “Përditë ndërtoj shtëpi me ashkla” Albas, Tiranë, 2006.

 

24.

Kallama të djegur dhe zhur i thatë sundojnë rishmëzi mbi ulluqet e gërryer e brezi prej toke të sapolëruar thur vargje vape fort padurueshme. Dritë e thatësira prapë mbiu. Malli zë shtigjet nga kalojnë lajmëtarë. Asnjë orakull nuk flet. U bënë fëmijë të pagjetshëm që qajnë vazhdimisht me zjarre. Më ka marrë malli për hënën e natën me qumësht në sy.

37.

 Një sofër më kanë shtruar me zogjtë: nuk vij, shtrij duart e mia të ngopura me asgjë. Ky dimër i ngadalshëm më krihet vazhdimisht në pasqyra. Kutia ku mbledh farët e luleve ka ftohtë. Një lukuni e trashë ujqish kërkon të hajë bukën e vjetshme dhe ulurin. Por gjërat u lanë tashmë, askush nuk lufton për të jetuar. Gjithë gjaku i derdhur na bëhet mburojë frike.

 

 

38

Tek shkëmbi i lartë, në rrugën e shtruar me sfinksa kam lënë një enigmë të pazgjidhur që s’më lë të brengosem. Orakulli nuk tha një fjalë, ka vite që hesht i vuvosur, me vraga të gjata të thella shkruan hieroglife që nuk i deshifron askush. Unë gjithmonë vij vonë ose tepër shpejt për të folur.

44

Mbretëri prej kashte mjeshtërisht të moshuara zhyten në ujëra thua se vërtetë do të lahen duke mashtruar nuset e plakat. Pastërtisht e turbulluar tres mendimet e mia nëpër ngushtica që s’e dinë lojën e peshkut memec me peshkaqenë. Po në bregun tim është murosur një ishull e që atëherë hala peshku më shpojnë vazhdimisht këmbët, që të ma kujtojnë idhnisht kthimin.

47

Iriqi prapë bluan ashklat e rrëmuara të pemëve. Asgjë duket se nuk ndodhi. Të gjitha lashtësisht u thanë. Qysh me murimin e parë të Rozafës vazhdojnë të na vrasin të huajt që vijnë detyrimisht se na duan të mirën. Por Rozafa qumësht nuk ka e gjithë fëmijët ikën e më nuk po pyesin për të, as burimet as zogjtë. Parajsa i tha të gjitha...

105

Për gjithçka ngjet zërat e lashtë të rrënimit dhurojnë një ikje të gjithkushtueshme ashklash. Këmbëzbathur syri mungohet drejtimesh të pambyllura. Por qengji u bë ujk e ligsht kafshon, me gjithë mëritë e mbledhura nga qënia kaq gjatë i pafuqishëm, krahët e mi të plagosur. Më pëlqen t’i rrëzoj idhujt e ligj që hyjnë si fëmijë të qullur në lot. Deti i tharë më shpon këmbët e çara me qelqet e kripur.

 

128

U shkri dhe ky qiri, mekë ngadalë me një lot që kapërdin, vazhdimisht në vaj. Ia dha syrin dritës e më s’u pa. Terri lëpihet gjithandej. Mbret i paftuar, e qindra ndjesi drite veshin muret mbushë me dëshira që nuk luhen.

 

Shënim: numrat që ndodhen sipër janë ashtu siç paraqiten në libër, ku mungojnë titujt.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •