Anila Dahriu: Fluturimi i ëngjëllit
| Saturday, 02.05.2011, 12:40 PM |  

Anila Dahriu

 

FLUTURIMI  I  ËNGËLLIT

 

tregim

 

Isha ne krevat kur degjova zilen e telefonit, ai binte pa pushim.U ngrita dhe, ndjeva të ftohtin të me hynte në shpirt si nje mysafire e padeshiruar. Hodha mbi supe një robdishan të leshtë, dhe renda me nje fryme ne korridorin e shtepise ku gjendej telefoni.

E ngrita me shpejtesine e drites, dhe nga ana tjeter e receptorit degjoj zerin e nenes time, qe me uronte per ardhjen e nipit te porsalindur.

-Po Eva, të të rrojë nipi.Para tre ditësh Mira,nusja e vellait tim, kishte nxjerr ne drite nje djale qe peshonte pese kile, dhe e kishin quajtur Kristi.

Mira ishte e gezuar, kjo ndihej nga menyra e shpejt e te folurit, perseriste shpesh, qe ishte i bukur si i jati.

Une në mesin e dhomes  po ngrija nga te ftohtit,  njekosisht, ky lajm me kishte befasuar jashte zakonisht, sepse nuk e dija qe kunata ime ishte shtatzane. Atëhere vendosa te ulesha ne divan dhe, i kerkova nenes time te me thoshte lajmin nga e para, me qetesine e madhe, si kjo dhome qe brenda saj nuk levizte as fryma ime.

Ajo u qetesua disi nga  euforia e gezimit,si  te çdo nene dhe me shpjegoi se, te gjithe kishin ngelur te habitur per kete lajm, sepse asnje muk kishte dijeni per shtatzaninë e kunates sime.

E permblodha veten, aty per aty shpreha gezim dhe nje mosqartesi te ketij lajmi,qe kishte mberritur ne shtepine time ne kete dite te ftohtë dhe krejt papritur.

Kur u ndjeva e ngrohtë nga ky lajm i bukur, nena ime me nderpreu buzeqeshjen. Perseri tek une hyri akulli i meparshem,duke me thene se,  Kristi kishte lindur me probleme shendetësore.U hutova pa mase,  vendosa te ulesha me  mire ne divan, dhe te mbeshtesja supet mbi te.

Zemra po me rrihte fort nga keto lajme. Ne thelb te mira per ardhjen e Kristit ne kete bote,po ajo qe me dermonte ne keto momente, ishte  lajmi i fundit qe nuk prentonte asgje te mirë.

Fillova ti beja njemije pyetje nënës.Perse, çfare mund te ndodhte…Ajo m’u pergjigje prerazi, “ mjeket po mundohen ti shpetojne jeten, por optimizmi i saj nuk po me ngushellonte dhe nuk me linte te qete.Mbylla telefonin dhe formova numrin e vellait tim.

-Alo jam Eva - pertej linjes mu pergjigj nje ze i mekur, i mbytur, si e një nate të gjate dhe pa mbarim, me shtrengatat e ardhura.

Nuk ndieja nuancen e jetes ne zerin e vellait tim,dhe  as nje therime gezimi.Ai mu pergjigj shkurt, pasi mori vesh qe une e kisha marre lajmin ndermjet nenes tone.

-Eh,Eva si dukesh?

- Jam mire,por nuk po kuptoj kete situat te re dhe të  papritur.

-Po eshte e vertet,edhe per mua eshte asurde,Kristi është i madh në peshë dhe pati komplikacione  gjate lindjes,pastaj, ti e di qe Mira ka veshtiresi ne lindje.Por mos u shqeteso,se eshte nen kotroll dite e nate.Doktoret me thone,” do te shpetoj se eshte femije i fort, dhe ka deshire te jetoj”.

E degjova e perqendruar,qerpiket e syve te mi perplaseshin nga nje tension qe me kishte mberthyer te gjithen.Si  ishte e mundur qe ky mengjez perveç te ftohtit, me kishte dhuruar nje nip, por bashkë me të dhe nje trishtim te thershem.

Si  ishte e mundur qe Zoti te me ndeshkonte ne kete largesi te pafundme,dhe une mos te ndodhesha atje,afer Kristit, Kjo me kishte gozhduar te teren, më kishte mberthyer pas linjes se telefonit, duke pritur nje tingellimë te embel dhe te pertejme.Nuk duhej te dermohesha me mendime,duhet te lutsha.Im vella me sigurojë qe çdo gje do te shkonte mire.

Tre dite e tre nete rrjesht u mbylla ne dhimbjen time,nen notat e muzikes se Moxartit,sifonia "Lakrime".Degjoja ne pafundesi dhe mendoja duke derdhur lot, si nje femije i perhumbur dhe pyesja vetveten.

"Ishte kaq e madhe dhimbje qe ai ndiente kur kishte kompozuar keto nota, kushedi humbja e te dashures ose te nje pjestari te familjes.Ishte kaq e forte sa dhimbja ime,e cila po çante kraharorin,qe po mbyste boten time ne nje oaz te shkretetires pa jete”?

Ndjeshmeria e hapesires  kishte humbur ne nocione te erreta dhe, iknin si te uritur per nje ideal te mohuar nga ajo dhe vet natyra.

Mendoja Kristin ne çdo sekondë te jetes time. Kështu kalonin ore te tera ku veç peshonin pritjen,atje ku engjelli luftonte me vdekjen.

Nga momenti tragjk i marrjes se lajmit te kobshem, diçka brenda meje u kthye si Kristal, ne fund te mendimit,atje ku  pushtonte mendjen dhe trupin tim.

Nuk ishte e drejt.Kjo jete pse te tregohej kaq kapricoze, të  humbte vetveten ne dallge,në ato dallgë qe erera te forta te kohes i ngrinte per ta mposhtur ate.

E mendoja shpesh nipin tim qe nuk e pashe kurre, sepse une nuk dua te shoh vdekjen.Une dua te kujtoj ate brishtesi te njome qe iku me vyshkjen e praneveres se sapo çelur.

Ai quhej Kristi, si krishti yne i madh.Ai ndjek hapat tona ne keto tragjedira te pashmangeshme.

Me vellane tim degjoheshim tre here ne dite ne telefon. E pyesja me nje ankth nese kishte permiresime.

Ai me thoshte,”Eva eshte mjafte i bukur me sy te zinj e te medhenje, ka dy duar te vockla dhe topolake,ka nje fytyre engjellore”, pastaj heshte, si nje drite shprehese nuk rrihte krahet e te vertes...

Une pertej fundit te botes,dergjesha ne dhimbje e lote dhe perhere lutesha..

Ai lindi pese kile,por i pafuqishem per tu pergjigjur kesaj bote, kesaj jete te hedhur ne thonjeza kapricoze.

Luftoi me vdekjen per 20 dite rrjesht,por ajo ishte treguar me e forte,kjo krijese i perkiste asaj dhe vetem asaj.

Netet kalonin te ftohta ne shtratin tim se bashku me notat e muzikes se Moxartit, lutesha nen ze, qe Zoti te largonte vdekjen,pertej, larg kesaj krijese.Por ai ishte i shurdher.Mllefi dhe zilia, kishin mberthyer kohen e shpelare nen rreze te semura qe vershoni me zemerim nga dielli. Nuk donte te linte nje shteg shpetimi,ishte i vendosur me hakemarrjen e saj,dhe Kristi perendoi syte e zinj, si dy pika yjesh ne ndriçim.Të humbisnin ne kete hapesire asurde.Duart e vockla ndaluan se levizuri,frymarja u nderpre, shpirti keputi vetveten.

Atehere koha perqeshi vdekjen, vetë vdekja u trishtua.Mendoj se kishte gabuar,por ishte vone per pendime,tashme hyrja ne boten tjeter kishte shfletuar librin e perjetesise.Ajo(vdekja),kishte kryer veper kolosale.

Tani ky trupth i vogel po dergjej aty, ne nje cop te jetes qe ishte gjynjezuar ne pikellim, dhe tani, po pergatitej te behej pjestar i tokes.Atje ku te thithte si qumesht gjirin e saj me pikat e shiut, qe qielli mendonte ti percillte me lotet e tij.

Perreth lule,gure te bardhe,  shkrime te shkruajtura me nje pene te zeze.

Nuk erdhi ne jete,bota nuk  deshi qe te shijonte hidherimet,ligesite,jetet e vrara dhe mundimin e nje lodhje shtazarake te prera nga sopatat e fanatizmit.Jetet e hedhura ne fund te detit, qe u bene ushqim per peshqit e pamershirshem.Anije te copetuara e te heshtura ne fundin e tij,ku tregojne histori te kobshme.

Por une doja te ishte mes nesh,te degjonim se bashku muziken e Moxartit, qe mua me shoqeronte ne trishtim dhe dhimbjen e plote e ndeshkuse.

Te veshtronte diellin edhe pse i zemeruar,ti buzeqeshnim kesaj jete kokekrisur me apokalipsin e vjeter dhe te riun, te sapo shfaqur ne portat tona.

Kur shkoj ne vendin tim,hapat me ndjekin pertej nje rruge te deshiruar,te shkoj tek vorrezat dhe te takoj te dashurit e mi.Shtërngoj doren e birit tim,dhe te dy ulemi tek krahet e Kristit.I flas me syte e zemres,"Shpirti im, ti ke gjetur parajsen,sepse vdekja te hoqi te drejten per te jetuar,por te drejten te jesh nje engjell nuk mund te ta prekë.Atje ku triufon drejtesia pa lufte,hidherime,gjak,pa deshperime, pa zhgenjime.Zemra ime jeto ne nje hapesire,ku askush mos te te cenojë,sepse je nje engjell dhe engjejt lart fluturojne.....



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •