Avdullah Sh. Bunjaku: Sikur të ishte ëndërr (III)
| Sunday, 02.13.2011, 03:32 PM |  

Avdullah Sh. BUNJAKU

Sikur të ishte ëndërr

 

 

Një jetë më të mirë

 

Nuk do t’ua tregoj emrin tim të vërtet, sepse nuk dua që njerëzit ta dinë, që pikërisht kjo më ka ndodhur mua. Mirëpo sidoqoftë nderi im është shkelur.

Po, po ju tregoj menjëherë, se unë më nuk jam e virgjër. Sa do të doja të kthehesha në atë kohë, por nuk mundem më. Kurrë në jetë nuk kisha besuar që ekzistojnë në botë tipa të tillë të njerëzve të pafytryrë, të pa shpirt.

Në fshat e kisha agjën tim. Eh sa herë e kam vizituar si fëmijë. Sa shumë kohë kam kaluar atje. Me fëmijët e agjës luanim lojëra të ndryshme. Vraponim nëpër livadhet e bukura. Sa herë kemi pushuar nëpër hijet e drunjëve me pemë të ndryshme. Jetoja në qytet, në një shtëpi të vogël. Kisha dy motra e një vëlla.

Para disa viteve nëna më vdiq. Si sot më kujtohet ajo ditë. U bë tollovi e madhe në shtëpin tonë. Hynin e dilnin fqinjët, të afërmit. Nënën e kishin futur në një dhomë dhe qëndronte e shtrirë. Nuk dija se çfarë po ndodhte derisa më tegoj gruaja e agjës. Shumë ditë e pamja vazhdoj në shtëpinë tonë. Mungesën e nënës fillova ta ndjeja pas perfundimit të atyre ditëve. Të gjitha punët e shtëpis ran mbi supet e mija. E luaja rolin e nënës në shtëpi, edhe pse isha shumë e re.

Sa punonte babai kalonim disi por, pas një kohe atë punë që e kishte e humbi dhe jeta jonë filloi të vështirësohet. Babai filloi të dehej. Dilte në mbrëmje e nuk kthehej deri në orët e vona.

Gjendja ekonomike na u keqësua shumë. Unë mora për obligim të kërkoj punë. Për fat të mirë gjeta punë në një restaurant si mirëmbajtëse, punë kjo e cila paguhej mirë dhe e siguronte bukur ekzistencën e familjes sonë. Isha e lumtur që arrija ta siguroja një kafshatë bukë për familjen time. Nuk guxoja të mbaja para në shtëpi. Menjëherë si e merrja rrogën e bleja ushqimin për një muaj për familjen dhe gjëra tjera të nevojshme. Kur babai mbetej pa alkool e bënte tërë shtëpinë rrëmujë, duke kërkuar të holla e kur nuk kisha asnjë për t’ia dhënë bërtiste e na rrihte të gjithëve.

Një mbrëmje kur shkova në punë, e gjeta shefin aty. Më ftoi në tavolinë dhe më ofroi një kafe. Shefi im ishte një njeri i pashëm nga të tridhjetat. Gjithmon e ngiste një xhip. Derisa pinim kafe më pyeti si po kaloja në punë, a kisha ndonjë problem me stafin e restaurantit. I thashë se krejt ishte në rregull dhe isha mjaft e kënaqur. Ai vërejti se diçka po më mundonte. Më luti që t’i tregoj. Unë vendosa dhe i rrëfeva për vdekjen e nënës, për problemet që kishim tani. I thashë se po e kërkoja një jetë më të mirë. Më propozoj një punë të re në Gjermani. Atje më tha se ishte një fabrikë tekstili, ku punonin vetëm femra, pagat ishin shumë të larta, dhe se ky kishte lidhje me pronarët e asaj fabrike. Në fillim kundërshtova, duke i thënë se nuk kisha pasaportë, nuk kisha të holla për t’i mbuluar shpenzimet, do të mbetet familja keq pa mua. Ai më tha të mos mërzitem, Të gjitha do të rregullohen.

Atë natë punova, të nesërmen i tregova babait. Ai u ndal. Më lëshoi një shikim të ashpër e më tha se kurrë nuk do të arrij ta gjejë qetësin shpirtërore, e tani qetësija është ajo me të cilë po jetoj.

Në restaurant vazhdova punën. Pas një jave të plotë sërish u duk shefi. Më ftoi në tavolinë, porositi kafe, i nxori nga xhepi treqind euro e më tha:

- Ja rroga jote për këtë muaj, ndonëse muaji ende nuk kishte përfunduar. Gjatë bisedës më tha se të gjitha dokumentat ishin rregulluar, pasaporta, viza, shpenzimet e udhëtimit dhe se kishte mbetur vetëm dita se kur do të nisemi. U dakorduam që të nisemi pas tri dite.

O Zot, sa shpejt ndodhën të gjitha. Erdhi edhe ajo ditë. U takuam në restaurant ku punoja. Ai erdhi. Më tha që menjëherë të hyj në makinë, dhe të ecnim sepse nuk kishim kohë. Në makinë ishte edhe një burrë për të cilin më tha se ishte një koleg i tij, dhe se po i ndihmonte në vozitje, gjatë rrugës. U nisëm aq shpejt sa që mezi e mora valigjen, në të cilën i kisha futur disa rroba. Gjatë rrugës biseduam për shumë gjëra. Tërë kohën në kokë më rrinin familja, shoqëria, puna. Kur kaluam kufirin e ndjeva një rrahje në zemër. Parandjenja më thoshte se nuk do të jetë mirë. Tani gjendeshim në Mal të Zi. Shefi im, pasi kaluam kufirin ma mori pasaportën, më tha se do të ndalemi për një ditë në Tuz. Ai i kishte disa obligime për ti kryer. Ai bëri një sjellje të quditshme duke m’i ledhatuar flokët. Më tha:

- Arritëm në Tuz.

U vendosëm në një banesë. Këtu do të rrinim një ditë e një natë, pasi ai kishte për ti kryer ca punë.

Banesa i kishte dy dhoma, banjo, koridor dhe balkon. Unë hyra në banjo për ta bërë një dush. Shefi im vazhdimisht telefononte dhe komunikonte në gjuhën angleze. Unë nuk e kuptoja asnjë fjalë. Posa mbarova dushin hyra në dhomën tjetër që të vishem. Pa pritmas u hap dera, hyri shefi në dhomë. Unë u mundova disi ti mbulojë pjesët intime të trupit. Ai me një buzëqeshje të lehtë më tha:

- Mos u frikëso, se vetëm do të kënaqemi pak.

Më shtrëngoi në bel. Ah, sa të ftohta ishin duart e tij në lëkuren time. Fillova të bërtas dhe u mundova ta godisja me shuplaka fyturës. Ai ma mbylli gojën, më kapi për fyti, më hodhi në shtratë. Dridhesha e tëra. Në atë moment ai më dhunoi. Ah, sa i fuqishëm ishte. Më dukej se mbi trupin tim kisha një bishë. Vazhdimisht nga unë kërkonte që të bëj lëvizje e klithma të ndryshme, mirëpo unë për inat rrija si e ngrirë. Ai përdori forcën e tij për të më ndryshuar pozicionin që kisha. Derisa po vishej më tha:

- Është rrugë e gjatë deri në Gjermani, dhe se do të duhej të ndalemi nëpër shumë vende, që të çlodhemi e të kënaqemi.

Më mbylli në atë dhomë. Isha e burgosura e tij, shërbëtorja e tij.

Të nesërmen vazhduam rrugëtimin. Tani me ne ishte edhe një femër e cila quhej Jetëmira. Ah e shkreta; Nuk e kishte jetën e mirë sikur edhe emrin. Më mirë ta kishin pagëzuar Jetëzeza.

Gjatë rrugës e vërejta se ajo ishte më e fortë se unë. Bisedonte, qeshte, ishte në formë të mirë sikur thuajse po shkon te dajtë. Ah, sa shpesh kam shkuar unë me nënën time te dajtë, atje kaloja shumë mirë. Më kanë mbetur shumë kujtime të bukura nga fëmijëria ime. Kaluam shumë orë rrugë. Ishte natë. Binte shi pandërprë. Mezi e shihnim rrugën. Tani pas shumë orë rrugëtimi, u ndalëm para një moteli të vogël. Na thanë se ishim në Hungari; hymë në atë motel, u ulëm dhe shefi na porositi darkë.

Më ka mbetur zakon qysh kur punoja në restaurant ta quaja shef, se tani më me dëshirë do ta quaja dhunues, kriminel, apo edhe me ndonjë emër më të keq, por që tani s’po më kujtohet.

Në kohën kur ne po darkonim, shefi kishte folur me pronarin e atij moteli, erdhi e na tha se ai po vazhdonte rrugën, në drejtim tjetër e për ne do të kujdesej pronari i atij moteli. Pasi darkuam pronari i motelit na tha se na kishte blerë të dyjave, për tre mijë euro. Sa më vrau në vesh fjala ju kam blerë. Sikur ne të ishim objekte për të na blerë e shitur kush të dojë.

Tashmë ne ishim me pronarë të ri. Na dërgoi në një dhomë. Aty ishin edhe katë vajza tjera dhe gjithsejt u bëmë gjashtë. Pas gjysmë ore që u vendosëm në atë dhomë, më thirri pronari e më dërgoi në një dhomë tjetër. Më tha se kur e blen ndonjë femër, së pari e shfrytëzon vet e pastaj e lë në shërbim të klientëve, dhe aty më shfrytëzoj pa pikë mëshire. Të nesërmen e shfrytëzoj edhe Jetëmirën.

Të gjithave na mbanin të mbyllura në atë dhomë të përbashkët. Na detyronin të vishnim rroba të shkurtëra e të holla, këpucë me take të larta, na jepnim të hanim vetëm sa për ta mbajtur shpirtin por, më mirë mos t’na kishin dhënë fare.

Klientët na vizitonin çdo ditë, duhej ti pranonim nga katër e pesë klinet në ditë. Asnjërit nuk ia ofroja kënaqësin që e kërkonte, sepse rrija si e ngrirë. Ata kërkonin më shumë nga unë. Të hollat që i jepnin klientët për shërbimet tona ne as që i shihnim me sy, sepse ato i mbante pronari. As ditën, as natën nuk pushonim sepse kur vinin klientët pronari nuk na pyeste se a ishim duke ndenjur apo duke fjetur, por menjëherë duhej që ti kënaqnim klientët. Gjithmonë nga klientët kërkoja ndihmë që të arrija të ikë, nga ai vend i tmerrshëm, mirëpo ata as që ma varnin veshin për këtë punë. Kështu kalonin ditët tona të zeza të jetës sonë.

Një ditë me Jetëmirën vendosëm që të iknim. Në një mëngjes, pasi që pronari në atë kohë ishte i zënë duke i bërë llogarit e natës, se sa kishte fituar duke i shfrytëzuar trupat tanë, u nisëm që të ikim. Në rrugë e sipër Jetëmirën e kapën punëtorët e sigurimit të motelit, ndërsa unë ia dola të ikë, dhe në policin e parë që u takova në rrugë u mundova t’i tregoja se çka dëshiroja. Sapo më pa polici e kuptoj se unë isha një prostitutë dhe më dërgoi në stacionin më të afërm policor. Pasi që e rrëfeva tërë ngjarjen, falë një përkthyesi, shërbimi i atjeshëm policor ndërrmori një aksion por, pa sukses. Nuk kishin arritur ta kapnim pronarin e motelit e as vajzat, mirëpo e sollën vetëm trupin e pa jetë të Jetëmirës, të cilën e kishte vrarë pronari.

Mua më sollën në Kosovë. Më vinte turp nga çdo njeri që e shihja, sepse mendoja se të gjithë po më njihnin si një prostitutë. Kur arrita në shtëpi në hyrje të oborrit u takova me vëllaun, i cili tashmë ishte bërë një djalë i mirë. Ishte duke shkuar në punë. Ai mezi më njohu. Pasi kishin kaluar disa vite pa u parë, u përqafuam dhe hymë brenda. Menjëherë e pyeta se ku janë motrat e babai. Për njërën motër më tha se ishte martuar, e ajo e vogla ishte në shkollë. Babai kishte humbur jetën në një aksident trafiku. Motra ishte martuar për një djalosh i cili kishte një biznes, dhe aty ishte punësuar vëllau im. Për mua të gjithë kishin menduar se kam vdekur. Pas disa ditësh që erdha në shtëpi më vizituan shumë të afërm, miqtë e mi. Më pyesnin se ku kisha qenë për tërë këto vite. Mua më vinte vështirë që t’ju tregoja për tërë ato se çka më kishte ndodhur. Ju thoja se duke e kaluar kufirin u zumë dhe na burgosën.

Ditët kalonin. Unë kisha turp që të dal në rrugë. Rrija vetëm e mbyllur në shtëpi. Disa javë as veten nuk e kam shikuar në pasqyrë, sepse nuk doja ta shikoja fytyrën time.

Shumë netë në gjumë, shihja ëndërr se gjendesha në atë motel të mallkuar, më hynin në dhomë shumë meshkuj dhe më shfrytëzonin. Nga përpjekjet e mia që të ikë, më dilte gjumi në mes të natës. Filloja të qaja, nuk flija, më zbardhte mëngjesi të ulur, e herë – herë duke u shëtitur nëpër dhomë. Lëvizja nga njëri kënd i dhomës në tjetrin.

Pasi kishte kaluar një kohë nga ardhja ime në shtëpi, një ditë dola në qytet. Vendosa të shkoja në restaurantin në të cilin punoja dikur, ta takoj shefin tim të dikurshëm. Mendoja ta vrisja. Kur hyra në restaurant i thashë një kamarjeri që të thërriste shefin. Vazhdimisht e mbaja qantën hapur, në të cilën e kisha futur një thikë. Mezi prisja të vinte shefi e ta godas në zemër. Mirëpo, për qudi mu ofrua një burrë, dhe mu prezantua si shefi i restaurantit. Nga biseda me të kuptova se tashmë restauranti ishte me pronar të ri. Nuk dija ç’të bëja. E kisha në shpirt hakmarrjen. Nga ana tjetër ndjeja një lehtësi në vete, sepse prapë kisha fituar lirinë.

Shkova në stacionin policor dhe e denoncova shefin tim të dikurshëm. Rrëfeva për të gjitha se çka kishte ndodhur, që nga ditët e para të punës, dhe që nga ajo kohë nuk arritën ta kapnin kriminelin, dhunuesin. Hetimet Vazhdojnë.

Një minutë heshtje

 

Lufta vetëm sa kishte filluar. Dola në rrugicë që të marrë ndonjë informatë se çka po ndodhte. Fillova të shikoj në të dy anët e rrugës. Çfarë të shihja ? Kolona të gjata njerëzishë të cilë kishin braktisur shtëptë e tyre, po kërkonin ndonjë strehë për ta shpëtuar jetën nga forcat armike serbe.

U ktheva në shtëpi. Nëna filloj të interesohej se si ishte situata në qytet. I tregova atë çka e pashë. Ashtu të heshtur çdo moment prisnim ardhjen e familjes së agjës nga fshati, të cilët po ashtu kishin braktisur shtëpinë e tyre, për t’i shpëtuar më së keqes. Në bised e sipër me nënën arritën familja e agjës. Ishin të lodhur e të rraskapitur nga ai udhëtim fare i pa sigurtë, i gjatë përplot me rreziqe. Ishin të trishtuar nga pamjet dhe torturat që kishin përjetuar. Të uritur, të etur.

Ata tregonin për shumë gjëra që kishin parë gjatë atij udhëtimi. Momenti më prekës ishte, kur nga copa e predhës që kishte rënë rrugës, kishte humbur jetën një vogëlush në prehërin e nënës së tij. Agja tregonte, se kishte përjetuar shumë luftëra, në të cilat kishte qenë edhe vetë pjesëmarrës, por në asnjërën nga to nuk kishte parë se si katilët kishin masakruar popullatën civile, të pa mbrojtur dhe duarthatë. Edhe djali i tij Blerimi, i është rreshtuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Unë me kushëririn tim dolëm prapë në qytet. Pasi që u takuam me shokët, ata na treguan se UÇK – ja kishte filluar të mobilizoj popullatën. Mbrëmë vonë kishin ardhur e i kishin marrë disa të rinjë të pjesës tonë. Në bisedë e sipër u dakorduam që edhe ne të shkojmë në zonat e kontrolluara nga luftëtarët e lirisë, dhe të rreshtohemi pranë radhëve të tyre. Të paktën ushtria dhe policia serbe mos të na zinin të gjallë. E caktuam orën dhe vendin e takimit për tu nisur. Duke u kthyer në shtëpi, gjatë rrugës, i thashë Liridonit që të mos vinte me ne, pasi që edhe babain e kishte në luftë, dhe se tek e fundit dikush duhej të kujdesej për anëtarët e familjes. Liridoni u pajtua. Gruaja e agjës Shukria, ende tregonte për ngjarjet që kishte përjetuar gjatë tërë kohës, për derisa kishin mbërritur te ne.

U ula në një qoshe dhe iu tregova për mobilizimin. Nëna menjëherë e vërejti dëshirën time të madhe, që kisha për t’iu bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe më luti që të mos e bëja një gjë të tillë, sepse isha djalë hastreti, si dhe frikësohej se do të hiqnim keq. Unë isha këmbëngulës në qëllimin tim. Nëna ma dha bekimin për të shkuar në luftë. Sa shumë më habiti Blerina, vajza e agjës, e cila ju drejtua nënës sime duke i thënë, se edhe ata që kanë marrë pushkën në dorë janë bijtë e nënave.

Erdhi edhe momenti i nisjes. Ishte vështirë të përshëndetem me nënën. Agja më porositi që ta takoj djalin e tij Blerimin. U përshëndetëm me të gjithë. Morëm rrugën e gjatë e të rrezikshme. Isha krenar se edhe unë po bëja diçka për popullin tim të përvuajtur.

Komandanti kishte caktuar dy ushtarë të dilnin e të na merrnin. Kur u takuam me ta, gjatë rrugës na tregonin për betejat që kishin zhvilluar dhe pë vështirësitë që po ballafaqohej ushtria jonë. Ashtu tek bisedonim për luftën u ballafaquam me vështirësinë e parë. Ishim në rrezik. Pasi na kishin diktuar forcat armike, filluan të na gjuanin. Për fatë të mirë u strehuam në një përrua. Aty qëndruam afër dy orë, derisa pushuan të shtënat. Aty morrëm rrugën përpjetë. Arritëm në fshatin X. Ora kishte shënuar mesin e natës. U ofruam afër një shtëpie për të kërkuar strehim. Trokitëm në derë. U dëgjua një zë nga brenda, “Kush është”. I treguam se ishim vullnetarë, të ardhur nga qyteti dhe se kërkonim për atë natë strehim. I zoti i shtëpisë, na e hapi derën, dhe e pamë se e kishte shtëpinë të stërmbushur me gra e fëmijë të ikur. Ne shkuam në një shtëpi tjetër. Aty u takuam me të zotin e shtëpisë. Na tha se vetëm nëse pranonim që ta kalonim natën në plemen e tij. Ne këtë e pranuam me shumë dëshirë. Aty u vendosëm ndërsa i zoti i shtëpisë na solli ushqim dhe mbulojë.

Një shok timin nuk e marrte gjumi. Frikësohej se mos kishte mi në pleme. Ne talleshim me të duke i thënë, se shiko trimin dëshiron ta kap pushkën në dorë e po frigohet nga minjët.

Të nesërmen u nisëm drejt në shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me shpresë se do ti kapim pushkët, e të luftojmë për lirinë e këtij vendi. Thoja në vete, se kur do të vinte ajo ditë, kur do të betoheshim nën flamur. Arritëm edhe në shtab. Ishte një shkollë fillore. U takuam me dy ushtarë. Nga ata kërkuam që të takohemi me komandantin. Hymë brenda. Komandanti na priti në zyrën e tij. Na bëri pritje miqësore dhe na pyeti se në çfarë mënyre do të mund të na ndihmonte. Ne i treguam se ishim vullnetarë nga Vushtrria, të ardhur për t’ju bashkangjitur radhëve të ushtrisë sonë. Komandantit i erdhi shumë keq, pasi që nuk arriti të na e realizoj ëndrrën e madhe që e kishim, për arsyje se nuk kishte armë të mjaftueshme. E pyeta për Blerimin, pasi që më kishte porositur agja. Ai i pikëlluar, më tregoi se në një betejë të zhvilluar, Blerimi kishte rënë për lirinë e Kosovës. Aty u përshëndetëm me të, dhe u morëm vesh që të kthehemi në shtëpitë tona. Ashtu edhe u bë. Gjatë rrugës nuk patëm vështirësi të mëdha, ashtu siç patëm herën e parë. Kaluam orë të tëra, përderisa arritëm në shtëpitë tona. Aty u ndava nga shokët e mi.

Kur hyra brenda, të gjithë mbetën të shtangur, sepse të gjithë kishin menduar se nuk do të kthehemi. Aty u përqafova me të gjithë, dhe menjëherë filluan pytjet e shumta, sa që nuk dija se cilës t’i përgjigjem më parë. Ju tregova për të gjitha. Më së keqi e ndjeva veten kur agja më pyeti për Blerimin. T’ia them të vërtetën më vinte vështirë, po u nxora nga kjo situatë duke i thënë se kishte shkuar në një pjesë tjetër të Kosovës.

Pas një kohe, u bë marrëveshja në Kumanovë. Kështu me vështirësi e rreziqe të mëdha kaloi edhe një kohë e vështirë e kombit tim. Një ditë hynë në Kosovë trupat këmbësorike të NATO – s. Të gjithë u gëzuan pa masë. Të gjithë dolën në rrugë, për t’i pritur me duartrokitje, e duke ju dhuruar lule të shumta.

Familja e agjës, përgatitej për tu kthyer në shtëpinë e tyre në fshat. E kishim shumë vështirë që të ndahemi nga ta, pasi që ishim mësuar një kohë të gjatë së bashku. Por ata e kishin vendosur që të kthehen, duke mos pritur asnjë ditë më shumë. Agja thoshte, se nëse na e kanë djegur shtëpinë, themeli na ka mbetë, dhe do ta ndërtojmë edhe më të mirë, vetëm do Zoti që të kthehet i gjallë edhe Blerimi. I morën plaçkat e veta dhe shkuan. Unë sillesha herë këndej e herë andej, pasi që mundohesha t’i tregoja nënës, për vdekjen e Blerimit. Më në fund vendosa dhe i tregova. Të gjithë ne u mërzitëm shumë.

Shkova në shkollë. Ishte një gëzim i pa përshkrueshëm për të gjithë, u takova me të gjithë shokët dhe shoqet, si dhe me Liridonin. Hymë në klasë. Profesori nuk na mbajti edhe gjatë, pasi që ishte dita e parë e mësimit. Në fillim të orës mbajtëm një minutë heshtje në nderim për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës. Pastaj na tha:

- Nxënës, sot ju kemi ftuar që ta mbajmë një takim me juve. Jemi në kushte shumë të vështira, ju po e shihni edhe vetë. Duhet të mësoni, sidomos ju që jeni maturant, duhet të punojmë me vullnet dhe angazhim. Të gjitha pas lufte do të arrihen. Kemi punuar me vite të tëra, vetëm për këtë ditë, jemi krenar por edhe juve me siguri ju kanë dëmtuar shtëpitë; dikujt ndoshte i është vrarë ndonjë i afërm. Pra, mos ta zgjasim. Nesër do të filloi mësimi i rregullt.

I morëm disa informata rreth proçesit mësimorë dhe dolëm nga shkolla.

Unë isha në shkollën e mesme teknike, në drejtimin automekanik. Pasi që ne tani pas luftës ishim në kushte të vështira ekonomike, unë vendosa që të kërkoj punë. Shkova te një servis, i tregova pronarit për gjendjen time. Pronari më pranoi në punë, me orar të përgjysmuar, sepse unë isha edhe në shkollë. Duke parë se po turpërohesha pak ai më tha:

- Të gjithë në këtë kohë e kemi borgj që ti ndihmojmë njëri – tjetrit .

Unë u gëzova, dhe e falënderova shumë. Shkova në shtëpi. Nëna u mërzitej që kishim ngelur keq. Në atë moment, Artesa, motra ime ia kërkonte njëzet marka për të blerë diq, por unë i tregova që kisha gjetur punë. Ajo u gëzua shumë. Kështu filloi jeta e pas luftës.

Në shkollë i vazhdoja mësimet me sukses ashtu si dikur. Po ashtu edhe në punë përparoja çdo ditë e më shumë.

Dita e shkollës po afrohej, u bënë përgatitje të mëdha, për ta shënuar këtë ditë, në mënyrë sa më madhështore. Unë me disa shokë të mi dhe me një profesorë e organizuam një grup teatri, dhe filluam ta përgatisim një dramë me tematikë aktuale. Tani unë isha tejet i angazhuar si në shkollë, punë, e në përgatitjet e shfaqjes, sa që tërë ditën nuk isha në shtëpi. Në shfaqje përparonim shumë shpejt. Erdhi edhe dita e shfaqjes. Të gjithë ishim të përgatitur. Ajo që e pasuroj këtë program, ishte shfaqja jonë, dhe roli i Liridonit i cili e paraqiti ngjarjen identike të babait të vet, i cili kishte rënë për lirinë e Kosovës. Salla ishte e stërmbushur me profesor, nxënësa, dhe qytetar, dhe asnjë nga këta nuk mbeti pa derdhur lotë.

Të nesërmen, në një bised që kisha me nënën, i thashë se ja, që i bëmë të gjitha, dhe çdo gjë po na shkon mbarë. Edhe ajo ishte mjaft e kënaqur me punën time, dhe mjaft krenare që më kishte mua.

Unë me Liridonin i bëmë të gjitha përgatitjet për mbrëmjen e maturës. Mbrëmjen e maturës, e festuam në një hotel, atje kaluam shumë mirë, e shënonim natën e fundit të gjithë së bashku. Gjenerata jonë me profesorët tanë, kënduam, vallzuam, u argëtuam deri në orët e mëngjesit.

Pas një kohe familja ime dhe e agjës, së bashku, shkuam për ti bërë homazhe varrit të Blerimit, dhe dëshmorëve tjerë, së bashku me një zë:

- Lavdi dëshmorëve të kombit.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •