Arqile V. Gjata: Gratë e poetëve (IV)
| Sunday, 02.13.2011, 04:18 PM |  

Cikli i katërt

 

Nata e dhimbjes

 (Nëntor-Dhjetor-2008)

 

 

  Fjalët

 

Kur fjalët bëhen re të zeza

e vijnë me pickama

në dritaren e shpirtit,

ato bëhen gra të përdala…

 

* * *

Buzë rrugëve të mjera

nuk jam unë mendimi yt,

është poezia shëmbëlltyra

e fjalëve

ardhur nga thellësia e syrit

a nga një botë tjetër .

 

Athinë 8-11-2008

ora20 e 40 minuta

 

 

Poetë të harlisur

 

Poetë të harlisur brigjeve të fjalës,

dhëndurë të poezisë syshkruar,

mos ma vrisni buzëqeshjen e varrit të nënës!

Nga cepat e vargjeve rrëshqasin lotë dhe shpresë,

jo copëra litari për fjalën e lirë.

 

8-11-2008

ora-21 e 15 minuta

 

 

Pagjumësia

 

Midis rrugëve të fjalës

sonte çapitem në pagjumësi.

E nesërmja do jetë e gjatë,

e gjatë është vetvetja.

Unë jam një hije

mbështjell me grimca drite,

me ngjyrë,

me shi.

Era e vjeshtës rend drejt meje,

më lëkund nëpër terrin e përçmimit,

ngritur mbi gërma të zeza mallkimi

duke më çukitur mbi kokë

me sqepin e fjalëve.

 

8-11-2008

ora-21e 35 minuta

 

 

 E shkriva moshën

 

Ia shkriva moshën Poezisë

për sy e për gjinj.

S’dua ta afroj stinën e bardhë

dhe pafuqinë e plakut.

Të lumtur më bën

oxhaku im i dashurisë.

8-11-2008

ora 23 e 10 minuta

 

 

Skeletet e fjalës

 

Mërmërimat treten diku…

Por unë rrugëtoj mendueshëm mbi to.

Kaluar mbi skelete fjalësh

trokas nëpër dyerët e pyllit

t’më shtrohet sofra

të ushqej skeletet e fjalëve

dhe syrin e uritur të poezisë.

 

 

Ajo

 

Ajo vuan e lumturuar,

rënkon e përçmuar,

e pabindur,

e babëzitur,

nën thundrën e mendimit.

 

E tillë shpupurishet nëpër ajër...

 

E ngrata,

e mjera fjalë!

 

Athinë-9-11-2008

ora 4e30 minuta

 

 

Kokrra rëre

 

Kam në pëllëmbë të dorës kokrra rëre.

Me to luaj nëpër erën e vjeshtës.

I detyruar qëmtoj vështrimet e tyre,

ardhur diku nga buzë e detit.

Kokrra rëre të ndritshme,

të bardha rrëshqasin nëpër erë,

në pritje të një jete më të mirë.

16-Nëntor

2008-Athinë

 

 

Dëshira e kodrës

 

Kodra pak nga pak po jepte shpirt…

Dëshironte të bëhej lëndinë.

 

Atë kodër kur e kujtonte Ai,

mbushej me dëshpërim,

disa pika loti i rridhnin deri mbi buzë .

 

* * *

 

Shtëpitë flenë! Por,

askush s’guxon të hapë sytë

megjithëse dera është e çelur

të shohin lëndinën lakuriq…

rrethuar me fije bari .



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •