Arqile V. Gjata
| Sunday, 02.13.2011, 04:56 PM |  

Arqile V Gjata ka lindur më 24-6-1942 në qytetin e Vlorës-Shqipëri.

Aty mbaroj shkollën 7 vjeçare dhe shkollën e mesme(Gjimnazin ‘’Ali Demi’’)

Në vitet 1972-75 vazhdoj Institutin e lartë tre vjeçar në Shkodër për Gjuhë-Letërsi Shqipe.

Nga viti 1995 jeton dhe punon në Athinë familjarisht. Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon ngushtë me shtypin Shqiptarë në Athinë ku ka botuar shumë artikuj problemor për emigracionin, reportazhe, skica, poezi, tregime dhe mendime estetike.

Ka botuar këto libra:

-‘’Arvanitas me shumë emër’’Monografi për Aristidh Kolia në vitin 2000.

-‘’Kur trazohet jeta’’ vëllim poetik viti 2005.

-‘’Kurorë me ngjyra’’ vëllim poetik 2006

-‘Qyteti që kërkon muzikë’’ vëllim me tregime më 2007

-‘’Gratë e poetëve’’ vëllim me poezi  2009

-‘’Një ese për jetën’’ vëllim me ese dhe mendime kritike më 2010 Botuar nga Shtëpia Botuese ‘’LULU’’ në SH.B.A

-‘’ Jeta më vjen si poezi’’ vëllim me poezi botuar nga Shtëpia Botuese ‘’LULU’’ në SH.B.Amerikës Tetor 2010.

A.Gjata është bashkautor në disa Antologji dhe Revista Letrare si: Revista Letrare numër 38-të ‘’Mehr Lict’’, Në Antologjinë e studiuesit dhe kritikut F.Terziu ‘’Vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë Shqiptare’’, Në disa numra tek Revistën letrare ‘’Haemus’’si tregime, esse dhe poezi në Bukuresht, ‘’Pelegrini’’, ‘’Pegasi’’, ‘’Çelsi i shpirtit’’ në Rumanisht, ‘’Qiejt e shpirtit’’ si dhe bashkautor në Antologjinë’’EAGLE’S VOICES’’ në Anglisht. Në Revistën ‘’Obelisk’’ si dhe në gjuhën Ruse në shtypin e Athinës është prezantuar me cikle poetike dhe në shumë gazeta të ndryshme elektronike dhe jo elektronike në botën Shqiptare. etj. 

 

Vlerësime mbi Krijimtarinë Poetike të bëra nga kritikë dhe krijues 2009-2010

 

Tri veçori pikasen lehtë teksa lexon poezitë e A. Gjatës. Poezi që ndërtohen mes një itinerari  logjik të mendjes, gatesë elokuente të shpirtit dhe paraqitjes estetike...

Fatmir Terziu

 

Arqile Gjata është sot, sipas bindjes sime, modeli i rezervës poetike të pashprehur në vite, modeli i këmbënguljes për të pasuruar fjalën deri në bashkëjetesë artistike me detajin poetik, model i përpjekjes për të shpërthyer digën e moshës deri në daljen ku ndriçojnë format bashkëkohore të të shprehurit poetik.

Novruz Abilekaj

 

U ndjeva mirë kur Arqile Gjata më besoi të jemi syri i parë në përgatitjen e këtij vëllimi me poezi që “maten sup më sup„ me më të arrirat e ditëve të sotme.

U ndjeva mirë sepse kam qenë rreshtuar në skeptikët e poezive të para, kam paragjykuar daljen e tij me vonesë në mejdanin ku beteja artistike është më e mprehtë se në çdo fushë tjetër të artit.

Tashmë, duke parë ngjitjen e suksesshme vertikale të Gjatës, po e riformuloj hap pas hapi opinionin tim. Ardhja në dorë e tufës së poezive që do të përmblidhen në këtë vëllim ishte rasti më i përshtatshëm për këtë riformulim.

Krejtësisht e paprofetizuar prej meje dhe prej miqve rrotull nesh ky vertikalitet gjatë përjetimeve të fillimit, kur dukej sikur autori sapo filloi bëlbëzimet.

Arqile Gjata është sot, sipas bindjes sime, modeli i rezervës poetike të pashprehur në vite, modeli i këmbënguljes për të pasuruar fjalën deri në bashkëjetesë artistike me detajin poetik, model i përpjekjes për të shpërthyer digën e moshës deri në daljen ku ndriçojnë format bashkëkohore të të shprehurit poetik.

Nuk ndodh asnjë çudi sikur ta shohim nesër në majat më të larta, atje ku shpatojnë vetëtimat …

Novruz Abilekaj

 

Tredimesionaliteti i poezisë së A.Gjatës

... Me këto vargje:

” Të shikosh dëborën

dhe erën kaq afër nëpër fshat e t’i ledhatosh me duar cung”

Je në atë lartësi që prek Majat e Poezisë Shqiptare.

Gjata është një poet i fjalës së natyrshme. Një poet që meriton, respekt, përkushtim dhe impenjim për ta lexuar.

Ai është jo thjesht një zë poetik. ËSHTË një POET i MIRËFORMUAR.

Tri veçori pikasen lehtë teksa lexon poezitë e A. Gjatës. Poezi që ndërtohen mes një itinerari  logjik të mendjes, gatesë elokuente të shpirtit dhe paraqitjes estetike...

Gjata pa dyshim është një poet i mirëfilltë, një mjeshtër vargu, një prurës i këndshëm e merakli i fjalës së bukur artistike.

...Të tre veçoritë në poezinë e A.Gjatës, nuk janë rastësi, apo një krijimtari e ngjeshur dhe e rëndomtë, por një logjikë tredimensionale që duhet vënë në interes të vëmendjes kritike. Duhet respektuar si poezi me vlerat e saja në rritje.

 

Alush Avduli

 

Poezia e Arqilesë është si melodia e bukur që na vjen para natës së thellë. Poezia e tij - fllad përkëdhelës që shfleton ditarin e zemrës e cila trokon drejt artit

 

Fatime Kulli

 

“Të shikosh dëborën dhe erën kaq afër nëpër fshat e ti ledhatosh me duar cung në këto vise të veriut rrezikon të trembesh nga ulërima e egërsirave që si muzikë pop bredhërijnë nëpër fshat.”

Mjafton të analizosh këto vargje dhe gjen të gjithë elementët e një poezie të mirë, e një poezie metaforike e filozofike.

22-12-2009

 

Iliriana Sulkuqi

 

Librin tuaj (të A. Gjatës) e lexova me një frymë... shumë nga poezitë i kisha lexuar ... dhe më kishin lënë mbresa për gjetjet dhe stilin tuaj të veçantë ... Kam hedhur diçka në letër që e kam titulluar “Ah, sikur të isha gruaja e poetit ...!

 

Koço Mërtiri (Kosta)

 

... në qoftë se në poezi ka Ben Xhohsi e Karl Luis, Arqile Gjata në mes të rrugës realizon një sprint të fuqishëm, iu afrohet atyre që udhëheqin garën.

28 Mars 2010

 

Luan Xhuli

 

...”Dikush, e ngriti në krah deri te frymëmarrja që i përgjigjej peshës së tij të lodhur...”

Një poetizim sa metaforik, aq meditativ dhe filozofik... një frymëmarrje. Poeti, që di të zgjedh ozonin poetik mes atmosferës krijuese.

... Arqilea, di të magazinojë të tilla frymëzime!

27-12-2009

 

Odise Goro

 

A. Gjata ndihet poet i ditëve të sotme dhe si i tillë, ai nuk pranon të mbetet në kohërat e shkuara poetike. Veten e mbanë rob të ndryshimeve të vazhdueshme...

Gazeta “Tribuna” Janar 2010

 

Raimonda Moisiu

 

Te poezia “Gratë e poetëve ... poeti Gjata ka dhënë gjithë esencën e një krijimi, i cili përmban në brendësi cilësinë e të gjitha krahasimeve dhe shoqërimet, që krijojnë botën e poetëve, që sjellin frymëzimet e tyre

Shtator 2009 (Fjala e Lirë)

 

Roland Gjoza

 

I uroj sukses të mëtejshme mikut tonë (Arqile Gjatës) për poezitë e veçanta që shkruan, për atë vështrim metaforik të botës, për  vështrimet meditativo-lirike me një ngjyrim të spikatur ....

 

Spiro Xhavara

 

... në krijimtarinë e Arqile Gjatës impulsivi i talentit pas akumulimit të gjatë ndër vite është i dukshëm.

... ka një këndvështrim të vetin në ambientin krijues apo vizual që e rrethon.

02-04-2010

 

Thanas Boçi

 

Vëllimi poetik”Gratë e poetëve” i Arqile Gjatës përshkohet nga metafora e kujtesës që konverton në një entusiazëm tepër rinor e romantik që burojnë nga dallgët e shpirtit dhe bjerrin fuqinë e tyre deri sa shuhen ngadalë-ngadalë

si puhiza të lehta.

Dhjetor 2009 “Fjala e Lirë”

 

Thodhori Baba

 

Autori (A. Gjata) di të përdorë figuracionin letrar. Ai di njëkohësisht të gërshetoj vargun metrik, me atë të lirë, apo ta thyej pa humbur muzikalitetin...

Gazeta “Tribuna” 26 Shtator 2008

 

Vullnet Mato

 

... Në vargjet e tu ndjenjat pleksen bukur me element të natyrës dhe detaje të gjetura me kujdes, të cilat shprehin nëntekstin e tyre në harmoni me fjalën e fuqishme poetike

... Je një poet i pjekur, që e kërkon të bukurën gjithandej dhe e stolis mirë brenda vargjeve.

13-3-2010



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •