Porti i loteve
| Tuesday, 01.09.2007, 06:47 PM |  

Edhe ata që nuk qanin, kapërdinin lotët. Atyre që ulërinin, nuk i dëgjohej më zëri. As dallgët e detit nuk dëgjoheshin. Dhe motori i anijes së fundit nuk u dëgjua. Dhimbja kishte shurdhuar çdo gjë. Sikur njeriu të mos kishte sy! Sa mirë do të qe! Asnjë në atë qytet të lashtë, as të vdekurt brez pas brezi, s’kishin parë një ngarkesë të tillë njerëzore. Dhe direku i anijes ishte mbushur me njerëz! Anija dikej sikur po mbytej. Emri i saj “Jeronim De Rada” i shkruar me shkronja të bardha, ishte zhutyr nën ujë. Sigurisht, ata që kishin hipur nuk e kishin menduar mbytjen.
Anija dhogë e zezë arkivoli, kurse deti i gjerë e i pafund, varr i madh. Asgjë nuk dëgjohej. Dhembja e madhe kishte shurdhuar gjithçka. Po barba Koçua, kapiteni i anijes, pse nuk i ra sirenës si çdo mëngjes kur nisej për peshkim? Pse pra nuk i ra sirenës sot? Nuk e shikonte ai se shkronjat e bardha po mbyteshin? Një krismë pushke çau ajrin. Një breshëri automatiku elektrizoi zemrat. Sheshi i molit u patsrua me luftë. Dhe njerëzit u ndanë përgjysmë: ca në det me “De Radën” e ca në tokë, te kulla e Mujo Ulqinakut. E nuk u besonin syve derisa anija u tret. U tret apo u fik? Shpëtoi apo u mbyt?
Deti s’është si varreza ku mbahet një minutë zi. Në të sundon heshtja e gjatë. Hesht me orë të tëra fare i qetë, i zbrazët, i braktisur. Bosh, fare bosh. Po pulëbardhat ç’u bënë? Apo u trembën nga vështrimet e syve bosh të njerëzve këtej gardhit? Një krismë çau ajrin. Nuk ishte krismë pushke, ishte një piskamë e gëzuar nëne, e cila shikoi e para atje tej, në kufi të qiellit e të detit një njollë të zezë.
- Atje, atje! Unë e pashë. Ma panë sytë. Sytë e panë! – filloi të thërriste ajo. Mijëra e mijëra sy mbërthyen detin. Zbrazëtira iku nga sytë e tyre. Në det lëkundej lehtë një dhogë e zezë. Sesi lëkundëj! Dhoga u bë djep. Dhe djepit iu bë një direk. Djepi zmadhohej si në përrallën e detit. U bë i madh sa një qivur, pastaj sa një magje e madhe. Pastaj… u bë anije.
- De Rada, po vjen De Rada e barba Koços!
Anija po vinte përballë e pas pak filloi të dukej gjithçka. Dhe shkronjat e bardha nisën të duken. Buzët e njerëzve lëviznin si buzët e fëmijëve të çerdheve që sapo kani nisiur të mësojnë shkronjat e para të ndara në rrokje. Je-ro-nim-De-Ra-da! Anija se si hyri në mol. Dëgjohej vetëm zhurma e motorit. Goditjet nuk ishin ritmike. Dhe tymi se si ishte, se si dilte, sikjur po jepte shpirt. Mos vallë anija nuk kishte më fuqi btë bënte dhe ato njëzet a tridhjetë metrat e fundit? Mos vallë Jeronim De Rada plak erdhi deri aty vetëm i shtyrë nga forca e mallit për brengën e tij? Motori bëri dhe dy-tre rrahjet të çrregullta, si një zemër e plakur, e sëmurë. Shtëllunga e fundit e tymit doli e bardhë, si re, si frymë shpirti. Dallgëza e fundit e ujit, e shtyrë nga anija, sa puqi tokën u shua. O Zot! Në qoftë se ka Zot! Gardhi u shthur se edhe ushtarët e policat bij nënash janë. të gjithë u sulën, sepse secilit i kishte ikur gjysma e vetes detit, përtej ëndrrës, brenda dhimbjes. Të gjithë u futën në det si të ishte dita e Shën Mërisë së Gushtit, ndonëse ishte mars, përsendia e luiftës. Dhe të gjithë shtangën sa mbërritën në anije. O Zot! Në qoftë se ka Zot! Ç’të shohin? Asnjë frymë njeriu. Asgjë e gjallë. Kuverta heshtte si të ishte një copë shkretëtirë. Timoni ishte i lidhur for me litarin në kursin e portit të lashtë të Durrësit. Dhe sasia e karburantit ishte llogaritur që anija bosh të jepte shpirt aty buzë bregut, pranë vargjeve:
Arbëria që prapa detit na kujton,
se ne të huaj jemi në këtë dhé.
O, sa vjet kaluan e zemra s’e harron,
se për turkun (e për disa) mbetëm pa mëmëdhe.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •