Jusuf Bislimi
| Friday, 02.25.2011, 09:20 PM |  

Më 20 shkurt 2011, doli nga shtypi libri me vjersha për fëmijë “Kush e zgjon ditën” je autorit Jusuf Bislimi. Librit i prinë një parathënie  e shkurtër  e shkruar anga redaktori i librit Hysen KËQIKU

 

Jusuf Bislimi u lind  më 10. 05. 1949 në fshatin Bukovik, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore katër klasëshe  i kreu në vendlindje, ndërsa katër klasët e tjera i vazhdoi në fshatin Pogragjë. Shkollën e meme – gjimnazin në Gjilan ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Fizikë – Kimi në Mitrovicë.

Ka punuar 12 vjet në procesin mësimor dhe gjatë kësaj kohe pa shkëputje nga puna  ka vazhduar studimet në Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë, në Universitetin e Prishtinës.

Ka punuar në shkollat fillore në Bukovik, Uglar, Malishevë, Pogragjë dhe në Qendrën Teknike në Gjilan.

Gjatë viteve 1982 - 1990 ka punuar në Televizionin e Prishtinës në Programin Informativo- Politik. Pas përzënies me dhunë nga regjimi okupues serb, nga TV i Prishtinës është marrë me punëdore – dekorative  për sigurimin e ekzistencës.

Me shkrime ka filluar të merret që nga viti 1975.  Shkruan kryesisht për fëmijë.

Libri “Kush e zgjon ditën” është vepra e pare e këtij autori.

Jusuf  Bislimi jeton dhe vepron në Gjilan.

 

JUSUF BISLIMI

 

KUSH E ZGJON DITËN

 

Poezi për fëmijë

 

Nga Hysen Këqiku

 

Të dashur lexues,

 

Në afërsi të pranverës të vitit 2011 do ta keni në dorë këtë libër e cila është  dhuratë e ëmbël për shijen tuaj  të leximit. Lindja, pjekuria dhe sublimimi  i saj e kanë bërë një ecje graduale deri në finalizimin e saj në një shtëpi të përbashkët që quhet përmbledhje vjershash.

Ky libër quhet “Kush e zgjon ditën” autori i saj është Jusuf Bislimi,  një njeri, një mik i dashur i fëmijëve,  një pedagog, i cili  një kohë të gjatë punoi, jetoi dhe luajti bashkë me fëmijët me të cilët punoi, me të cilët jetoi dhe me të cilët hulumtoi për ta gjetur të  bukurën që fshihet në gëzimin e fëmijut, në fantazinë e tij dhe në ecjen drejë një rrite të mbarë dhe të veshur me petkun e mirësisë së padjallëzuar.

Vjershat e këtij vëllimi, kanë qenë të botuara nëpër revistat e ndryshme që para dhjetëra vjetësh dilnin në gjuhën shqipe në Kosovë e në Maqedoni. Ato janë ruajtur në revistat që aq me ëndje i ka lexuar autori i librit bashkë me fëmijët  nëpër shkolla gjithandej trojeve tona  shqipfolëse

“Pionieri” e vetmja revistë  letrare për fëmijë në Kosovë, bashkë me “Fatosin” dhe “Gëzimin” që dilnin në shkup sikur u patën miqësuar me vjershat e Jusufit sepse faqet e tyre begatoheshin duke u bërë të kërkuara  dhe shumë të dashura për lexuesit.

“Pionieri” ende vazhdon të jetojë me shpirtin e pastër dhe dëshirat më shpirtërore të fëmijëve, në Prishtinë dhe si e tillë rrezaton në mbarë Republikën e Kosovës duke u shfletuar nga duart e filloristëve e duke u rritur me kujdesin e shkrimeve më  të zgjedhura të shkrimtarëve për fëmijë dhe të vetë fëmijëve.

Dalja në dritë e librit  “Kush e zogjon ditën”u begatua edhe nga vjershat e botuara në revistën “Shëndeti”, “BAT”, “Gazeta e pionierëve”, nga ato në  faqet e shtojcës së “Rilindjes” – “Rilindja për fëmijë” si dhe nga shtojca e “Flakës së vëllazërimit”që dilte në Shkup me titull “Shkollari”.

Të dashur lexues, në vjershat e këtij vëllimi do ta gjeni  vargun që del nga shpirti krijues i  autorit. Varg shumë i sinqertë e që autorit i  është dukur se shumë pak ka thënë për fëmijët, sepse fëmijët  sipas autorit, meritojnë më shumë diçka më të bukur, diçka më të sinqertë, diçka që e kënaqë fëmijun. Ai si  i till, si një njeri  që rregullisht hulumton, me dëshirë që ta gjejë vargun  që vërtetë komunikon me shpirtin e lexuesit të sinqertë, shkruan dhe në  planin e tij krijues, ka të shkruara edhe vepra të tjera. Ato një ditë do ta shofin  dritën e botimit.

Përmbledhja për fëmijë “Kush e zgjon ditën” e cila ka përgjegje, ndoshta dielli, ose perëndimi i hënës, ose cicërima e bilbilit në degët e shelgut pranë burimit, përgjatë rrjedhës së lumit, ose në qeshuriçkat e fëmijëve, në rritën e zgjimit e të  gëzimit.....

Tek e fundit, ju, të nderuar lexues, kënaquni  me vjershat që autori i ka shkruar para 30 e 40 vjetësh dhe me siguri në një të afërme jo të lartgët do t’i lexoni vjershat që autori i ka nëpër duar.

E pra lexim të këndëshëm...



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •