JUSUF BISLIMI
Vendlindjes i trokas në derë
TË DUA
Të dua KOSOVË
Si fëmija nënën ,
Si dita diellin
Si nata hënën
Të dua KOSOVË
Si peshkun ujin
Si pranvera gjelbërimin
Si njeriu lirinë.
Të dua KOSOVË
Të dua…
FSHATI IM
Buzë një lumi
në lëndinë,
qendron krenar
fshati im.
Makinat varg
n’rrugë të asfaltuar,
kemi ambulancë
dhe shkollë t’modernizuar.
Në tokën pjellore
traktori gjërmon,
nxënësi në shkollë
për çdo gjë mëson.
Shih , sa t’mira
në fund pa pikë,
do ta ndërtojmë
edhe një fabrikë.
TRENI PA ORAR
Një vagon, dy vagona…
Pesëmbëdhjetë…
Në shpinë bartin
Tridhjetë vetë.
Disa udhëtarë nga Prishtina,
disa nga Kaçaniku ,
Ferizaji e Prizreni ,
nga Gjakova e Bukoviku.
Kur udhëtarët bëhen gadi,
Kuptohen pa telefon,
Dhe atëherë timonieri
Frerin vrik e lëshon.
Fiu , fiu, shkon treni ,
Ndonëse fare s’ka binar
Bart njëmijë e ca dëshira
Treni i vogël pa orar.
Tren i mirë, pa lëndë djegëse,
Porse ka dhe një të metë:
Kur s’ka borë në fusha e male,
s’ecën dot as tatpjetë.
ZOGJTË
Sot
Zogjtë
Nuk pushojnë në tela,
Të shtyllave elektrike
As mbi qatitë e kuqe.
Sot
Zogjtë ,
Kur kemi të mbrrime,
Të mëdha teknike
Simpatizojnë
Antenat televizive.
ÇARÇAFI I BARDHË
Çarçafi i bardhë
çdo kënd zbardhoi,
çarçafin e verdhe ,
ky e zëvendësoi .
Me plot gëzim
dalim në shpatia
rrëshqasin si shigjeta
me saj e skija.
Laraskat këndojnë
unë në shkollë shkoj,
ngricën e acarin
unë i përballoj.
BUJKU
Kur këndon gjeli
bujku është zgjuar,
ka rregulluar pllugun
n’arë ka shkuar.
E filloi punën
me plot gëzim,
sikurse dielli
kur
Hedh farë gruri
pushon nën bli,
gruri do të rritet
-bëhet si flori…
BARIU
Bariu korieve
delet kur i lëshon,
këngët më të bukura
me fyell i këndon.
Delet shpatijeve
atij i blegrojnë,
qengjat e bukur
gëzimin e shtojnë.
Bariu në tëbane
ka kompjuterin e vet
komunikon edhe me telefon
me çdo qytet.
TRIDHJETË E DY…
Në petalet
e një tulipani
pushojnë:
Tridhjetë e dy flutura ,
Tridhjetë e dy flutura ,
lara , lara
të bukura .
Me një zgjoje
jetojmë t’bashkuara ,
tridhjetë e dy bletë ,
tridhjetë e dy bletë –
nektar thithim
nga shumë lule
nga shumë fletë.
Në një degë molle
me plot yje
tridhjetë e dy bilbila,
tridhjetë e dy bilbila –
bukur këndojnë
dirigjentin e vet
ata e dëgjojnë .
Në lagjën time
tridhjetë e dy vëllezër
tridhjetë e dy motra ,
çdo mëngjes
hapat nxitojnë
hyjnë në klasë
dhe të gjithë mësojnë.
NË PRANVERË
Në çdo skutë
bora është shkri,
natyra ka veshur
petkun e ri.
“Mirë se erdhe
e bukur pranverë”,
fëmijët këndojnë
të gezuar si përherë .
Në ajër të pastër
dalin në sheti ,
në fole dallëndyshja
është kthye përsëri.
Bujku hedh farën ,
kënga ushton .
derdh djersën e tij ,
pa ndërpre punon.
Lulet ngjatjetojnë,
kudo zbukurojnë,
nëpër koshere bletët
mjaltin e mjaltoj
EJA DALLËNDYSHE
Eja dallëndyshe
eja bashkë me erën,
nga jugu i nxehtë
na e sjell pranverën.
Eja dallëndyshe
n’kopshtin tim për të kënduar
në vend të çerdhes së vjetër
të re të kam ndërtuar.
GJESTI I LORIKUT
Një ditë Loriku
N’rrugë duke ecur,
Nje tubë t’hollash
I kishte gjetur.
Me të shpejt
Ai vrapoi
Në polici
I dorëzoi.
S’vonoi pak
pronari u gjet
Falemderoi Lorikun
I uroui shëndet.
AXHA TAL NË SPITAL
Një ditë axha Tal
shumë u dobësua ,
shkoi në spital
për t’u shërua.
Nga analizat që u bënë
Mirë u konstatua:
Mushkritë t’ mjerit
I ishin dëmtuar.
Cigaret e shuma
Ato ia kishin nxi ,
E pas sherimit
I tha mjeku :
Duhani s’është për ty
Këshillën që i dha mjeku
e mori me seriozitet,
-Prej asaj kohe xha Tali
ndihet mirë me shëndet.
Ç’
Ç’
Ç’po këndon
me sharki
një dallëndyshe
në qershi.
-Kujt i këndon?
Ç’po këndon
më një degë të hollë
një strincë
oj Violë.
-Kujt i këndon?
Ç’po këndon
me violinë
një harabel
në Prishtinë.
-Kujt i këndon?
Ç’po këndon
me çifteli një gushkuq
në bli.
kujt i këndonë?
Ç’po këndon
me flautë –
një pikth ,
moj Teutë
-Kujt i këndon?
A s’është mrekulli
Ta shkruash një poezi!?
SA GËZIM
Sa gëzim për të shikuar
Diellin në mëngjes duke aguar ,
Fëmijët si rriten të vëllazëruar ,
Ngjyrat e ylberit duke ndriçuar ,
Hënën në mbrëmje duke perënduar ,
Buzëqeshjet e njerëzve duke punuar,
Xehëtarin në galeri duke shkuar
Bujkun në arë duke lavruar ,
Nxënësin në shkollë duke mësuar ,
Fshatrat tona duke përparuar ,
Tymtarët n’fabrika duke tymuar
Rrokaqiejt drejt qiellit duke u lartësuar,
Atdheun tonë duke e lulëzuar ,
sa gëzim,
sa gëzim
AXHA UKË ME LAHUTË
Axha Ukë
Plak i botës,
E mban plisin
Në maje t’kokës.
Pantollone të bardha
Me fije t’zeza,
S’janë nga bezi ,
-Një ylber
Me shumë ngjyra,
Mbështjell për brezi.
Me një hark n’dorë
Ulet këmbëkryq
Axha Ukë ,
Disa fije – bishtkali,
I përkdhel ngadalë
Në lahutë…
Shumë bilbila
Përskaj veti
Ai tubon,
Dhe çdonjërit
Nga një faqe
Të historisë
I shpjegon ...
BUKËPJEKËSI
Bukëpjekës magjik
Një bukë të madhe
Kisha gatuar
Bukë e cila do t’i mbikalojë
Të gjitha vargmalet e botës
Bukë e madhe e madhe
Sa të ngjitej gjer në yje.
Buka ime e bardhë
E butë, koreartë, e nxehtë
Do t’i tërheqë
Të gjithë njerëzit e botës
Dhe s’do të ketë njeri
Në rruzullin tokësor
Të uritur.
Ç’thoni ju miq?
A do të shkruanin gazetat
Në faqet e para
Me shkronja të arta!?...
HARMONIKA IME
Kam një harmonikë
Vetëm dy dhëmbë
I ka në gojë ;
Unë i bie asaj ,
Ajo më dhuron
Melodi e lojë.
Harmonika ime :
Ti - tiri - li
Ti - tiri - li
Dhe në zemrën time
Nuk le mërzi.
Në lagjen tonë
Jam harmonikist i madh,
Mua sot më njohin
Edhe zogjtë n’livadhë.