Jusuf Bislimi: Kush e zgjon ditën (II)
| Friday, 02.25.2011, 08:18 PM |  

JUSUF BISLIMI

 

KUSH E ZGJON DITËN

 

 

DËSHIRAT E MIA

 

Dua të bëhem pilot

të shëtis lartë mbi botë.

Dua të bëhem marinar

të lundroj në det e oqean.

Dua të bëhem gjeolog

të di çka ndodh thellë në tokë.

Dua të bëhem mjek

të shëroj fëmijë e pleq.

Dua të bëhem arsimtar

t’i edukoj nxënësit mbarë.

Dua të bëhem poet

të këndoj edhe për fëmijët në djep.

Dua të shkoj çdo ditë në shkollë

të jem nxënës shembullor.

Miza

 

Pranë një kënete

një mizë në gajde fryn :

zum , zum!

Bretkocën e zgjon:

zum , zum!

Ajo  gëzueshëm rrotullohet

fluturimi i ngushtohet:

zum , zum!

Bretkoca mizën e përcjellë

se si posht e lartë bredhë :

zum , zum!

Bretkoca hapi gojën,

bum

dhe këngën e mizës :

zum…

 

PILOTI I VOGËL

 

Bërr e vërr ,

vërr e bërr,

Arbeni shumë punë ka sot

mos e ngucni, ju lutem ,

Arbeni sot  është pilot….

bërr e vërr

vërr e bërr

 

NGROHTËSI NË SHPIRTIN TIM

 

NËNA IME

 

Dielli pa lëshuar rrezet e arta

Në majë të malit të Blisë

Nëna ime zgjohet nga gjumi

Si flutur bënë punët e shtëpisë.

 

Kur vëllai im në djep qesh

Gëzimi fytyrën asj ia vesh.

 

Pasi mëngjesin e sjell

Babin për në uzinë

Mua për në shkollë

Ajo më përcjellë.

 

Kur marr pesëshe asaj i tregoj

Në fytyrën e saj gëzimin shikoj.

 

GËZIMIN IA SHTOJ

 

Nëna ime është lule në rremb ,

Nëna ime është zog në gemb.

Unë atë e dua shumë

Kur më këndon , më vë në gjumë.

 

Nëna ime është flutur me lara

Për në shkollë më përcjellë ,

Unë kur kthehem e lajmëroj

Gëzimin asaj ia shtoj

 

Nëna ime është hënë

Për të punuar s’priton

Ku kam kohë të lirë

Edhe unë i ndihmoj.

 

SI AJO NUK KA

 

Nëna ime

Me duar t’holla,

M’i lanë rrobat

Bardhë si bora.

 

Nuk janë t’reja

Por të pastërta,

Kur i veshi

Më duken t’arta.

 

Nëna ime e dashur

Punon pa pra,

-Si ajo e zoja

Askund në botë nuk ka.

 

NUK KA NËNË TË KEQE

 

Nëna ime është më e mira

edhe nëna yte është më e mira

edhe nëna e tij është më e mira

edhe  nëna e saj është më e mira

 

Nëna ime është më e mira

se është shpirti im

edhe nëna yte është më e mira

se është shpirti yt

edhe nëna e tij është më e mira

sepse është shpirti i tij

edhe nëna e saj është më e mira

 

Unë shëtita tërë botën

dhe fitova shumë vese

askund nuk munda të gjej

asnjë  nënë të keqe

Të gjitha janë të mira ,

të gjitha janë të mira.

 

BABAI  IM

 

Babai im

Është njeri i  rrallë

Diellin rrezeargjend

Ai e bart në ballë.

 

Në ballin e tij

Uji të përvlon

Është  i gjithëfuqishëm

Tokën me  dritë praron.

 

Kur hynë thellë në tokë

Ai nuk mbetet në terr,

Dielli në ballë i bënë dritë

Se ai ari nxerr.

 

Tren i mirë , pa lëndë djegëse ,

Përse ka dhe një të metë :

Kur s’ka borë në fusha e male ,

s’ecën dot as tatpjetë.

 

 

VËLLAU IM

 

Vllau im Leo

në klasë të tretë,

dëtyrat i bën vetë

dhe fle në orën tetë.

 

Zgjohet heret

në mëngjes,

lan syt dhe trupin

gjer në brez.

 

Mësuesja Leon

shumë e don

në fund të vitit

libra i dhuron.

 

GABIMI I MEGIT

 

Megi sot

ka gabuar pak

nga vitrina ka nxjerrë

një libër të vjetër

dhe ia ka këptur

të gjitha fletët.

 

Pastaj me të

i kemi mbledhë

për ngadalë

i kemi radhitur

me ngjitës

prapë i kemi ngjitur.

 

-Sot ajo

është betuar:

-çdo libër

flet-flet,

shok ta ketë

për jetë.…

 

ZILJA E SHKOLLËS E PRARUAR

 

RRUGËT LULËZOJNË

Çdo ditë

kur bie shi

në shkollën time,

njëmijë nxënës

dhe njëmijë ombrella vijnë.

 

Derisa

nëpër klasa,

shkruajmë, lexojmë

vizatojmë,

ombrellat të qeta

në korridor

pushojnë.

 

E kur bie zilja

dhe mësimet mbarojnë,

njëmijë ngjyra të obrellave

rrugët lulëzojnë.

 

 

SHOKU IM

 

Shoku im Arbeni

vjen heret në shkollë

një gjë e çuditshme

njëherë i ka ndodh’.

 

Duke luajtur top

krejt ishte habitur,

mësimin e fundit

se kishte pregaditur.

 

Të nesërmen mësuesi

mësimin e kontrolloi,

dhe Arbenit njëshin

në ditar ia shënoi.

 

Menjëherë Arbeni

kuptoi gabimin,

dhe me të shpejtë

iu rrek mësimit.

 

Të nesërmen mësuesi

mësuesi e kontrolloi,

dhe Arbenit pesën

n’ditar ia shënoi.

 

SHOQET E MIRA

 

Afërdita dhe Merita

Mbushën nga shtatë pranvera

Në shkollë shkojnë me gëzim ,

Duke qeshur si dy ylbera .

 

Tani shkolla është më e bukur

Se ka edhe dy trandafillë ,

si zogëza e si flutura

Mësojmë e punojmë pa hile.

 

Edhe lagja jonë e re

Tani është krenare

Se ka dy qupëza të mira ,

Se ka edhe dy abetare.

 

ZILET CIGËROJNË

 

Sot në shkolla

zilet cingërojnë,

dhe nga gjumi

shkollat i zgjojnë.

 

Fytyrëqeshur

shkolla prêt,

edhe bilbilat

  i kan mbushur

nga shtatë vjet.

 

Në qafë të nënës

shumë përqafime

“Udhë e mbarë

shpirti im

suksese në mësime.”

 

DITA E PARË NË SHKOLLË

 

Ditën e parë

axha Ramë

gishtin e vuri

në sustë

xërrrrrr zilja

shkollën time

e zgjoi nga gjumi .

 

Mësuesi Balë

më ngadalë

së pari rreshtoi

pëllumbat

e klasës së parë.

 

Dyert u hapën

në çdo anë

shkolla qesh

për çudi

me pastërti.,

 

Shkolla ime

sot është krenare

ka të drejtë

ka shumë çanta

të reja

dhe abetare.

 

Të gjithë nxënësit

së bashku

jemi betuar

mësues e prindër

për t’i nderuar.

 

TË FILLOJMË MBARË

 

Disa buzë liqeni,

disa buzë lumi,

disa në bregdet,

fituan shëndet.

 

Disa në fusha

disa në male,

disa në shtëpi

Kemi hedhur valle.

 

Kështu të gjithë

Jemi freskuar,

dhe me forca të reja

jemi pasuruar.

 

Zilja e shkollës

si zog mali

cimilim – cimilim,

e zgjoi shkollën

dhe na thirri

në mësim.

 

Prej sot

do të fillojmë mbarë

t’i rreshtojmë pesëshet

nëpër ditar.

 

MIKU IM

 

Në tavolinë ,

në shtrat,

në fushë,

në shkollë vijmë

me mikun tim

dorë për dore

përherë rrijmë.

 

Ai më tregon

përralla ,

tregime,

poezi ,

dhe,

unë pa të

s’mund të rri.

 

Ka këmishë të bardhë

me pika të zeza

trupin ia hijeshojnë,

për mua është shembull

më bënë të ditur

dhe për jetë

gjithmonë të pregatitur.

 

Miku im

ska gojë t’më fletë ,

ky është libri

me qindra fletë.

 

UNË DHE TI

 

Jemi dy shokë

kurrë nuk ndahemi,

me askend

nuk përlahemi.

 

Për çdo ditë

në shkollë shkojmë,

prindër e mësues

i dëgjojmë.

 

 

KUR ZGJOHET DITA

 

KUSH E ZGJON DITËN ?

 

-Kush e zgjon ditën ?

-Bukëpjekësi në furrë,

natën shumë bukë pjek.

Nuk len të uritur

as një zog në qytet.

 

-Kush e zgjon ditën ?

-Nëna ime, oborrin fshin

dhe pregatitë mëngjësin

me vezë zogze n’tlynë.

 

-Kush e zgjon ditën?

-Nxënësi për në shkollë

çdo ditë vijon,

Me zogjtë e mëngjesit

fluturon e fluturon

 

-Kush e zgjon ditën?

-Bariu në t’bane

Me blegërima të reja

Kos e djath në tpi

I këmdshëm për ta pi’.

 

-Kush e zgjon ditën?

-Punëtori në fabrike,

qe punon pa  u ndalë

Kur kthehet në shtëpi

përkdhelje fëmiut i falë.

 

Kush e zgjon ditën ?

Këta të gjithë së bashku

që herët janë quar

njëherit dhe ditën

të gjithë e kanë zgjuar.

 

KUR ZGJOHET DITA

Kur zgjohet dita?

Prej kodrave të larta dielli del

Bardhyli i tregon Shpresës

dhe i hudhi rrezet për t’i larë

në pikat e vesës.

 

Kur zgjohet dita?

nga fusha e gjerë

ngadalë vjen puhia

që përkdheljet i lëshon

në shuplakat e mia.

 

Kur zgjohet dita?

Të gjithë prindërit i gëzon

se fëmiu i tyre

në shkollë me mësuesin

njohuritë  i zgjeron.

 

Kur zgjohet dita?

zgjohen zogjtë

zgjohen njerëzia

fillon , kënga , mësimi , puna-

fillon lumturia.

 

DIELLI I MESDITËS

 

Drelaj,

6 NËNTOR , 1983

dasmë që s’mbahet mend.

Fushat, shpatijet

plot krushq,

Jehuan shkrepat

me violinë  e sharki ,

me fyell e çifteli ,

hidhej vallja ,

gëzohej jeta

në bjeshkët  e Nemuna.

Atë ditë

Dielli lindi në mesditë

nëpër tela rryma elektrike

hyri në çdo dhomë ,

të trembëdhjetë katundave.

 

SHKUMA E SAPUNIT

 

Ra ora shtatë

dhe Lindritin e zgjoi,

largoi çuni perden

dhe kopshtin shikoi.

 

Por për disa çaste

Lindriti mbet i hutuar ,

kur pa natyrën me shkumë

të sapunit të mbuluar…

 

Kah mesdita dielli

përsëri rrezoi

faqet me sapun

natyra i pastroi.

 

 

LETRA MË E GËZUAR

 

Babai sot

letër më ka shkruar ,

më tepër se të tjerat

kjo më ka gëzuar.

 

Mjaft në Gjermani

bir unë punova

as rritën tënde

mirë s’e shijova.

 

Për atdheun tonë

jam duke kënduar ,

tash do të kthehem unë

atje për të punuar.

 

Ditën kur do të arrijë babai

të gjithë zogjtë do të këndojnë,

ndërsa unë dhe ai

Bashkë do të vallëzojmë.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •  
  •